88 VJET RRETH PLANETIT TE BOTEROREVE TE FUTBOLLIT – 6

TREGOJNE NANDO MARTELINI, ANTON MAZREKU DHE UNE

Nga Skifter Këlliçi

 

Më së fundi…ngadhnjimi brazilian, (Suedi,1958)

 

Trishtimi i Martelinit

 

Në prag të këtij botërori që zhvillohej në Suedi, thuajse në tërë rruzullin tokësor jehonin tingujt e këngës “Volare”, (“Të fluturosh”), e këngëtarit të madh italian, Domeniko Modunjo, që triumfonte në Festivalin e San Remos dhe deri në Amerikë , ku u quajt  “mister volare”. Një këngë që jehoi si  ugur i mirë për  uljen e tensionit ndërkombëtar, të nisur me garën e çarmtatimit që shpalli Hrushovi në Kongresin e 20-të të PK  të Bashkimit  Sovjetik,( shkurt 1956), ndonëse ishte po ai dhe pasuesit e tij, të cilët në nëntor të atij  viti dhanë urdhër që tankset e tyre  të mbytnin  në gjak revolucionin antikomunist që shpërtheu në Budapest.

Megjithatë,  këtë atmosferë dritëhijesh që sillnin ngjarjet e mësipërme e hijesoi eleminimi  i  Italisë që në ndeshjet mënjanuese dhe katastrofa ajrore e Mynihut, ku në shkurt  të vitit 1958 gjetën vdekjen thuajse tërë futbollistët e skuadres angleze “Mançester Junaited”, që po kthehej nga Beogradi, ku kishte zhvilluar një  ndeshje për Kupën e kamionëve. Arriti të shpëtonte çuditërisht futbollisti 19 –vjeçar, Bobi #arlton, që më pas, siç do të shohim në këtë rrugëtim të gjatë, do të bëhej nga futbollistët më të mirë të disa botërorëve të ardhëshëm.

Trishtimi i komentatorit të madhe italian, Nando Martelini në bisëdën që vazhdoja të bëja më të në Romë, lidhej pikërisht më këto dy ngjarje dhe sidomos  me mënjanimin skandaloz të skuadrës axxurra. Ishte 5 dhjetori i viti 1957 dhe ajo do të zhvillonte ndeshjen e fundit mënjanuese me Irlandën e Veritu në Belfast. I duhej vetëm  një pikë.

E fitoi, sepse takimi u mbyll në barazim. Por ç’mëkat!…Kjo ndeshje nga zyrtare, u shndërrua në… miqësore. Arsyeja ishte banale. Gjyqtari hungarez nuk arriti të futuronte nga Londra në Belfast për shkak të  mjegullës së dendur.Kështu ndeshja e gjykuar nga një gjyqtar vendas, përfundoi paqësisht  2-2 , për t’u përsëritur këtë radhë zyrtarisht më 15 janar të vitit 1958.

“I kam ndjekur me radio të dyja ndeshjet,- i thashë Martelinit,- të të komentuara nga Nikolo Karozio”.

Mbeti i habitur për ndërmendjen e kësaj  ngjarjeje  kaq të largët, që kujtohej pas 46 vjetësh, në atë ditë shkurti të vitit 1994.

“Mbaj mend që pas golit të dytë i cili u dha fitoren veri-irlandezëve dhe bashkë me të edhe  pasaportën për në botërorin suedez,- vazhdova,- Nikolo Karozio mbeti për një kohë të gjatë pa shqiptuar as edhe një fjalë …”

“Ishte më të vërtetë një goditje e madhe për futbollin italian,- shpjegoi pastaj  Martelini.- Atë mbrëmje e tërë Italia ishte në zi. Dështim më 1950 në Brazil, dështim më 1954 në Zvicër, por të paktën në fazën finale. Kurse tani nuk futnim këmbët  as në këtë prag, mbeteshim në shtëpi, për ta parë botërorin nga ekranet e TV-së. Por jo unë me Karozion që do të ndodheshim atje  si radiotelekronistë  të RAI-t,për ndeshje të  Botërorit  Suedi ’58.

