88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 10

TREGOJNE NANDO MARTELINI, ANTON MAZREKU DHE UNE

Nga Skifter Këlliçi

Gjermania Perendimore, kampione pas 20 vjetësh, (1974)

Në maj të vitit 1970,disa javë para se në Meksikë të fillonte botërori i nëntë i futbollit , pata pyetur një inxhier të Qendrës Eksperimentale të TV-së se a mund të kalohej figura e RAI-t dhe e televizioneve jugosllave që shiheshin shumë mirë, në kanalin tonë. M’u përgjigj se nuk kishte asnjë vështirësi. Atëherë i thashë se unë isha gati të komentoja ndeshje futbolli të botërorit meksikan, duke dëgjuar komentin me kufje. Ai i gëzuar ia përcolli këtë propozim Thanas Nanos që aso kohe vazhdonte të ishte drejtori përgjthshëm i Radio Tiranës, ku përfshej edhe Qendra  Eksperimentore e Televizionit.

Por më kot. Thanas Nano, dogmatik dhe konservatori,as që e përfilli fare këtë ide e kështu QE e Televizionit , në kohën kur televizionet e huaja transmetonin këtë Botëror transmertonte sa për të kaluar radhën filma artistikë dhe dokumentarë, shumica kinezë, që nuk i shihte askush.

Por më 1972 Todi Lubonja që zëvendsoi Thanas dogmatikun, e pëlqeu këtë ide dhe kështu po atë vit, kur tashmë TVSH-ja shihej thuajse në tërë hapësirën e vendit tonë, transmetoi, së pari Kampionatin Evropian të Futbollit dhe lojërat olimpike që atë vit zhvilloheshin në Mynih.

    Por më 1973, pas Plenumit të 4-t famëkeq që Enver Hoxha, duke u nisur nga Festivali i 11-të i Këngës në RTVSH, (dhjetor 1972), e ktheu në sulm ballor kundër letërsisë,a rtit dhe kulturës, me spastrime e dënime të rënda, sidomos të vetë Todi Lubonjës, me 15 vjet burgim, RTVSH-ja ra në dilemë. Do të tranmetohej Botërori i radhës,  aq më tepër që zhvillohej në RF Gjermane,e nde vend militaristo-revanshist sipas Enver Hoxhës?

Përgjigja që erdhi nga Kupola e Kuqe, dhe me siguri nga vetë diktatori Hoxha, qe pozitive, se Ramiz Alia aso kohe ishte plotësisht ne hije, madje kandidat i mundshëm për t’u dënuar, si Todi Lubonja dhe  Fadil Pacrami etj. , sepse ishte shefi i Propoagandës dhe nën hëndën e tij ishte zhvilluar kjo… goxha veprimtari armiqësore, aq me tëpër që Todin e kishte pasur shok të vjetër… mëhalle(?!)…

Por ky transmëtim u bë me një kusht: zëri i kometatorit të huaj, sidomos jugosllav, duhej hequr e bashkë më të edhe zhurmat në mjediset e stadiumeve.  

         Shkurt… filma pa zë!..Megjithatë, ”kur s’ke pukë ha sorrë”, siç thotë populli.

Më kujtohet se shumë sportdashës, nga ata që nuk dinin italisht,më thoshin se, pasi dëgjonin hyrjen time me kuriozitete historiko-sportive për skuadrat, lojtarët…kalonin te stacionet e huaja, se si mund të shijohet   një ndeshje kur nuk dëgjon britmat e sportdashësve, sidomos kur bëhet gol?!…

    Kur ia tregoja këto “qyfyre” Martelinit, ai ngrinte supët e sikur nuk besonte për një  “zbulim” të tillë të… byro-komitetqëndrorasve tanë…

    Po të kthehemi te ky botëror.P ër të mënjanuar teket e sistemit me mëjanim të drejtpërdrejtë pas ndeshjeve në grupe,  ku rastiste që të përplaseshn dy skuadra të forta në një cift,  që i hanin kokën njera-tjetrës  e në ciftin tjetër dy të dobëta, nga ku kalonte në turin tjetër një skuadër e “kësollojshme”, u vendos që pas ndeshjeve në grupe,  skuadrat fituese të ndaheshin sërishmi në grupe, që do të ndesheshin pëërsri me sistem rrethi. Dy skuadrat fituese në këto grupe do të luftonin për vendin e parë, pra, për titullin kampion të Botës dhe dy të dytat për vendin e tretë.

