Pritje në Selinë e Konsullatës së Kosovës

Nga Dia Saraçi

Korrik 2018, Manhattan

 

Pak ditë më parë në Selinë e Kosnullatës së Kosovës në New York, Ambasadorja Teuta Sahatqija dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovës Ismet Beqiri mikpritën në një takim pune organizatën e gruas “Hope & Peace”. Të pranishëm në takim gjithashtu ishin dipllomati dhe Sekretari i Konsullatës Lulzim Krasniqi, dipllomatia  Albana Bylykbashi dhe anëtaret e organizatës “Hope & Peace” zonjat Moza Boletini, Dia Saraçi, Sanije Vojka, Sebahate Berlajolli, Vesa Bardhi dhe Sanije Saraçi.

Gjatë takimit bisedat u shtruan në çështje të ndryshme. Njëra ndër to ishte liberalizimi i vizave për shtetin e Kosovës ngritur nga Zj. Sanije Vojka, ku Ambasadorja Sahatqija tha se Kosova është përgatitur me një axhendë mjaft të pasur dhe të përgatitur mirë për te arritur qëllimin shekullor për të patur të drejta të barabarta si çdo shtet tjetër i Europës dhe Ballkanit. 

Po ashtu në takim Ambasadorja Sahatqija tha se po bëhet pune dhe përgatitje e madhe  për të arritur suksese në çështjen mbi gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë, ku më 12 Prill të këtij viti vet Ambasadorja me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga organizoi dokumentarin dhe konferencën  për gratë dhe vajzat e dhunuara nga makineria serbe gjatë luftës, ku kjo çështje ngriti shumë zëra të fuqishëm në politikë për të ndërmarrë hapat e të drejtës së femrave Kosovare. 

Deputeti Ismet Beqiri tha se Kosova ka implementuar ligjin për të drejtat e femrave të dhunuara në Kosovë, ku për ato, do të ketë një kujdesje të veçantë si dhe fonde, pasi janë rreth 20000 mijë femra të abuzuara gjatë luftës. Ky lajm ishte gëzim për ne antaret e organizatës “Hope & Peace” pasi që Z. Dajçi Boletini dhe unë ngritëm fort zërin tonë të fuqishëm për këtë çështje edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) vitin e kaluar . 

Po ashtu Z. Beqiri shtoi se po punohet fort për zhvillimin e shtetit siç janë hapja e bizneseve të reja, të cilat do të kenë synim punësimin e të rinjve si dhe mundësinë për të studiuar jashtë dhe brenda vendit . 

Ai tha se Kosova ka nevojë shumë për investime dhe zhvillim, ku Amerika është gjithmonë e para dhe bashkatdhetarët nga e gjithë  bota janë ndihma më e Madhe që po i ofrohet shtetit tonë siç janë sukseset nëpër çdo sferë të artit, kulturës, muzikës dhe sportit, ku po i krijojnë Kosovës ndriçimin e rrugës shtetërore ..

Fjalën në tryezën e rrumbullakët të bisedimeve e morrën themeluesja e organizatës “Hope & Peace”, Moza Boletini, Sanije Vojka ish e persekutuar politike nga rregjimi komunist në Shqipëri, Vesa Bardhi e bija e albanologut të parë shqiptar nē Kosovë Mehdi Bardhi, dhe unë Dije Saraqi, ku fola për edukimin dhe avancimin e femrave në Kosovë dhe Shqipëri si pikë e fortë e një shteti të zhvilluar .

Në emër të organizatës i dhuruam Ambasadores Teuta Sahatqija një buqetë me lule të freskëta në shenjë mirënjohje dhe respekti, për punën e saj të palodhur e të mrekullueshme që po bën në evidentimin e vlerave të popullit shqiptar në SHBA, botë, Kosovës dhe Shqipërisë, femrës së dhunuar nga lufta dhe femrës shqiptare në tërësi.

Takimin e quajta të suksesshëm me dëshirën e mirë për të kontribuar më shumë në çështjen shqiptare matanë dy kufijve formalë që ndajnë tokën amë Shqipërinë me Kosovën martire.

Comments

comments

-----