 

Të vecanta të këtij botërori…Triumfi i sistemit  4-2-4

 

Brazili kampion i kupës së botës 1958

Më 1958 unë isha 20 vjec dhe ndiqja ngjarjet sportive botërore jo  vetëm nga Radio RAI, Radio Beogradi ose Radio Zagrebi, ku komentonin Radevoje Markovici dhe Mladen Deliçi, komentatorë me të vërtetë të zotë, (ndonëse pak kuptoja serbo-kroatisht nga rusishtja), por lexoja vazhdimisht gazetën “Sovjetski Sport” dhe revistën “Sportivnye Igry”, që me hapnin  shumë horizontin tim sportiv.

Kështu, para fillimit të këtij botërori, shkrova disa artikuj në gazetën “Zëri i Rinisë”, kushtuar këtij botërori, që ngjallën jehonë te lexuesit. Dhe arsyeja ishte se pse për herë të parë një  gazetë shqiptare nuk jepte thjesht njofime të marra nga TASS-i , që ishte Agjensia e Lajmeve te Bashkimit Sovjetik, ose botonte përkthime nga kjo shtypi sovjetik,  sidomos nga “Sovjetski Sporti”, por dilte me artikuj të një autor shqiptar.

I jam mirenjohës shefit të redaksisë së  kulturës, Luan Dibra, dhe kryeredaktorit të “Zërit të Rinsë”, Dhimitër Verli, që më dhanë zemër të shkruaja artikuj të tillë, nga të cilët veçoj shkrimin e gjatë në dy numra, kushtuar këtij botërori dhe triumfit te skuadrës braziliane, që zbulonte para botës fenomenin  17-vjecar, Pele, botuar në ditë e para të korrikut të vitit 1958.

Ishte vërtet i Pelesë, i Brazilit ky botëror, që aq shumë ishte admiruar më 1950 në Rio de Zhaneiro, kur kishte humbur  çuditërsiht  në finale me Uruguain, në rio de Zhaneiro, ashtu siç kishte humbur  po kaq çuditërisht edhe Hungaria më Bernë me Gjermaninë Perendimore, siç e pamë   më 1954. Ishte gjithashtu botërori i trajnerit të saj, Visente Feola, që, duke e armatosur skuadrën e tij me reshtimin taktik 4-2-4, varrosi përfundimisht sistemin ËM, (3-2-2-3).

Në ditët e qershorit të vitit 1958, ditë   të një vere  të freskët suedeze e cila përjetonte hijeshinë e rrallë të netëve të bardha, (kujtoni tregimin e Dostojevskit me të  njejtin titull”), braziliannët sollën flladitjen e pyjeve  tropikale të viseve të tyre, hijeshuar me ngjyrimet ekzotike nga sambas, këtij kërcimi tradicional, të luajtur me kaq temperament në fushë, që dukej sikur shoqërohej edhe me aromën aq të parapëlqyer të …”Cafe Du Brasil”.

Por një të papritur të këdshme solli në këtë botëror edhe skuadra e Bashkimit Sovjetik, futbollin e të cilit kisha filluar ta ndiqja me shumë vemendje, siç thashë, falë leximit të shtypit të këtij vendi, me sport shumë të zhvilluar. Rusët, të mbyllur në bedenat e tyre të vetvetizolimit, që predikonte Stalini, ashtu siç do të vepronte më pas dhe nxënësi i tij fanatik, Enver Hoxha, vepruan ngadalë, por me pjekuri para se të shfaqeshin në arenën e futbollit botëror. Në nëntor të vitit 1951 sollën në Tiranë ekipin “Spartak”, një përzgjedhje e kombëtares, që e mbylli takimin me përfaqësuesen e Tiranës, 1-1.
“Vërtet  ekipet hungareze që luajtën në 1948 në Tiranë ishin të kalibrit  të lartë ndërkombtar, pa përmendur përfaqësuesen e tyre, që na mundi në Budapest 12-0, me Pushkashin,Ciborin,Kocishin…,por edhe ekipi i “Spartakut” të Moskës ishte i rrallë,- më thoshte Anton Mazreku gjatë bisedave që patëm zhvilluar për kampionatet botërore, pas vitit 1960. ”Madje për këtë turne të “Spartakut”,ai pati shkruar një artikull shumë tërheqës në “Sporti Popullor”.

     Si edhe tani më kujtohen futbollistët e njohur, jo vetëm të “Spartakut” të Moskës,por edhe të skuadrës tjetër ushtarake CSKA, portieri  Nikanorov, lojtarët Sokollov, Bazhashkin, Dementjev, Paramanov, Tatushin, Isajev, Simonian, Ilin, dhe veçanërisht gjysmësulmuesi Neto, që u shqua në botërorin suedez që po përshkruajmë,s i  dhe në botërorin kilian të vitit 1962.  Në këtë përfaqësuese  mungonte vetëm portieri legjendar, Jashin, dhe sulmuesi i njohur, Bobrov. Ndaj dhe barazimi më 7  nëntor të vitit 1951i përfaqësuese së Tiranës, pa pa Loro Boricin e dëmtuar, ishte sukses i futbollit tonë.