Ky botëror solli edhe tjetër të re: Pasi Brazili fitoi përfundimisht Kupën e Botës. U kriua një kupë e re, vepër e skulptorit italian, Kacaniga, e quajtur Kupa e FIFA-s. Pas çdo botërori, fitusesit do t’i dhurohej një kopje e origjinalit të kësaj kupe .

…Natyrisht më të ethshmit për të fituar këtë kupë janë të zotë e shtëisë.Por ja e papritura e parë: ata humbasin takimin me vëllezërit tyre, gjermanët e Lindjes, që janë ku e ku larg tyre.”Takim   historik,  sepse historia e kishte  ndarë Gjermaninë hitleriane në dy pjesë”.

Situatë paradoksale, sepse gjermano-lindorët, përfaqësuesja e të cilëve  në futboll, ndryshe nga sporte të tjera, nuk ishte shquar kurrë në futboll, deri atëherë kishin bërë gjithnjë bënin tifo për skuadrën vëllezërit e tyre “armiq” dhe kështu ndodheshin në dilemë. Por jo  drejtuesit komunistë të RDGJ-së që fitoren e përfaqësueses  së tyre 1-0 në Hamburg,  pas golit të Sparvaserit, e quajtën fitore të sistemit socialist mbi atë… kapitalist të RFGJ-së! Aq më tepër, kur gjermano-lindorët zunë edhe vendin e parë në këtë grup duke i lënë ata pas, së bashku me Kilin  dhe Australinë.

Në grupin e dytë e njejta gjë ndodh me Jugosllavnë që le pas braziianët, kampionë botërorë dhe Skocinë. Që të trja kanë pikë të barabarta nga 4, por jugosllavët dhe brazilianët kanë golaverazh më të mirë. Në grupin e tretë nuk vihet në dyshinm fitorja e hollandezve të Kruifit me shokë të  tjerë  të “Ajaksit” të famshëm”. Fill pas tyre vjen Suedia, kurse Uruguai dhe Bullgaria i thonë “lamtumirë” Botërorit.

“Ajo që ndodhi me Italinë,- më thoshte Martelini, ishte dramë më “një akt”,sepse ashtu si më 1966 axurrët nuk arritën veçse vendin e tretë.Mundën Haitin e varfër 3-1,barazuan me Argjentinën, 1-1, por u mposhtën nga Polonia që do të ishte befasia e këndshme e këtij botërori. Meqë argjetinasit “spastruan” Haitin 4-1,I shin ata që zunë vendin dytë dytë dhe kështu u ndanë pa bujë nga ky botëror.

Duke i kujtuar Martelinit komentin e tij në këtë ndeshje,  i thashë: ”Të dëgjoja me kufje dhe më vinte keq për gjendjen në të cilën ndodheshe.

“Isha vërtetë i pikëlluar ,- më shpjegoi Martelini,- sepse polakët shënuan dy gola me anë të Sharmakut dhe Deinës, që u kthyen në xhelatë të axurrëve për të cilët goli i Kapelos disa minuta para mbarimit të takimit, ishte i pamjaftueshëm”.

E, megjithatë Valkarexhi që katër vjet më parë e kishte çuar Italinë në vendin e dytë, tha:”Djemtë  e mi luajtëm mirë ,por nuk shfytëzuan rastet e krijuara”.

“Pas këtij mënjanimi,- kujtonte më pas futbollisti i njohur, Macola,- autobuzin në të cilin udhëtonim, e sulmonin emigrantë italianë, të pakënaqur nga ky dështimi turpshëm i skuadrës sonë që katër vjet të shkuara kishte qenë nënkampione e botës”.

