88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 7

TREGOJNE NANDO MARTELINI, ANTON MAZREKU DHE UNE

Nga Skifter Këllici, Boston, (SHBA)

 Përësri Brazili,por…(1962)

 Duke fluturuar në prill të vitit 1961 me anije kozmike rreth botës, rusi 37-vjecar,Juri Gagarin,realizonte ëndrrën e njeriut për t’u endur nëpër hapësirat e pamata  të Kozmosit, për të cilën katër vjet më parë,sic e pamë në pjesën e gjashtë të këtij cikli,kishte paralajmëruar Domeniko Modunjo me këngën e tij të famshme,”Volare”,(“Fluturo”).

Një vit më pas,”balloni” ynë,me të cilin po fluturojmë rreth planetit të futbollit, na shpie në Kili,një rrip i gjatë toke që laget nga Oqeni i Qetë,kaq i gjatë sa një nga pikat më të skajshme të tij,qyteti Arika, në veri,ndodhet..1800 km larg kryeqytetit,Santiago,ose më saktë,sa largësia që ndan Tiranën… nga Berlini!

Kili, deri ateherë ishte një nga vendet më të varfra të Amerikës Latine,që, vec të tjerash, nuk kishte tradita në futboll.Por kishte një federatë që luftoi me këmbëngulje dhe arriti të fitonte të drejtën të mbante kuvendin e radhës në futbollit botëror dhe madje,sic do të shohim, të ulej atje në vendin e tretë,në të cilin nuk  është ulur më dhe deri tani dhe  nuk dihet se kur do të ulet.

Nuk mjaftoi kjo,por një tërmet në trajtën e tsumnamit,  që ra në viset bregdetare të Valvidias,një  nga më të tmerrshmit në historinë  botërore të shekullit 20-të,që përfshiu edhe vende të tjera latino-amerikane të cilat lagen nga Oqeani i Qetë,  solli si pasojë mijëra  viktima,rreth dy milonë të pastrehë dhe  shkatërrimin e qyteve Konsension Talkahueno,Toluka,si dhe  stadiumeve të  tyre,të planifikuara për zhvillimin e disa ndeshjeve të këtij botërori.

Kështu Komiteti Organizues vendosi që ndeshjet të zhvilloheshin në stadiumet e qyteteve të Santiagos,Rankaguas, Vinja del Marit dhe Arikës,nga 30 maji deri më 16 qershor të vitit 1962.   

Si zakonisht, vazhdoja të lexoja shtypin sovjetik,dhe mbi të gjitha “Sovjetski Sportin”,që cuditërisht vinte ende rregullisht në Tiranë,ndonëse marrëdhëniet në cdo fushë të jetës  midis Shqipërisë, që kishte zgjedhur izolimin stalinist,dhe Bashkimit Sovjetik   ishin ndërprerë në dhjetor  të vitit 1961, sic ishin ndërprerë edhe marrëdhëniet në fushën ideologjike dhe kulturore me ish- vendet  e tjera socialiste, që Enver Hoxha i quante “revizioniste”.Doemos që vazhdonte izolimi edhe me vendet perendimore kapitaliste,që kishte nisur që më 1945.

Sipas opinioneve  të specialistëve të huaj, që i lexoja në këtë gazëtë,  pretenduesi nr.1 për të fituar botëorin kilian, mbetej ende Brazili,ku vazhdonte të shkëlqente Peleja, tashmë 21- vjecar.Por, vec shtypit sovjetik,ne,shqiptarët,kishim edhe një mjet shumë të fuqishëm, për të vërtetuar parashikimet se cila skuadër do të ishte fituese e Kupës së Botës,të quajtur “Zhyl Rime”, për nder të presidentit të parë të FIFA-s që kishte qenë edhe nismëtari i kësaj veprimtarie me popullaritet kaq të madh në tërë rruzullin tokësor.Ky ishte televizioni.

   Me radio, a gazeta ishim  përpjekur të krijonim përfytyrimin tonë rreth ndeshjeve ndërkombëtare, por në TV shihnim dhe tashmë gjykonim edhe vetë për to.

Këto po i shprehja atë ditë shkurti të viti1994 edhe komentatorit të njohur italaian,Nando Martelini, me të cilin,sic e kam përmendur edhe herë të tjera në këtë cikël, bisedoja në një nga studiot e Radio “Dimensione Suonos”, në Romë.Bile, kur i thoja se, meqë nuk kisha ende televizor,isha i detyruar që të trokisja te ndonjë fqinj, të cilit kjo “kuti me pasqyrë magjike”, e  ardhur prej  jashtë shtetit,kryesisht nga Italia,Martelini vinte buzën në gaz dhe shtonte se edhe në Itali,në fillimet e viteve ’50-të ndodhte e njëjta dukuri,sepse jo të gjitha familjet italiane kishin mundësi ta blinin menjëherë këtë mjet kaq të mahnitshëm…

   Për botërorin brazilian ,unë pata rast të bisedoj dhe të ndaj  mendime edhe me Anton  Mazrekun.Edhe ai si unë, kishte miq që e ftonin të shihte ndeshje të këtij botërori.

