Gra të shquara shqiptare, elitare të kombit

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

Paragraf nga dorëshkrimi” Elitat, krenari kombëtare”
 “ Nuk besoj të ketë në botë si në Shqipëri, obeliskë natyralë,   ku është  gdhendur vetëmohimi i gruas shqiptare!”

 

 Familja, atdheu i vogël, ku hedh rrënjë kombi, ndërtohet nga të dy gjinitë, …kur burri dhe gruaja do të dinë ta vlerësojnë njëri-tjetrin për atë që është në gjendje të bëjë e të arrijë secili segment i shoqërisë, do të kemi një familje të bukur, një shoqëri kompakte e pa smirë, një shtet më të konsoliduar dhe një komb të integruar…”Vivra

 

     Shoqërinë njerëzore e bëjnë dy segmente:burra dhe gra, ku kjo e dyta sipas statistikave, zë vendin e parë, me mëse 51% të numrit të të gjithë popullsisë së globit tokësor. Ky segment vital, qeliza e njerëzimit, nga i cili lind e bukura “JETA”, ka dhënë, jep dhe do të japë vlera në shoqëri. Është gruaja që ka dhënë burra të aftë që kanë drejtuar dhe drejtojnë perandori, shtete, organizma kombëtare dhe ndërkombëtare në të gjitha fushat si në organet e larta presidenciale, legjislative, juridike,  ekzekutive, si dhe në shkencë, ekonomi, drejtësi, arsim, kulturë, shëndetësi, ushtri etje… Edhe pse të pavlerësuara si e sa duhet, si dhe në kushte pabarazie gjinore, megjithatë janë në një numër të konsiderueshëm gratë që janë ndërtuese të shoqërisë, me të njëjtat vlera si dhe meshkujt. Kurr s’duhet harruar se gjatë historisë ka pasur shumë vajza të reja, bashkëshorte, nëna që me punën e tyre, bazuar në intelekt, arsim, profesion, kurajo, guxim e vetmohim, janë bërë shembuj virtyti që kanë dhënë vlera të njëjta apo dhe më të avancura sesa meshkujt. Në këtë mënyrë ato kanë krijuar modele që duhen ndjekur nga bashkëkohësit apo të merren si nxitje për të thyer konceptet patriarkale të shqoqërisë njerëzore.   Në kërkim të modeleve të grave që patën guxim për të sfiduar kohën dhe mentalitetin, për gjetjen e atyre zonjave që thyen tabu dhe korniza shumë të ngurta, të vendosura padrejtësisht ndaj tyre nga politikat e mbrapshta, ka pasur në çdo kohë.

Një fjalë e urtë thotë:“Po të kërkosh, gjen.” Në Shqipëri ka shumë modele grash që me guxim, kanë thyer rregullat strikte dhe patriarkale të mesjetës. Ato dolën kundër kohëve të egra që mohonin ekzistencën e saj si një segment vlerash. Them me bindje se Elitat dolën nga kornizat e rregullave të ngurta të shoqërisë, duke sfiduar kohën dhe pushtetet despotike. Me vlerat e tyre të pamohueshme, jo vetëm kanë luftuar gjatë shekujve për të çliruar vendin, por hodhën themele të reja për një shoqëri të re dhe hapën rrugën e qytetërimit. Këto zonja jetuan e punuan në periudha të ndryshme historike, që me guxim e mençuri u ngritën kundër çdo lloj shtypjeje, dhune dhe tutele, që ishin tregues të lënies së tyre në injorancë, varfëri mendore dhe vartësi ekonomike. Një gjendje e tillë e gruas, me mungesë të theksuar lirie, që ishte për të dëshiruar, përherë ka karakterizuar ndërgjegjen tonë kombëtare në nivele tejet të ulëta. Dua të veçoj e të vë në dukje ato gra intelektuale që u ngritën me forcë kundër shtypjes,dhunës, indiferentizmit gjinor, mohimit dhe hapën rrugën për një të ardhme ndryshe, ku femra të mos ndihet inferiore. Këto zonja vitale me shembullin e tyre ia rritën famën dhe vlerat vendit që i lindi e i rriti, duke e vënë kombin mbi gjithçka tjetër, shumë syresh rritën prestigjin e këtij segmenti të bukur dhe të pazëvendësueshëm.

