MRDOVIC: ‘ MALI I ZI E KA NJOHUR KOSOVEN DHE DISTANCOHEMI NGA DEKLARATAT E PRIFTIT SERB AMFILLOHI”

Nga Arben Lagreta

-Ambasadori I Malit të Zi në Tiranë, Dusan Mrdovic vizitoi së fundi Shoqatën e Pakicës Kombëtare të malit të Zi në Shkodër “ALBA-MONTENEGRO” i shoqëruar nga 2 drejtues të Ministrisë së Jashtme nga Podgorica; nga Shefi I Departamentit të Bashkëounimit Ekonomik dhe Shkencor, Vladan Lalovic si dhe Drejtorit i Diasporës Predrag Mitrovic .

-Drejtuesi  i diplomacisë malazeze është distancuar nga deklaratat e kohevë të fundit të priftit serb në Mal të Zi, Amfillohije sipas të cilit “Kosova është Serbi” dhe është përqëndruar në zbatimin e të drejtave dhe nevojave të ligjshme të minoritetit malazez në Shkodër sidomos pas njohjes kohët e fundit nga ana e parlamentit shqiptar të minoritetit malazez  si minoritet me të drejta të plota me minoritetet e tjera në Shqipëri.

SHKODER  Drejtuesit e Shoqatës së Pakicës Kombëtarë  të Malit të Zi në Shkodër “ALBA-MONTENEGRO” pritën ditët e fundit në ambjentet e kësaj shoqate një delegacion nga  Minstria e Punëve të Jashtme e vendit fqinj. Delegacioni malazez përbëhej nga Ambasadori  I Malit të  Zi në  Shqipëri, Dusan Mrdovic  si dhe dy drejtues të këtij dikasteri të vendit fqinj, dhe konkretisht nga Shefi  i  Departamentit të  Bashkëpunimit  Ekonomik dhe Shkencor  Vladan Lalovic dhe Drejtori i Diasporës, Predrag  Mitrovic.

Zyrtarëve të lartë malazezë  u ka uruar mirëseardhjen Kryetari I kësaj shoqate Burhan Culic dhe në vijim ata kanë biseduar  rreth 2 orë.

Ecuria e aktivitetit dhe nevojave të kësaj shoqate në Shkodër, vijimësia e marrdhënieve shumë të mira ndërmjet qeverive të Malit të Zi dhe Shqipërisë tani edhe me njohjen si minoritet kombëtar të minoritetit malazez nga qeveria shqiptare si dhe në fund, distancimi nga deklaratat e priftit serb Amfillohije dhe të drejtuesve të shoqatës së minoritetit serb “Moraca-Rozafa” ishin pijat kryesore, respektivisht të bisedimeve dhe të prononcimit të kreut te diplomacisë malazezë në Shqipëri Dusan Mrdovic dhe anëtarit të Këshillit të Bashkëpunimit  të  Diasporës me Shqipërinë  për  Qeverinë  e Malit të  Zi dhe njëkohësisht Nënkryetar i Shoqatës së  Pakicës  Kombë tare Malazeze “ALBA-MONTENEGRO”, Millan Zlaticanin (Janku).

PALA MALAZEZE VLERESON MIRATIMIN E STATUSIT TE PAKICES MALAZEZE NGA PARLAMENTI

Në fund të këtij takimi dypalësh, i pyetur për qëllimin e kësaj vizite zyrtare të këtij niveli si dhe për  temën  e bisedimeve  të  zhvilluara nga ana e delegacionit malazez me drejtuesit e kësaj shoqate, Millan Zllaticanin (Janku ), anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit  të  Diasporës me Shqipërinë  për  Qeverinë  e Malit të  Zi dhe njëkohësisht Nënkryetar i Shoqatës së  Pakicë s  Kombë tare Malazeze “ALBA-MONTENEGRO”, ndërmjet të  tjerash  u shpreh:

“Qëllimi I vizitës së  delegacionit me drejtuesit e shoqatës së  pakicës kombëtare “ALBA-MONTENEGRO” në  Shkodër, e konkretisht me kryetarin e saj Burhan Culiq ishte kryesisht për tu njohur me ecurinë  e aktivitetit, angazhimeve dhe nevojat e  kësaj shoqate për  periudhën nga vizita e fundit.  Një  vend  të  rëndësishëm  në  bisedë  zuri  edhe njohja  e zhvillimeve të  fundit në  lidhje me ligjin nr. 96/2017 të  miratuar nga Parlamenti i Shqipërisë  për  pakicat kombëtare  ku për herë  të  parë  jetësoi kërkesën tonë  të  hershme, atë  të  njohjes së  ekzistencës së  pakicës kombë tare malazeze në  Shqipëri . Ne shprehëm në të njëjtën   kohë  dhe bashkarisht konsideratat dhe mirënjohjen tonë parlamentit dhe qeverisë  shqiptare e cila vijon  vazhdimësinë  e marrdhënieve të  shkelqyera  ndërshtetërore  me  Malin e Zi. Në  këtë  takim  u dhanë  porosi  shumë  të  rëndësishme  përsa   i takon  ruajtjes  së  marrdhënieve  shumë  të  mira  ndërmjet  dy vendeve tona. Nga  ana  jonë  si shoqatë  ne vijojmë  obligimin tonë  të  përhershëm  për  të  zbatuar me korrektësi  kushtetutën  dhe ligjet  e  shtetit  shqiptar. Në  të  njëjtën  kohë , në  kuadër  të të drejtave  që na takojnë  edhe në  bazë të konventave  ndërkombëtare  për  pakicat  dhe minoritetet,  ne  si komunitet malazez do  të  vijojëmë  që  të  kultivojmë  edhe te brezat më  të  rinj ruajtjen e identitetit  tonë  kombëtar  si  dhe  të mësimit  të  gjuhës  amtare dhe traditave tona arsimore dhe kulturore.  

Ndërkohë, në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, Ambasadori I Malit të Zi në Shqipëri  Dusan Mrdovic tha:  “Sipas informacioneve që morëm nga kryetari  i Shoqatës “ALBA_MONTENGRO” ne jemi të kënaqur përa I takon zbatimit të të drejtave të pakicës kombëtarë malazezë në Shqipëri  si  dhe  për faktin  se parlamenti I Shqipërisë e ka njohur pakicën malazezë si pakicë kombëtare.”

MRDOVIC DHE ZLATICANIN: “DISTANCOHEMI NGA DEKLARATAT E AMFILLOHIT”

Përsa i takon deklaratës së para pak muajve më parë në Shkodër të priftit serb në shoqatën “Moraca-Rozafa” të minoritetit serb sipas së cilës “Kosova është Serbi”, Ambasadori malazez theksoi: “Ne bazohemi në politikën që ndjek shteti i Malit të Zi dhe sic e dini , ne e kemi njohur Kosovën si shtet. Ajo deklaratë është e një prifti të Kishës së Sebisë e jo të Malit të Zi. Duhet ta dini se në Mal të Zi janë 2 kisha; kisha malazeze dhe kasha serbo-malazeze. Prifti që përmendni ju I përket të dytës. Ne nuk kemi asnjë lidhje me atë deklaratë. “

Për të njëjtën pyetje si dhe për deklarata të ngjashme të drejtuesve të Shoqatës së minirotetit serb “Moraca-Rozafa”, anëtari   i Këshillit të Bashkëpunimit  të  Diasporës me Shqipërinë  për  Qeverinë  e Malit të  Zi dhe Nënkryetar i Shoqatë s së  Pakicës  Kombë tare Malazeze “ALBA-MONTENEGRO”,  Millan Zllaticanin ( Janku ) theksoi:

“Neve nuk na lidh asgjë me deklaratat e tyre e mund t’I pyesni ata. Unë nuk gjykoj dhe aq më pak të mbaj përgjegjësi për deklaratat që jep  kryetari  I Shoqata Moraca-Rozafa. Për ato që ka deklaruar ai shkoni  dhe pyesni atë. Unë kam të njëjtën përgjigje sic e tha edhe zoti Ambasador, pra atë se shteti I Malit të Zi e njeh Kosovën e po kështu edhe ne si shoqatë dhe njëkohësisht si nënshtetas të Shqipërisë ne e njohim shtetin e pavarur  të Kosovës.

Prifti serb Amfillohije resident në Mal të Zi e ka vizituar shpesh Shkodrën në të paktën 2 dekadat  e fundit. Ai njihet  për qëndrimet e tij kontraverse dhe nacionaliste konservatore serbe. Ky I fundit ka shpallur si tradhëtarë të cështjes kombëtare shumë politikanë serbë duke rrëshqitur haptazi nga korniza e një drejtuesi fetar në një vend laik. Ndër të anatemuarit nga ky prift është edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të cilin e akuzon për tradhti kombëtare për shkak

hme penalisht sipas së cilës  “vrasja e ish-liderit serb Zoran Gjingjiq, për të cilën akuzohen struktura para-policore serbe, ka qenë “vullnet i Zotit”.

ARBEN  LAGRETA

 

 

 

 

Comments

comments

-----