Që të jem i ciltër, përshypjet e mia, kur pashë për herë të parë një ndeshje në TV,dhe kjo ndodi në takimin cerekfinal Brazi-Angli ,që kampionët e botës në fuqi e fituan 3-1, me gy gola të Garrincës dhe një të Vavës,nuk qenë aq befasuese sa c’e prisja.(Duhet të shtoj se ndeshjet u panë nga  teleshikuesit  e botës me një ditë ose më shumë vonesë , të regjistruara  ne videokaseta,sepse ateherë mungonte lidhje botërore televizive).  

Nga leximet nëpër gazetat sovjetike dhe transmetimet me radio të Karozios pastaj,Martelinit,ose të komentatorëve të tjerë jugosllavë ose rusë,sidomos të Nikollaj Ozerovit,për mua, edhe sot, nga mirët në botë,kisha krjuar në përfytyrim gati  stratosferik për mjeshtërinë e futbollistëve të huaj dhe sidomos atyre brazilianë.Por mbeta pak i stepur.Në lojën e tyre pashë edhe elemente tokësore që i kisha vënë re te loja e Boricit, Resmës,Panos, ose te pritjet  e Voglit tonë legjendar.Jo më kot portieri i madh sovjetik, Jashin,kur  kishte parë më 1954 Voglin duke luajtur me përfaqësuesen e Tiranës kundër “Dinamos” së kryeqytetit sovjetik,ku luante ai vetë, pas ndeshjes  kishte vajtur e ishte takuar dhe i kishte thënë:“Ti- velikij vratar),(“Ti  je portier i madh)..

“Por në krijimin e kësaj përshtypjeje,-më shpjegoi Martelini, kur po flisja rreth kësaj teme ,-ndikoi edhe vetë niveli i i këtij botërori,madje edhe i vetë Brazilit.Ai nuk solli ndonjë të vecantë, vec sistemit taktik 4-2-4, që tashmë ishte përhapur në tërë futbolliin botëror dhe që dalëngadalë po shndërrohej në 4-3-3” .

   Pas Pelesë, që u dëmtua dhe nuk luajti vecse në ndeshjet në grup, brazilianët, Didi, Garrinca,Nilton dhe Xhalma Santosi, Vava,në shumicën e rasteve përsëritën vetevten.

“Sikur skuadrat evropiane.- vazhdoi Martelini,-të kishin pasur një hop më të madh cilësor,ndonjë prejt yre edhe mund t’ia kishte rrëmbyer Brazilit kurorën e kampiones.Por kjo nuk ndodhi”.

Italia ,ndeshjet e së cilës i ndoqa nëpërmjet komenteve të tij dhe të Karozios,u zhduk nga skena që   në ndeshjet në grup,ku barazoi me RF Gjermane, 0-0,u mund nga Kili, 2-0 dhe, ndonëse mundi Zvicrën 3-0,mbeti jashte fazës finale.

Brazili 1962

Kur i kujtova këtë fakt ,Martelini mbodhi vetullat dhe shtoi:”Nuk dua t’i kujtoj ndeshjet e axurrëve, sidomos ndeshjen ne Kilin,(0-2),ku fusha e futbolli u kthye në arenë boksi e mundjeje.Por kjo ndodhi edhe në disa takime të tjera.Sikur  në rregulloren e futbollit të ishin miratuar që atëherë disa nga nenet e sotme,shumë futbollisë të këtij botërori do të ishin dëbuar pa ngurrim nga gjyqtarët.”

Duhet të shtoj se ndeshja Kili-Itali,drejtuar pa kompëtencë dhe autoritet nga gjyqtari anglez Aston,është cilësuar si ndeshja më skandaloze e zhvilluar deri tani në një botëror, ku grushtat dhe shkelmat e ndërsjella qenë në rendin e ditës.U dëbuan dy futbollstë italianë, Ferrini dhe David.Madje Ferrini la fushën e lojës, vetëm pasi u mor forcërisht nga forcat e policisë.Futbollistit tjetër,italiano-argjentinasit Maskio iu thye hunda nga një goditje më grusht nga kilianSancesi. Por Astoni  si dhe gjyqtarët anësorë “nuk e panë” këtë goditje dhe kështu Sancesi, si pa të keq, vazhdoi të luante.