Synimi i zonjave që kanë dalë nismëtare, ka qenë luftë kundër zakoneve e mentalitetit patriarkal të Mesjetës, nëpërmjet arsimimit të tyre, rritjes së nivelit kulturor, pjesmarrjes së gruas me të drejta të barabarta dhe në kushte të njëjta me burrat në çdo fushë të jetës, pse jo edhe në drejtim. Elitat gra  janë vlera që duhen nxitur apo inkurajuar nga shteti me institucionet e tij.

   Familja, atdheu i vogël, ku hedh rrënjë kombi, ndërtohet nga të dy gjinitë, nga burri dhe gruaja, por emrin e mbajtjes së familjes, namin e mirë apo famën tek ne, e merr burri. Pse? Ata paskan të drejtë të ndihen të përkushtuar?! Jo. Këtë pseudosakrificë e bëjnë vetëm për ego, për mentalitet dhe për të treguar se “pa burrat nuk rritet fëmija, nuk mbahet familja, madje edhe kombet nuk zhvillohen pa pasur në krye burra shteti”. Arti gojor i popullit tonë të lashtë u transmeton brezave: “Njëra dorë lanë tjetrën, të dyja lajnë fytyrën!” – kjo thënie është më se e duhura dhe tejet e spikatur për këtë rast. Sepse kur të dy gjinitë do të dinë ta vlerësojnë njëri-tjetrin për atë që është në gjendje të bëjë e të arrijë secili segment, do të kemi një familje të bukur, një shoqëri kompakte e pa smirë, një shtet më të konsoliduar dhe një komb të integruar. Natyrisht këto gra që i ka nxjerrë koha,me vrazhdësinë e saj, të cilat qëndrojnë më lartë se të tjerat, pavarësisht nga bindjet politike që ka secila, kanë nevojë për mbështetjen e institucioneve të larta shtetërore, duke nisur që nga Kryeministri, Qeveria, gjithë pushteti qëndror dhe ai që do t’i spikat i pari këto vlera, duhet të jetë pushteti lokal.

Gra të tilla, që meritojnë të quhen “ELITA”  i treguan botës se, ekzistenca e shoqërisë njerëzore nuk mund të jetë e njëanshme, as vetëm mashkullore dhe as vetëm femërore, por mundësohet nga dy segmente, femra dhe meshkuj. Pyes:”Si mund ta mohojnë atë të vërtetë të madhe se, nga gruaja lindën burrat e shteteve, në duart e të cilëve është luajtur e luhet politika, diplomacia botërore, drejtësia  dhe fatet e kombeve të mëdhenj apo të vegjël?” Gra të tilla, veç të qenit bija të denja, bashkëshorte besnike dhe nëna apo gjyshe shembullore, por duke sjell progres në ssoqëri në fusha të ndryshme të jetës, kanë fituar disi lirinë vetjake.
  Si individ, unë jam kundër lirisë pa kufi që shtrembëron e përdhos nocionin e kësaj fjale të bukur, fisnike, të vyer dhe të pazëvendësueshme.Jam për atë liri që individit, në rastin tonë, gruas i jep mundësinë për të qenë vetvetja dhe si e tillë, është vlerë kombëtare.