Dukej paradoksale se pas fitores së Italisë 4-3 ndaj skuadrës së Bekenbuerit në Vaterlonë meksikanase, kur po këta emigrantët italianë kishin dalë për të festuar nëpër rrugët e qyteteve gjermane, ishin sulmuar keqas nga tifozë vendas. 

Në pril të vitit 1973 vendin e Todi Lubonjës si drejtori i RTVSH-së e zuri pësëri Thanas Nano. Kështu i krisi në kokë Enver diktatorit. Kishte aprovuar propozimin që tai të largohej nga drejtimi i RTVSH-si  per metodat dogmatike dhe  konservatore me të cilat e drejtonte dhe tani, duke hedhur poshtë  cdo propozim tjetër mbi listën e kandidatëve të rinj,shkruante:”…Në Radio të kthenet Thanasi. Ngritje profesionale mund të mos kemi,por proçkat e Todit nuk do t’i bëjë.”

    Thanas Nano kishte urrejtje kaq të madhe për Todin, ( dhe kjo vinte edhe nga kompleksi i inferoritetit inteletulal që kishte ndaj tij), sa që, duke e ditur që ai  më vlerësonte si  komentator,r rekej  të gjente sipas tij “cenin” më  të vogël për  të më sulmuar.Kur gjatë ndeshjes Itali -Poloni, në ekran u duk Valkarexhi i drobitur që skuadra e tij po humbste, unë vura në dukje me pak fjalë këtë gjendje të tij shpirtërore.

   Të nesërmen Thanasi gati sa nuk më mbyti  në korridor me fjalët “#’merrësh me atë Valkarexhin…”, thua se ai të ishte armik i …i Partisë .

Por të kthehemi përsëri te botërori. U krijuan kështu dy grupe, me nga katër skuadra. Pra, nuk do të kishte ndeshje me mënjanim të drejtpërdrejtë.Dhe ja e paritutura e parë: Brazili,  kishte ardhur  në këtë grup, me dy barazime të bardha më Jugosllavinë dhe Skocinë,(0-0), dhe fitors3-0  kundër  Zairenë së panjohur, e vetmja skuadër afrikakane në këtë botëror, që madje ishte shpartalluar 9-0 nga jugosllavët. Mirëpo,  para Hollandës, ky  Brazil u duk si  fantazma e Braziit të Pelsë që kishte trimfuar katër vjet më parë në Meksikë.

E kam komentuar këtë ndeshje natyrisht me kufje në vesh nga një studio e TVSH-së duke dëgjuar zërin e Martelinit. Kur i thashë se, duke u mbështetur në komentin e tij, gjatë ndeshjes Holandë-Brazil 2-0, përdora shprehjen “perendimi i perendisë”, ai më përgëzoi për këtë gjetje të goditur. Nuk u realizua kështu thënia e Zagalos, ish-futbollist i madh, dy herë kampion i botës më 1958-1962, tashmë trajner kësaj skuadre, që pyetjes :“A do të këtë metamorfozë Brazili?”, i ishte përgjgjur pa ngurrim: ”Sigurisht”. Golat e Neeskensit dhe Kruifit qenë gola shëmbullorë, që  dëshmuan se futbolli total ,i zbatuar nga “Ajaksi” ishte një dukuri e rrallë në futbollin botëror.

Në grupin tjetër RF Gjermane pasi u hakmor 2-0 kundër Jugosllavisë që e kishte mënjanuar në botërorin e vitit 1962, (1-0), mposhti pastaj Suedinë 4-2, ku luante Edstromi, edhe sot futbollisti më i gjatë i të gjithë botërorëve (1.90), por kurrsesi  më i ngathti. Pastaj, pasi ngadhjeu mbi Poloninë 1-0,u ndodh në finale me Hollandën.