“Kjo gjendje e nderë,-më tha Martetilini,-u krijua edhe nga kolegët e mi gazetarë,Gireli dhe Picineli,të dy u cilësuan persona ”non grata” nga autoritet  kiliane dheu detyruan të linin këtë botëror, sepse disa ditë para fillimit të tij botuan në shtypin tonë artikuj përbuzës për varfërinë dhe prostitucionin,sipas tyre edhe edhe  në vende publike,që kishin vënë re në mjediset e qyteteve kiliane,të cilët   sollën  indinjatë të madhe në  këtë vend latino-amerikan”.

Zhgënjim solli Spanja në radhët e së cilës luante dhe hungarezi Pushkash, i natyralizuar spanjoll.U mund në grup nga Cekosllovakia dhe, ndonëse fitoi me Meksikën, 1-0, u mënjanua, pasi u fundos edhe nga Brazili 2-1.Duke barazuar me Pelenë dhe shokët e tij,0-0, cekët dëshmuan se kishin ardhur në këtë botëror me ambicje të mëdha.

Në këtë takim ndodhi një episod mbresëlënës.Peleja, i dëmtuar nuk arriti të zotëronte një top dhe Masopusti që e mbulonte, e nxori taë jashtë vijës anësore, që kështu brazilianët  të bënin rivënien e tij në lojë.

Ky veprim që ndodhte për herë të parë në një botëror, u duartrokit nga shikuesit në stadium.Filloi kështu era e “fair play-t”,(”lojë e ndershme”),që jemi mësuar ta shohim edhe në ndeshjet e kampionatit shqiptar,ku pas dëmtimit të një futbollisti kundërshtar,tjetri nuk vazhdon aksionin,por e nxjerr topin gjithnjë jashtë, për t’ia kthyer kështu rivënien në lojë skuadrës me të cilën të tijët po ndeshen.

Zhgënjim solli edhe Argjentina, e mënjanuar në grupin ku bënte pjesë edhe Hungaria me Argjentinënë dhe Bullgarinë.

Në cerefinale të papriturën më të madhe e solli Jugosllavia që fitoi 1-0,kundër gjermano-perendimorëve, kampionëve të diskutueshëm të botës më 1954.Hungaria nuk bëri gjë tjetër, vecse të përëriste lajtmotivin e këngës së njohur italiane “Addio, sogni di gloria”,(”Lamtumirë, ëndrra të lëvdishme”).Sic do të shohim, nga gjiri i saj nuk do të dilnin kurrë futbollistë që të përsërtinin skenarët që kishte luajtur skuadra e viteve ’50,para së cilës ishin  gjunjëzuar me radhë tërë gjigandët e futbollit,duke qenë edhe fituesja morale e botërorit 1954.

     Rusët pas debutimit të këndshëm  të katër vjetëve të shkuara në Suedi,nuk shiheshin me “syrin e njerkës”.Por duket se ky opinon i mori “mësysh”,sepse  edhe ata nuk sollën   ndonjë të re në  këtë botëror,ndonëse ishin të veshur me petkun e kampionëve të Evropës, të fituar  dy vjet më parë në Paris, ku ishin mundur në finale  Jugosllavinë 2-1.

Madje as Jashini nuk ishte në formë, po të marrim parasysh se në takimin me Kolumbinë në grup,”hëngri një gol” drejt e nga goditja e këndit,takim që habitërish u mbyll në barazim 4-4, me këtë skuadër latino-amerikane që nuk e kishte vënë kush në hesap.

Sidoqoftë,skuadra ruse mbeti në kujtësë për një veprim fisnik të futbollisit të saj,Neto, që sic e kam përmendur në pjesën pestë të  këtij cikli, kushtuar botërorit suedez,kishte ardhur në Shqipëri  me “Spartakun” e Moskës, më 1951.Dhe ja sepse:në takimin me  Uruguain,një top i gjuajtur prej tij, përfundoi brenda portës,por…  nga rrjeta e jashtme,poshtë  ngjitur më shtyllën pingule.Gjyqtari drejtoi dorën nga  qendra e fushës.Uruguajanët, të llahtarisur bënë be dhe rrufe qe nuk ishte gol.Atbotë Gjyqtari  shkoi me vrap te anësori.Por edhe për të topi kishte përfunduar rregullisht në rrjetë.Uruguajanët ishin gati t’ia krisnin vajit. Dhe kishin hak!Por në ato caste ishte pikërisht Neto që i shpjegoi gjyqtarit të vërtetën.(Eh, sikur francezi Henri të  kishte pohuar se golin me Irlandën e kishte shënuar me dorë,ne eleminatoren  e vitit 2009 në Paris, që u dha mundësi ”tringjyrëshve” të merrnin pasaportën për  në botërorin që do të zhvillohej më 2010 në Bashkimin Jugafrikan…!).