Pastaj sovjetikët matën  pulsin e futbollit botëror më 1952, kur morën pjesë në Oimpiadën e Helsinkit më 1952, dhe ku arritën deri në gjysmëfinale. Por aty u thyen nga jugosllavët e… Titos. (Sa shumë u qortuan dhe madje u dënuan të ngratët futbollistë për këtë humbje të quajtur politike, si4 kujtonte më pas Kostandin Beskovi, ish -futbollist  i olimpikes sovjetike dhe  më vonë trajner i shquar,në kujtimet e botuara vite më pas.).

Rusët nuk morën pjesë në botërorin e  vitit 1954, por më 1956 fituan medaljet e arta në turneune futbollit të Olimpiadës së Melburnit dhe më  1958 në Suedi zbritën me ambicje të mëdha.Për kurreshtje kishin në gjirin e tyre edhe futbollistët  që përmenda më sipër. Por grupi ku bënin pjesë ,ishte grupi  i ferrit dantesk, sepse u vunë përballë Austrisë, e katërta në botërorin zviceran, më 1954, me Anglinë dhe me  Brazilin. U cilësuan nga shtypi botëror debutantë, por barazuan 2-2  me anglezët, natyrisht të drobitur dhe pikëlluar  pas katastrofës ajror te Mynihut dhe, ndonëse u rezistuan brazilanëve,f alë edhe pritjeve të portierit të tyre të mahnitshëm, Jashin, mposhtën austriakët,2-1. Kur rezultati ishte i barabartë 1-1, Jashini priti 11-metërshin e gjuajtur nga qendërsulmuesi i njohur austriak, Bucek dhe pastaj, pa kalur disa munuta, rezultati i shndërrrua 2-1 për ata.

Meqë kishin pikë të barabarta me Anglinë, sipas rregullores së atëhershme,  u rindeshën me Anglinë, fituan 1-0, me gol të Ilinit  dhe kaluan në fazën çerefinale, ku u ndodhën përballë suedezëve pritës të këtij botërori.

“Këtë  ndeshje,- i thashë gjatë bisedës Martelinit,- e kam ndjekur  nga Radio Moska të komentuar nga komentatori i madh sovjetik,Nikollai Ozerov,sepe RAI nuk e transmetoi në Radio.Suedia fitoi 2-0, me gola të Hamrinit, që kishte nisur të luante me “Juventusin”  në Itali, dhe Simonsonit,  një tjetër futbollist i njohur suedez, që do të rrëmbehej nga “Reali” i Madridit.

“Dhe uë e mbaj mend mirë të ndeshje,-  më ndërpeu Martelini.-Por në humbjen e sovjetikëve ndikoi edhe lodhja e madhe, sepse u desh që në shtatë ditë të luanin kundër Anglisë, Brazilit,Austrisë  dhe pësëri një ndeshje suplementare  kundër Anglisë. Të mos harrojmë se në humbjen e sovjetikëve ndikoi  edhe përjashtimi në prag të këtij botërori  Ogonjkovit dhe sidomos Strelcovit, që u quajt atëherë “Peleja i bardhë”. Arsyeja: sepse kishin qenë të pirë gjatë e një orgjie me femra, që solli që Strelcovi madje dhe të përfundonte për shumë  vite në burg. Por vite më pas doli se kjo nuk kishte qenë e vërtetë.

Zhgënjim të madh solli në këtë botëror Hungaria, që u mënjanua qysh në ndeshjet në grupin e vet, ku barazoi me Uellsin e panjohur ,1-1,u mposht nga Suedia,2-1 dhe ndonëse fitoi 4-0 kundër Meksikës, në ndeshje suplementare u  mund nga Uellsi  2-1.

“Natyrisht në këtë dramë të futbollit të njohur hungarez,- më tha Martelini,- ndikoi mungesa e futbollistëve të mëdhenj, Pushkash,Cibor, Kocish etj., që gjatë revolucionit të vitit 1956 ndodheshin në turne jashtë shtetit. Në shenjë proteste, kundër pushtimit rus, ata kërkuan strehim politik. Tre të mësiërmit shkuan në Spanjë, ku u shqua Pushkashi që luajti vite me radhë me “Realin” e Madridit  dhe madje në botërorin e vitit 1962 edhe me përfaqësuesn  e Spanjës.”

