Lamtumirë mik!

Në kujtim të mikut tim Bujar Mujallari që mbylli sytë më 12 qershor 2018 pasi luftoi me një sëmundje të rëndë

Nga Ajet Nuro

Si të mos mjaftonte fakti që jetojmë larg at’dheut tonë ku u lindëm dhe u rritëm dhe shpesh larg familjes (prindër, vëllezër e motra) këtu në at’dheun e ri duhet të përballojmë edhe humbjen e miqëve (dhe më besoni këtu fjala mik ka një kuptim tjetër nga ai që mund t’i japim në at’dheun tonë…) të afërt apo të largët dhe shpesh at’herë kur nuk pritet.
Me Bujarin isha njohur aty nga viti 2011 kur përgatita për here të parë faqet e verdha dhe gazetën « Shqiptari i Montrealit » ku ai ishte një nga sponsorat e gazetës. Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ai ishte një nga mbështetësit e ngritjes së shtatores se Nënë Terezës në Montreal dhe nuk kurseu as punën dhe as paratë që ngritja e kësaj vepre me rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët e Montrealit të bëhej realitet.


Në 18 tetor 2013 do të merrja një mesazh prej tij për të më njohtuar me ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë Mediarit, lajm që e ndava menjëherë me të gjithä bashkatdhetarët tanë këtu në Montreal.
Pak para përvetorit të parë të djalit të tyre, Bujari dhe bashkortja e tij Teuta do më kërkonin mua dhe bashkshortes sime t’i prisnim flokët djalit një traditë e vjetër shqiptare që do të thotë që ne bëheshim kumbar, një nder, privilegj por edhe detyrim i madh.

Për ata që kanë punuar me Bujarin, të gjithë përshkruajnë njeriun e palodhur dhe fjalë-pak por kur themi fjalë-pak mund të themi se at’herë kur fliste dinte çfarë fliste. Ai kishte një humor të jashtëzakonshëm që vetëm ne që patëm rastin të rrimë me të patim fatin t’a shijojmë.
Shqiptar i madh por edhe “internacionalist”


Kur ishin ndeshjet eliminatore të Euro 2016 ne mbildheshim nëpër baret që transmetonin ndeshjet e kombëtares sonë dhe Bujari ishte gjithmonë atje. Madje ndeshjen e fundit atë kundër Armenisë e ndoqëm me një grup miqësh dhe festa që bëmë atë ditë do të ngelet nga momentet më të bukura dhe më të paharrueshme. Por, për Bujarin nuk flasin vetëm shqiptarët. Qysh me vendosjen e tij në Montreal mbi 20 vjetë më pare ai pati marrdhenie profesionale e familjare me shumë grek apo kanadez me origjinë greke. Këto marrdhënie do të dukeshin në ditët e vështira.
Familja që Bujari sapo kishte krijuar do të shtohej edhe me një djalë të dytë, Brian lindur në gusht 2015. Dhe Bujari tashmë ishte babi i lumtur i dy djemve dhe për të nuk ishte asnjë gjë më të rëndësishme nga familja.
Viti 2017 do të trokiste me probleme të vogla shëndetsore në formën e një kolle që do t’a bënte mjekun e tij t’i përshkruante antibiotikë. Por në mars kolla vazhdonte dhe ai u detyrua të shkonte në spital. Pas një periudhe pasigurie, me frikën se mos kishte sëmundjen e keqe dhe përgënjeshtimit të këtij fakti, në maj 2017 ra verdikti dhe lajmi i keq u bë zyrtar. Janë ato momnete ku duket karakteri i njeriut dhe lufta për të mbijetuar, lufta për të inkurajuar të tjerët, lufta për të mbajtur shpresën gjallë. Në këto raste, shpresa vdes e fundit dhe mund të them me plotë gojën se ajo jetoi gjerë në frymëmarrjen e fundit të Bujarit.

Ditë të vështira…

Nuk është e lehtë të shkruash për një mik që vuajti dhe që sapo u shua. Madje tek shkruan e kupton se është e vërtetë që ai nuk është më. Por, ndonëse ai u largua fizikisht, ai n’a ka lënë kujtime të paharrueshme, n’a ka lënë vepra dhe bëma që nuk mund të harrohen. Ndaj, dje në datën 16 qershor 2018 u mblodhën miq e shok, të afërm të Bujarit, me origjina të ndryshme (shqiptarë, grekë, kebekas, etj) për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’a përcejell në banesën e fundit.
Përballimi që i bëri Bujari sëmundjes është për t’u theksuar dhe një provë kurajoje e trimërie. Ai iku dhe nuk kthehet më por ai n’a la këtu buzëqeshjen, humorin dhe familjen e tij që ai e kishte merak. Të jesh i sigurt miku ime që familjes tënde nuk do t’i mungoj gjë. Ndaj prehu në paqe!
Lamtumirë Bujar, miku im i mirë!
Montreal, 17 qershor 2018
_____________________________________________________
Fjala e mbajtur në ceremoninë e varrimit më 16 qershor 2018

Të nderuar miq e shok të Bujar Mujollarit, të nderuar bashkatdhetar,
Dear friends of Bujar Alias Petro,
In the name of the Mujollari Family, in the name of his wife Teuta, in the name of his kids Ari and Brian, in the name of his parents, brothers and sisters, I want to thank you for being here to testify the love for our friend Bujar and to support his family in the most difficult time that passes their family. An Albanian expression says “Miku i mire duket në ditë të vështira” which means “A good friend shows up on difficult days”. I saw many of you every day in hospital to support him and his family. We want to say you thank you very much!

Do të desha që në emër të familjes Mujollari, në emër të bashkshortes së Bujarit, Teutës, në emër të fëmijëve Arit dhe Brian, në emër të vëllezërve dhe motrave të tij dua t’u falenderoj që keni ardhur këtu për të shprehur dashurinë dhe respektin për Bujarin por edhe mbështetjen për familjen e tij.
Ndonëse gjithë jetën time kam shkruar, nuk m’a merrte mendja të shkruaja një nekrologji për një mik të mire për një njeri të qeshur e gjithë humor, për një bashkshort e prind shembullor, për njeri punëtor e një njeri që shpërndante optimizëm dhe që sapo kishte themeluar familjen e tij. Mund t’u them se Bujari iku si trim, kurr nuk u ankua, kurr nuk humbi shpresë. Ndaj trimat nuk qahen…

Sot jemi mbledhur t’I japim lamtumirên e fundit Bujarit, ai po ikën nga kjo botë fizikisht por ai n’a ka lënë dy trima të vegjêl, n’a ka lënë kujtime të bukura që nuk harrohen kurr. U preft në paqe shpirti yt Bujar, ik I qetë se ke lënë mbrapa miq e shokë dhe fëmijët e tu nuk do jenë kurr vetëm! Lamtumirë!
Rest in peace!
Ju ftoj të mbajme një minutë heshtje në kujtim të Bujarit
I invite you to hold a minute of silence on his memory!
Thank you! Faleminderit!
Now you’re all invited to the restorant “Casa Grecque” at 350 boul Saint-Martin Ouest, Laval, QC H7M 3Y8
Tani jeni të lutur të vini në restorantin « Casa Grecque » në adresën 350 boul Saint-Martin Ouest, Laval, QC H7M 3Y8

 

Comments

comments

-----