Që Jashini nuk ishte në ditët e tij më të mira, e dëshmoi kur pësoi një gol nga 30 metra në takimin me Kilin,(1-2) që i kushtoi skuadrës së tij mëjanimin që  në cerekfinale. Kushtu Kili do të kryqëzonte shpatat me Brazilin.Ky ishte takimi i dytë në jetën time që shihja në televizor.E përësëris,i bukur ,por larg përfytyrimit që kisha krijuar nga leximet e reportazheve të ndeshjeve ndërkombëtere,sidomos të Brazilit,që, sic më pohonte Martelini, ishte skuadra që kishte paraqitur futbollin më të bukur në tërë botërorët e zhvilluar deri atëherë, duke  përfshirë edhe Hungarinë e markës ’54.

Brazilianët fituan 4-2 dhe u ndodhën në finale me Cekosllovakinë, që “kishte larë hesapet” hesapet 3-1 me Jugosllavinë e cila për herë të parë që nga viti 1934, pra pas 28  vjetësh, ndodhej në finale të një botërori.

“Natyrisht, Brazili është favorit,-deklaronte trajneri cek Vitlacil,-por edhe ne kemi jo pak shanse për të fituar”.Trajneri brazilian, Morreira, parapëlqeu më mirë të heshte para finales që u zhvillua në stadiumin e Santiagos, para 80 mijë shikuesve dhe milionave të tjerëve, midis të cilëvë edhe… unë më Anton Mazreku, por në shtëpi të ndryshme, duke e ndjekur në TV.Por e vërteta është që golin e parë e shënuan cekët me anë të Masopustit, te cilët, madje mund të kishin shënuar edhe golin e dytë.Pastaj brazilianët u përmedën nga ky “nokdaun” dhe shënuan me anë të Amarildos, golin e parë që u pasua nga i dyti dhe pati për autor Ziton.

     Kur cekët po  vizitonin  dëshpërimisht portën brazilianë, në kërkim të golit të barazimit,Xhalma Santosi nisi një harkore brenda zonës së portës kundërshtare.Portieri cek, Shroif,i verbuar një grimë nga rrezet e diellit, nuk arriti ta mbërthente topin dhe Vava shënoi golin e tretë,që u dha brazilinëve Kupën e Botës,por pa shkëlqimin e katër viteve më parë.

”Ekipi i zgjedhur i Brazilit nuk e rimori titullin e lartë të kampionit botëror me lojë të shkëlqyer,por me lojë të organizuar”,ishte mendimi i specialistëve.

Kurse Martelini,që kishte komentuar disa ndeshje të botërorit në RAi, më vinte në dukje: “Kjo vinte se tashmë brazilianët ishin arritur apogjeun e shkëlqimit të tyre.Më pas ky shkëlqim do të venitej…”.

 

Tabela e rezultateve në fazën finale

Cerekfinale:

Jugosllavi-RF Gjermane 1-0

Kili-B.Sovjetik 2-1

Brazil-Angli 3-1

Cekosllovaki-Hungari-1-0

 Gjësmëfinale

Cekosllovaki-Jugosllavi 3-1

Brazil-kili 4-2

Për vendi e tretë

Kili-Jugosllavi 1-0

Finalja

Brazil -Cekosllovaki 3-1

Brazili-

Zhilmar,Xhalma Santos,Nilton Santos,Zito, Mauro,Zozimo,Garinca,Didi,Vav,Amrildo,Zagalo.

Cekosllvakia-Shroif,Tihi,Novak,Pluskal,Popluhar,Masopust,Pospihal,Sherer,Kadraba,Kvashnjak,

Jelinek.

(Novak,Pluskal,Masopust,etj.,më 1958 ishin futbolistë të “Duklës’”së Pragës ,që u mënjanua 1-0 nga “Partizani”ynë më 1958 në një turne ndëkombëtar futbolli,të zhvilluar në Berlin).

Gjyqtar Llatishev(B.Sovjetik)

Golshëuesit më të mirë:Garinca,Vava,(Brazil).Albert ,(Hungari),Sances (Kili),Ivanov,(B.Sovjetik),Jerkovic ,(Jugoslavi),me ga 4 gla.

Nga galeria e yjeve:

Gagarinca,Didi,Amarildo,Xhilmar,(Brazil),Masopust,(Cekosllovaki),

Behara,(Jugosllavi),Sivori(Itali),Di Stefano,(Spanjë).

Ndeshje -32

Gola-89,(2.78)

Shikues-898.074,(28.096)

 

Comments

comments

-----