“Fitorja e gjermanëve, por nderi i holandezeve”, ky ishte opinoni i përgjithshëm i shtypit botëror, pas kësaj ndeshjeje. I kujtova Martelinit se trajneri gjerman Shën, pas fitores në Evropianin e viti 1972 kishte shprehur dyshimin nëse skuadra e tij do të ruantte të njejtën formë. “Nuk mundi ta ruante  plotësisht,- më shpjegoi ai.- Hollanda në atë  ndeshje  që më e kompletuar, por në ato vite Gjermania qe më e mira.” Në sekondën e 50-të Fogsti nuk arrin ta frenojë Kruifin e papërmbajtur dhe me 11- metërsh hollandezët  udhëheqin  1-0. Por kur e njejta skenë përsëritet para portës holandeze, Hënesi, po me 11-metërsh barazon. ”Kur shënova golin e dytë,-tha Myleri pas ndeshjes,-  e ndjeva se  do të fitonim, por pa portierin Majer nuk do të ishim bërë kampionë të botës”.

Ishte lajtmotivi i “shturm und drangut”, (gjermanisht-stuhi dhe vrull), të 20 vjetëve më parë, pikërisht më 1954, që aq shumë u përfol për arsyet që i kam renditur në pjesën e pestë të këtij cikli, sidomos për dyshimin se mos vallë gjermanët kishin përdorur drogë,   e cila kishte sjellë si përfundim një fitore të diskutueshme të tyre .

  Me këtë triumf, Gjermania Perendimore dëshmoi  se pas Brazilit, tri herë kampion i botës, ishte absolutisht fuqia e dytë e rruzulit tokësor në futboll: dy herë kampione e botës, (1954,1974), dyta më 1966, e treta më 1970 ,e katërta më 1958 dhe në cerekfinale më 1962.

“Mbi të gjitha ,- më tha Martelini,- fitorja e vitit 1974 ishte një aksiomë dhe ajo, siç dihet,  nuk ka nevojë për vërtetim”.

Gjermania Perendimore, kampione e botës 1974

I kisha premtuar Dhimitër Verlit,kryeredaktorit të “Zërit të Rinisë”, që ashtu sic kisha shkruar katër vjet të shkuara për botërorin e zhvilluar në Meksikë,të shkruaja edhe për botërorin gjerman. Por atë vit, pas Plenumit të 4-t  famëkeq të   PPSH-së, në kosën e Enver Hoxhës do të binte edhe ai dhe do të degdisej mësues i thjeshtë i një shkolle tetëvjecare, të Beratit, kur po mbushte 60-vjeç. Arsyeja- kishte botuar shkrime dhe krijimtari lrtare me frymë liberale… Por edhe uë do të lija TVSH-në ,mikrofonin dhe kamerën sportive, siç do të flas në pjesën tjetër të këtij cikli…

 

Tabela e rezultateve të fazës finale

Gr I

Brazil-RD Gjermane 1-0

Hollandë- Argjentin 4-0

Hollandë-RD Gjermane 2-0

Brazil-Argjentinë 3-1

Holandë-Brazil 2-0

Argjentinë RD Gjermane 1-1

 

Gr II

RF Gjermane-Jugosllavi 2-0

Poloni-Suedi 1-0

RF Gjermane-Suedi 4-2

Poloni-Jugosllavi 2-1

RF Gjermane-Poloni 1-0

Suedi-Jugosllavi 2-1

Per vendin e tretë

Poloni-Brazil 1-0

Finalja

RF Gjermane-Hollandë 2-1

Gjermania-Majer,Fogst, Shvarcenbek, Bekenbauer, Brajtner, Bonhof, Overat, Hënes, Grabovski, Myler, Helcenbajn;

Hollanda- Jongblod, Zyrbir, Rejsbergen, (De Jong), Haan ,Krol, Hansen, Van Hanegen, Neeskens, Rep,Kruif, (Van de Kerkof), Renzenbrink.

Gjyqtar,Teilor,(Angli)

Golshënuesi i më i mirë –Lato(Poloni),7 gola

Nga galeria e yjeve:

Gerd Myler, (RFGJ), Johan Kruif, (Hollandë), Berti Fogst, (RFGJ), Gregor Lato, (Poloni), Neeskens, (Hollandë), Deina, (Poloni)

Ndeshje- 38

Gola-97 (2,55 për ndeshje)

Shikues -1.774.022,9,

 

Comments

comments

-----