SËRISH NË VLORË
Nga Luan Çipi
Erdhëm prapë në Vlorë, të gëzojmë beharin,
Bukë e kripë e zemër të shijojmë tokë,
I çmoj vlonjatët: të fundit, të parin
Ata janë krenar dhe pse gjendja trokë.
-Jam lab nga rrënja, thotë një i kuçiot,
-Unë e bëra luftën, jam birr i tërbaç,
Të mos ishim na, ju s’ia dilnit dot,
Do të ishit shuar, me kuç e me maç!
Relaks në Vranisht, Bolenë, Kallarat
Te Kullësi i Bregut, Pilur e Qeparo,
Gjorm dhe Kocul, në Vajzë e në Brat,
Himarë, Dhërmi, Palas e Vuno.
Thellë nga lartësitë gurgullon Shushica,
Kalon qetë e vrullshëm, laget Drashovica,
Mbi kodra e male, kulmon Gumenica
Rrëshqet “Lumi i Vlorës”, kënaqet Babica.
Më tej: Sevasteri, Gorishti, Armeni,
Për karshi e pranë: Velça, Vajza, Ploça,
Topalltinë pjellore, aty do ta gjeni,
Fushat e pafundme, Myzeqesë i poqa.
Kudo që të shkosh, do përfillesh gjatë,
Në një qoshk të ulin, të nderojnë si “mik”,
Njësoj: në Tragjas, Radhim’ e Dukat,
Po dhe lart e larg, Ramicë e Vërmik.
Dhe pse pjesë të ndara, në mini bashki,
Vlora jonë unike, kurrë nuk dëshpërohet:
Kudhës, Kurvelesh, Himarë, Topallti,
. Labërisht këndohet, flitet dhe jetohet! Vlorë, më 25 Korrik
Comments
-----