I DUAM SI ÇERÇIZI DHE ADEMI

Nga Luan Çipi

 

Kohë trazirash dhe rrëmuje,

Shqiptarët në rrugë e sheshe

Duan djem, tjetër lloj feje,

Të kalitur në rrebeshe!

 

  Çerçiz Topulli Gjirokastra,

Që le plengë e pasuri;

 Jasharët, trima me flatra,

U vratë me nder për liri.

 

Nuk i njihnit ju partitë,

Parti, kishit Shqipërinë;

Nuk luftonit me vëllazëritë,

Po me Turkun dhe Serbinë.

 

Deputeti rri në Kuvend,

Atje është nderi, lavdia

Ligje të drejta, me mend,

Mbi partitë  – Shqiptaria!

 

Ç’na duhen të djathtë, të majtë,

Të bardhë, të kuq a të zi

Ndarjet, sajohen nga djajtë,

Duam bashkim, demokraci.

 

Demokraci të vërtetë,

Ku të vetëvendos shumica,

Votojmë në kuti, të qetë,

Jo në rrugë e në rrugica.

 

Model Ademi, Çerçizi

Që dhanë jetë e pasuri,

Jo hajdutë e pjellë gjirizi.

Deputetët, nga brezi i ri!

 

Tiranë, më 20.03.2017

 

Shënim: Fotoja, montazh nga Vladimir Bizhga

Comments

comments

-----