NJË KRONIKË NGA VLORA

Nga Luan Çipi

 

Telefonin fort e shtrëngoj te dora,

Zëri abonentit larg këndshëm buçet.

Petraq Gjonçe jam, shoku yt nga Vlora!

Unë pyes nga Tirana, ai ëmbël flet:

-Më thuaj i dashur, si po shkojnë punimet,

Ç’ po bëhet në Vlorë, andej nga Uji i Ftohtë,

A po mbaron rruga, plazhet, vendpushimet?

Na thuaj një fjalë, se s’durojmë dot!

-Unë i shoh për ditë, kur shkoj në takim

Me miqtë pensionistë kafen për të pirë:

Po punohet shumë, pa një ditë pushimi,

Ndarë në tre grupe, shpejt edhe  mirë,

Në muajin Prill merr fund asfaltimi!

-Po kur mbaron fare, me kureshtje pyesim?

-Data tridhjetë Maj, është inaugurimi,

Ju ftojmë në Vlorë shiritin të presim!

Tiranë, më 25.03 2017

 

 

Comments

comments

-----