…Si për të treguar se jo rastësisht është kampione e botës në fuqi, RF  Gjermane, e drejtuar përsëri  nga Herbergeri, midis të tjerëve, paraqet një futbollist të rim, Uve Zeelerin, emri i të cilit do të dominojë deri më 1970 në tri botërorë të futbollit.

Eshtë pastaj edhe Franca që do t’i dhurojë botës një shenjëtar të rrallë, Zhyst Fontenin, i cili me 13 të shtënat e tij të sakta,  mbetet edhe sot ndër më të mirët në librin e artë të botërorëve. Duke mundur në gjysmëfinale RF Gjermane, 6-3 Franca dëshmoi se do të shfaqej jo rrallë në tapetin e skuadrave më të mirë të Evropës dhe botës.

Pasi mundi habitërisht me shumë vështirësi Uellsin 1-0, më gol të debutuesit Pele, Brazili zbrazi tërë arsenalin e vet në takimin gjysmëfinal me Francën (5-2), ku Peleja shënoi edhe tre gola të tjerë. Ky djalosh fenomenal, do t’u shtonte këtyre edhe dy gola e fundit në finalen e bujshme,  përsëri 5-2, këtë radhë kundër Suedisë, fitore që për herë të parë e shpuri Brazilin në Olimpin e futbollit. Vecanërisht i mahnitëshëm ishte goli me të cilin Brazili thelloi rezultatin 4-1: Peleja ia kaloi topin mbrojësit kundërshtar mbi kokë, iu mënjanua dhe e gjuajti pa rënë ai në tokë. Kur ndeshja po mbyllej  4-2, pasi suedezi Simonsen kishte shënuar në minutëne 80-të, Peleja shënoi edhe golin e pestë. Për suedezët kaënaqësi e çastit ishte goli i parë  në minutën e katërt, shënuar nga Lidholmi, që zgjati vetëm pësë minuta, sepse Vava shënoi golin e barazimit dhe pastaj golin e dytë në 32’, që u pasua nga një gol tjetër i Zagallos .

“Brazili  i markës 1958,-më tha Martelini,- ishte a dyshim skuadra më mirë e të të gjithë botërorëve të zhvilluar deri atëherë.”

Ky botërori, pari që fitonte një skuadër latino-amerikane në Evropë dhe për më tepër Brazili, u shnndërrua në festë kombëtare të pashembullt në Rio De Zhaneiro dhe qëtete të tjera braziliane dhe ta pret mendja, që nuk pati vetëvrasje, si tetë vjet të shkuara,pas tragjedisë me Uruguain ,por as edhe infarkte që këtë radhë do të kishin qenë të shkaktuara nga gëzimi.   

Një veçori tjetër e këtij botërori ishte se të katër skuadrat e Britanisë së Madhe, Anglia,Skocia, Irlanda e Veriut dhe Uellsi, arritën në këtë botëror, por vetëm Uellsi dhe Irlanda e Veriut, që   nuk parashikoheshin, kapërcyen  në çerekfinale.

 

Rezultatet e fazës finale

Cerekfinale

RF Gjermane-Jugosllavi 1-0

Francë-Irlandë e Veriut 4-0

Suedi-Bashkimi Sovjetik 2-0

Brazil Uells 1-0

Gjyësmëfinale

Suedi-RF Gjermane 3-1

Brazil-Francë 5-2

Finalja

Brazil-Suedi 5-2

Brazili-Zhilmar- Xhalma Santos, Nilton Santos, Zito, Belini,Orlando, Garrinça, Didi, Vava, Pele, Zagalo.

SuediaSvenson, Bergmark,Aksbom, Bjornson, Gustavson, Parling, Hamrin,Green ,Simonson, Lidholm, Skoglund

Golshënuesi më i mirë:Zhyst Fonten 13 gola

Nga galeria e yjeve:

Pele, Garrinca ,Didi,(Brazil), Jashin ,(B,Sovjetik), Kopa ,Fonten,(Francë)

Ndeshje- 35

Gola-126.(3.6 për ndeshje)

Shikues-919.580,(26.273 për ndeshje)

Comments

comments

-----