   Vo:Tribuna Shqiptare,7 mars 2014- Vivra,” Gruaja shqiptare në shekuj”: Historia e kombeve është zhvilluar sipas epokave historike, politike, ekonomike dhe sociale që, në tërësi bëjnë historinë e një kombi. Historinë e vërtetë e bënë njerëzimi me bëmat e tij, vetëm atëherë kur të dalin në pah vlerat e rralla të njerëzve të shquar. Meqë gratë dhe burrat bashkëudhëtojnë, duhen pasur parasysh vlerat reale që ka dhënë çdo segment i shoqërisë në historinë e kombit. Zakonisht politikat e politikanët më tepër i kanë prishur dhe i prishin punë, se sa i japin vlerat e duhura gruas, këtij segmenti të rëndësishëm e të pamohueshëm në jetën politiko-social-ekonomiko-kulturore të kombit. Njëanshmëria e këtij mentaliteti do të ekzistojë për sa kohë të ketë pabarabarazi gjinore. Madje ky qëndrim do të jetë edhe pasi të mënjanohet mentaliteti patriarkal dhe të pranohet se femra ka të njëjtin potencial intelektual e profesional, si burrat. Pikërisht për këtë diferencim gjinor,duhet të vlerësohen veprimtaria, arritjet dhe sfidat e gruas në çdo epokë historike. Çdo epokë ka përfaqësuesit e shquar të shoqërisë.
 Ashtu si shumë meshkuj që janë shembuj virtyti e trimërie, si mbretërit ilir,si: Bato, Pleurati, Monuni, Mytili, Pirro i Epirit, Genti, Agroni. Aleksandri i Madh, më vonë Gjergj Arianiti, Skënderbeu dhe Ismail Qemali, ka edhe mjaft gra të shquara.
   Theksoj se qysh në lashtësi, gruaja ka mbajtur peshën e familjes e të të gjithë shoqërisë. Gratë ilire merrnin pjesë në kuvende dhe herë -herë u dëgjohej fjala më shumë se sa burrave. Një vlerësim të tillë për femrën e përmban edhe Kanuni i Lek Dukagjinit. Si heroizmat e pashoqe të burrave trima, të tilla drithëruese dhe vetëmohuese, janë legjendat edhe për gratë trimëresha. Shembuj të tillë ka plot.
  Pas vdekjes së Agronit drejtimin e shtetit Ardian e mori mbretëresha Teuta, e cila diti t’i udhëheqë ilirët nga beteja në betejë, në luftën e drejtë dhe çlirimtare ndaj romakëve. Teuta u shqua si një stratege e zonja që e nxori popullin e vet nga situata të vështira ndërlufuese, jo shaka por me një Perandori që ishte sundimtare e botës. Kjo u tregoi ilirëve dhe botës se edhe një grua është e aftë të drejtojë si çdo burrë.

 Shembuj vitaliteti e besnikërie ishin gratë ilire që luftonin përkrahë burrave. Në kohën që ata ishin në luftë, gratë jo vetëm drejtonin familjen, ekonominë, rrisnin dhe edukonin fëmijët për t’u bërë luftëtarë të zotë, por drejtonin e mbronin edhe pronën e tyre. Pra rrjedhat e kohës nxorën, jo vetëm burra por edhe gra të famshme. Sa e sa gra atdhetare ia kanë rritur emrin Shqipërisë iliro-pellazge.

 Ato, në çaste vendimtare për atdheun e tyre, i dhanë emër vetes, kanë mbijetuar me armë në dorë ose kanë vdekur me nder. Shembuj të tillë, janë 6000 gra dhe vasha që dolën malit për çlirimin e Shqipërisë, e cila u përfshi në Luftën e Dytë Botërore. Veç tyre ka dhe nga ato zonja me kuptimin e vërtetë të fjalës, që me bëmate tyre janë shndërruar në legjenda, si: Doruntina e Vranajve, të cilën e thirri zëri i tokës mëmë. Legjendat e Gjergj Elez Alisë dhe të Mujës e Halilit, që veç trimërisë së pashoqe tregojnë besën e shqiptarit. Rozafa e flijuar që muret e kështjellës së Shkodrës të mos binin, duke lënë jetim fëmijën në gji. Argjiroja, e cila për të mos rënë në durt e pushtuesve, u hodh nga muret e kalasë së Gjirokastrës. Mbretëresha Teutë, gratë e Sopotit, gratë e Pargës, apo suljotet në vallen e vdekjes, përjetësuar nga piktori Ari Shefer, në pikturën “Gratë e Sulit”.

