SHKRIMATRËT ME GJUHË AMËTARE TJETËR JANË PASURI E GJUHËS DHE KULTURËS SONË KËTU-JANË URË LIDHËSE MES LETËRSIVE, GJUHËVE DHE POPUJVE

Nga Sokol Demaku

 

Në organizim të Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås dhe në bashkëpunim me Qendren Kulturore “Mbretëresha Teuta” nga Göteborg e me pjesëmarrje të Shoqates regjionale të shkrimtarëve të Suedisë FCV nga Göteborg në datë 20 prill 2018 në lokalet e Pallatit të Literaturës në Göteborg të Suedisë shkrimtari ynë i mirënjohur në mërgim me prejardhje nga Drenica Hamit Gurguri bëri prezentimin e tetë romaneve të tija botuar e gjuhën suedeze.

Recensionin për romanet në fjalë e kishin bërë shkrimtarë suedez, autorë të njohur sudezes të cilët me admirim folën për veprat e botuara të Hamitit në suedisht. Ndër të pranishëm kishte poet, shkrimtar, publicist, dhe adhurues të fjalës së shkruar në shqip e Suedisht.

Moderatorët e mbëmjes e reja Anxhela Ziso dhe i riu Bahtir Laitifi në mënyrë madheshtore moderuan këtë evenemnet më mjaft vlerë për kulturën dhe letërsinë shqipe në mërgatë.

Evenementin e shpalli të hapur kryetarja e Shoqatës regjionale të shkrimatreve FCV nga Göteborg e nderuara Kristin Bjranadöter e cila në fjalën e saj tha fjalë miradie për punën dhe angazhimin e poetëve dhe shkrimtarëve shqiptar që jetojnë dhe veprojnë sot në Mbreterin e bashkuar suedeze. Më kujtohet si sot para shtatë tetë vite ne kishim një kërkesë të një shkrimtari shqiptar për anëtarësim në shoqtën tonë këtu, por sa më kujtohet kishim një problem qe dikush të na lexonte shkrimet e tija dhe të na përkthente ne suedisht, dhe mbaj mend se jemisorrollatur një vit me këtë kerkesë e sot fal këtij përsoni ne kemi edhe shumë anëtar tjerë neë FCV që shkruajnë dhe flasin shqip e suedisht.

Ne jemi krenar me këta njerëz, këta janë pasuri e gjuhës dhe kulturës sonë këtu, këta janë ura lidhëse mes letërsive, gjuhëve dhe popujve.

Ishte një mbrëmje e cila la përshtypje pozitive për Gjuhën shqipe, përfaqësusit e saj në mërgim, ata të cilët e pasurojnë cdo ditë e më shumë këtë gjuhë të artë dhe e prezentojnë në botë në mënyrë ma dhështore. Ishte një mbëmje e cila si degjuam nga të pranishmit duhet të organizohet ndoshta një herë në muaj në qytete të ndryshme, në mënyrë që sa më mirë të jetë e mudnur që gjuha shqipe dhe autor shqiptar e që nuk janë të pakët këtu u tha nga të pranishmit të prezentohet për vendësit qe ata të din më shumë për ne dhe gjuhën tonë tyë lashtë, e ketë mudn ta bëjnë në menyrë të vecnat dhe me të mirë vet shkrimtarët, poetëtë dhe adhuyruesit e shkrimit.

Në këtë evenemet madhështor u prezentuan të tetë romanet e mërgimatrit Hamit Gurguri në gjuhën suedeze me një recension shkruar nga shkrimtar, krijues dhe gazetar suedez e lexuar po vet nga shumica e tyre por edhe nga të torizuar për këtë, e njëra ndër shkrimtaret e njohura suedeze me shkrimet e saja por edhe me perkthime Anna Matsson u shpreh se ndjehet krenare me prezentimin që i benë veprës së Hamit Gurgurit sie dhe vet autorit të romaneve.

Lexuan recensionet edhe Exhlale Shipoli, Jeton Partini, Qerime Hajra e të tjerë.

Në këtë mbrëmje u prezentuan për lexuesit suedez por edhe tjerë roamnet:

-“Fröken i krig”, “Kvävd av tystnad”, “Bortom gränser”, “Prins och Sultanen”, “Frihetens vingar”, “I Säpo-s klor”, “Väx upp prinsessa”, “Farmor från Oslo”

Ishte simpatik gjesti i djaloshit 9 vjecar nga Osllo, i cili ia solli shkrimtarit tonë falenderimin me shkrim, të vënë në kornizë të derguar nga Pallati mbretëror i Norvegjisë për romanin e tij ”Gjyshi nga Osllo”; dhe ftesa të vizitojë Osllon.

Në fund të venementit Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” dhe autori shtruan një koktej rasti për gjithë të pranishmet.

 

Comments

comments

-----