 *Maro Konda:Kujt mund t’ia merrte mendja se nusja e re nga bregu i praruar i Jonit do të bënte epokë, që u vetflijua, duke u hedhur nga shkëmbi dhe tërhoqi në greminë pas vetes, turqit e lidhur me litar njëri pas-tjetrit. Pas njohjes së vitalitetit dhe karakterit të gruas shqiptare, i kanë përjetësuar në vpra letrare, kurse Akademikja franceze, Margaret Jursenar në tregimin “Qumështi i vdekjes” u bazua në legjendën e murosjes së Rozafës, nënës së re që u flijua nën gurët e kalasë. Ka vënë në gojën e një personazhi të entuiazmuar nga legjenda e Rozafës,i cili u shpreh: “Ama për nënë do të doja të kisha një vashë si ajo e legjendës shqiptare”. 

  Kujtojmë  dy princeshat e Kaninës:

  * Rugjina Balsha, e cila në shek.e XIV bëri epokë, duke luftuar dhe udhëhequr luftëtarët si burrë. Pasi aleatët ia mohuan ndihmën, nuk fitoi, por as nuk iu dorëzua pushtuesve osmanë. Ajo me trimat e saj migroi në Korfuz, ku vdiq me sytë nga brigjet shqiptare. 

  * Donika Arianit Kastrioti, e cila ishte e denjë për t’u kurorëzuar Mbretëreshë e Arbërisë, titull që e mbajti me nder edhe pas vdekjes së Skënderbeut. Si Donika, dhe e motra, Shën Angjelina, dy vajzat e Princit të Kaninës, Gjergj Arianiti rritën emrin e tyre, të të atit dhe të Arbërisë. Donika Kastrioti jetoi jo pak po 32-33 vite në oborret e Napolit, Venedikut me dinjitet mbretëreshe. Deri në vdekjen e saj, në fillim të shek XVI ajo nuk reshti së ndihmuari shqiptarët nga mërgimi ku jetonte.

   *Elena Lukrecia Peshkopia Me këtë rast ju njohim me të panjohurën Elena Peshkopia, e para grua në botë që mori doktoraturën në Filozofi. Programin e doktoraturës e ndoqi në Universitetin e Padovës( Itali). Ajo për doktoraturë mbrojti teoritë e saj sipas babait të Filozofisë,Aristotelit, më 25 qershor 1678 para profesorëve të filozofisë, astronomisë, logjikës, mjekësisë dhe teologjisë, në Universitetin “Vassar”Nju JorkutSHBA. Aty para katedrës, Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin.  Portreti i saj është në dritaren e qelqit rreth 7 m. i lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson”,  në Universitetin “Vassar”. Gjithashtu ky portret që ngre në piedestal gruan shqiptare, gjendet edhe në shumë universitete të Europës.
*Rilindja Evropiane dhe lufta për të drejtat e gruas.
Qysh në shek. e XVIII-të, në oborrin e Shën Petërburgut u bë evolucion social-ekonomik-kulturor nga Perandoresha Katerina e Madhe. Kjo grua me origjinë gjermane, shërbeu si shembull për femrat përparimtare dhe të arsimuara të Evropës, që kërkonin ndryshim, të cilin duhet ta sillte gruaja prej së cilës lind jeta. Askush nuk mund ta mohojë se nga gruaja lindën burrat e shteteve, në duart e të cilëve është luajtur e luhet politika, diplomacia botërore dhe fatet e kombeve. Shumë zonja të nderuara, që e urrenin skllavërinë e femrës si segment, izoluar brenda katër mureve të shtëpisë, kishin vërejtur se mungesa e lirive dhe të drejtave të gruas, mospjesmarrja e saj në votime, mosarsimimi apo mohimi i të drejtës së punës intelektuale në administratën shtetërore, ishte një pengesë për zhvillimin e kontinentit plakë. Femrat e arsimuara e kanë ditur se ky segment i shoqërisë, gruaja e pakulturuar ka qenë pengesë e zhvillimit të shoqërisë. Ndaj qysh në Mesjetë vajzat malësore të Alpeve shqiptare morën një vendim që do të luftonin kundër pushtuesit si me pushkë por edhe me zgjimin e ndërgjegjes. Ato u ngritën kundër sundimit të huaj për të mos u bërë skllave që të shiteshun nëpër tregjet e Europës. Këto ishin 200 Amazonat shqiptare, që shkuan në ndihmë të Katerinës së Madhe në brigjet e Detit të Zi. Gjithashtu ishin këto amazona të maleve shqiptare që u ngritën kundër fejesës në djep dhe martesave të detyruara nga ligjet e egra të kohës.

   *Nora e Kelmendit: Ajo ishte një e re trimëreshë, si zanë mali, e cila bëri emër ishte në shek.XVII. Nora ishte vajza nga Malësia e Madhe. E shquar për bukurinë dhe trimërinë e saj Nora e Kelmendit, në vitet 1637-38, pranoi të martohej kundër vullnetit të të atit me kryekështjellarin boshnjak, Pashanë e Shkodrës, të cilin e vrau me një kamë me dorezë argjendi, që e kishte fshehur nën xhubletë. Për këtë akt trimërie që nuk iu nënshtrua të huajit, bota e quajti Brunilda Shqiptare, ose Mbretëresha e Maleve që vrau kryekështjellarin, ashtu si Brunilda e antikitetit që vrau Zigfridin.Shembujt tregojnë se,

 

*Rilindja Europiane ndikoi edhe në Shqipëri.
1993) –
sepse për gruan shqiptare, madje edhe në botë ishte e ndaluar të merrej me politikë apo punë intelektuale.

  Por me kohë femrat e arsimuara e kishin të qartë se pa një grua të kulturuar nuk mund të ketë as familje, as rini dhe as të ardhme të zhvilluar të kombit. Si pasojë e nivelit të ulët kulturor të njerëzimit, botës do t’i mungojnë kombet e qytetëruar. Në Europë kishte nisur lëvizja femërore madje e nxitur nga burrat. Në Paris, Rusoi themeloi shoqatën “Lega e Gruas“më 1869. Por ligjet e kohës ishin të egra. Ndaj shumë gra që kërkonin ndryshim, përfunduan në gijotinë, shumica e të cilave ishin nga shtresa e lartë e aristokracisë, mbretëresha e princesha si në Skoci, Angli, Hollandë, Francë etje. Një shembull i tillë ishte e reja 19 vjeçare franceze Zhan d’Ark (1412-1431), që udhëhoqi lëvizjen fshatare në Francën e viteve 1429-1431,model, që e ndoqën amazonat shqiptare,Nora Kelmendi, Janica Martinaj apo Tring Smajlja.

    Revolucioni në industri, solli ndryshime rrënjësore në Evropë. Dalja e gruas në punë me kushte të vështira, paga e ulët, orari 12-14 orë dhe puna e rëndë e të miturve në miniera, ose si hamenjë, bënë që gruaja të zgjohej ndërgjegjësisht sidomos në Angli e Francë. 
   *Shekulli i XIX-të,shekulli i Rilindjes Evropiane, ishte një lëvizje social-kulturore, në të cilën u përfshinë edhe mjaft zonja. Në këtë kohë, krahas industrisë, mori hov  arti, letërsia, piktura, skulptura, muzika, teatri, baleti etje. Duhej kurajo dhe guxim nga gra të virtytshme që të thyenin konceptet mesjetare dhe të dilnin nga kornizat e kohës. Këtë rrugë ndoqi dhe një ndër 10 gratë e shquara të shekullit XIX-të:

   * Elena Gjika ose Dora D’Istria, që u bë pjesë aktive e Rilindjes në Europë. Elena ishte shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Lind pyetja:-Pse mbante këtë pseudonim?  E dimë mirë se atëherë ishte e vështirë që të pranohej gruaja si vlerë e profesioneve si letërsi, politikë, drejtësi, diplomaci, profesione që ishin pronë për mendjet dhe forcën mashkullore. Ndaj Elena Gjika jo më kot u quajt Princesha e Kulturës Evropiane. Nuk besoj të ketë në botë si në Shqipëri, obeliskë më natyralë që ka gdhendur vetëmohimin e gruas shqiptare, si kanë dalë vetë ato.   

    Elena nuk ishte rasti i parë në kontinent si grua e emancipuar. Në Francë ishte Zhorzh Sandi, e cila vetëm kur mohoi emrin femëror dhe u vesh si kalorës, mundi t’i botonte veprat e saj letrare. Në Evropë atë kohë kishte mjaft femra të kulturuara, por mes tyre ishin 4 femra të famshme që ngjallën respektin e botës mashkullore, zgjuan dhe rritën interesin e rretheve politike, të salloneve mondane, tryezave diplomatike për mençurinë, kurajon dhe elegancën e tyre. Ndërkohë që gruas i ishin mohuar shumë të drejta, madje dhe e drejta e votës, në Angli u shqua një zonjë, Virxhinia Woolf, shkrimtare moderne, romanciere, publiciste e shquar, eseiste, që mbronte të drejtat e grave. Le të[ shohim disa modele grash elitare të kombit shqiptar:

   *Laskarina Bubulina:Në Luftën për Pavarësinë e Greqisë, mes shumë burrave shqiptarë,u dallua gruaja shqiptare, luftëtarja trime, kapedania, Laskarina Bubulina, e cila e vuri gjithë pasurinë në shërbim të revolucionuit grek.

  *Lejla Rasih Dino: Fisnikja nga Çamëria, Lejla Rasih Dino,në emër të grave shqiptare, si një diplomate e sprovuar, iu drejtua autoriteteve të larta botërore për çështjen e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijve të 1913-ës.  Ishte gruaja e parë shqiptare që me kurajo iu drejtua në kohën e duhur, Kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris, për përkrahjen e drejtë të çështjes shqiptare. Ajo trokiti tek simboli i Paqes, personaliteti më në zë i politikës botërore, Woodrow Wilson, për mbrojtjen e çështjes shqiptare në përgjithësi e të Kosovës e Çamërisë në veçanti. Ajo preku zemrën e Wilsonit, i cili kishte firmosur  zyrtarisht dhe vendosur ne kalendar të dielën e dytë të muajit Maj festën e nënave, “Mother’s Day”. Lejla Dino krijoi në Gjenevë të Zvicrës “Komunitetin e Gruas Shqiptare” në vitin 1919 dhe identifikoi se SHBA ishte mik i madh i Shqipërisë.

Ne themi:“E vërteta vonon, por nuk harron” Për 100 vjetorin e copëzimit të Shqipërisë nga konferenca e Ambasadorëve, u botua Traktati i fshehtë i Londrës 1915, i cili kishte hartuar zhdukjen e Shqipërisë, njëlloj si Kongresi i Berlinit 1878, kur kancelari gejramn,  Bismarku u shpreh: “Shqipëria është një shprehje gjeografike.”

  * Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi :Jo vetëm nuk duhen harruar, por duhet të nderohen motrat Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, të cilat hapën shkollën e parë shqipe të vashave më 1892 nën luftën e rreptë të kishës helene dhe Portës së Lartë, për ta penguar përhapjrn e gjuhës shqipe. Ndalonin zhvillimin e arsimit, që forconte kombin shqiptar, e shihnin si rrezik të pretendimeve të tyre gllabëruese, ndaj i pengonin shkollat e para shqipe. 

     *Tringa e Malsisë, ose Tring Smailja: Në kryengritjen e Malësisë së Madhe të vitit 1911, me në krye heroin legjendar Ded Gjo Luli, ku u përfshinë edhe gra si Tringa e Malsisë, ose Tring Smailja. Kjo kryengritje u kurorëzua me ngritjen e flamurit në Deçiç, më 3 prill të po këtij viti,që është Preludi i shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

    *Janica Martinaj – Vo:New York Times 25 maj 1911 dhe Gazeta franceze’Le Petit Journal’, më 28 maj1911: Beteja e Vraninës – një Zhan d’Ark shqiptare :” CETTINJE, 9 maj. Në betejën e Vraninës, Malësia mbi Shkodër – u shqua një vajzë e re, shumë e bukur, Janica Martinaj , që zuri vendin e babait të saj të vrarë dhe i udhëhoqi Martinajt në fitoren kundër turqve. Vajza në mediat e huaja u quajt “Zhan d’Ark shqiptare”. 

    *Shote Galica: Kush nuk e kujton heroizmin e trimëreshës Shote Galica, e cila u vesh si burrë, ngjeshi armët e Azem Galicës, bashkëshortit, dhe luftoi kundër të huajve. Ç’bëri më shumë heroi legjendar El Sidi, se sa kjo grua malësore që mbrojti trojet arbërore?

   *Sado Koshena, nga Dukati i Vlorës më 1907 u bëri qëndresë torturave të xhandarëve turq, për kunatin, që s’ pranoi të shërbente në ushtrinë turke. Më 27 dhjetor 1912, në luftën italo-greke nisi djemtë në luftë, ngjeshi gjerdanin me fishekë dhe mauzerin në dorë, luftoi në Llogara kundër forcave greke, që kishin zbritur në Himarë. Kur pa burrat që lanë frontin e luftës gërthiti: “Turp, turp! Pse kështu bëjnë burrat? Shkoni, shkoni  e futni në çitjanet e grave që të shpëtoni lëkurën!”(Dukat- Word press). Po kështu në Luftën e Vlorës, më 4-5 qershor 1920  ishte në krye të çetës  prej 13 vetash, që shpartalluan garnizonin Italian.

   *Gratë e shquara shqiptare të kohës moderne :

  * Sabiha Kasimati, shkencëtarja e parë shqiptare për gjallesat e ujërave, që e vrau diktatura me grupin që gjasma hodhi bombë në ambasadën sovjetike. Pas vrasjes, studimin e saj, dorëshkrim gati për botim, ia dhanë autorsinë, një rusi dhe dy shqiptarëve.

    *Tefta Tashko Koço, Sopranoja, që me talentin dhe zërin e saj debutoi në skenat e Parisit dhe La Skalës (Milano), e kërkuar të ushtronte artin e saj brilant në SHBA. Por ajo zgjodhi vendin e saj,. Ajo ngriti në art lirik këngën popullore, folklorin e pasur   shqiptar, duke e shndërruar atë në art modern e të përjetshëm.

   *Musine Kokalari, Gjatë luftës së II Botërore doli një grua trime, Musine Kokalari, intelektuale me vizion të gjerë për demokracinë në Shqipëri, që ishte për një shtet të tipit evropian, pasi ishte arsimuar në Universitetin e Romës. Ajo luftoi me penë duke lënë mbi 5000 faqe dorëshkrim. Ishte gruaja që nuk i ndërroi idetë edhe pse e kaloi gjithë jetën në burg dhe internim. 

   *Nermin Vlora Falaski, Studiuesja, gjuhëtarja që ka mbrojtur me dije e kulturë origjinën dhe lashtësinë e gjuhës shqipe, që vërteton se përmes gjuhës shqipe deshifrohen shumë gjuhë të vdekura. Teza e Nermin Vlorës, që thekson se shqipja rrjedh nga pellazgishtja, është një dokument i rëndësishëm për ekzistencën parahelene të shqiptarëve si pasardhës direkt të iliro-pellazgëve.

    *Nobelistja “Nënë Tereza“, e mohuara nga Diktatura Komuniste e cila është një prej personaliteteve më të mëdha të kombit shqiptar, e quajtur “nëna e të gjithë botës” e cila sot është shenjtore “Shën Nënë Tereza e Kalkutës”.

  *Laura Nexhat Mersini nga Vlora, një shkencëtare e re shqiptare, pretendente për çmimin Nobel .Dr. Laura Mersini-Houghton, Profesore në Universitetin e Karolinës së Veriut, në Chapel Hill. Kjo grua, një gjeni “Mari Kyri”e sotme e fizikës së kozmosit, që me kurajo demonstroi zbulimin e saj shkencor më (24-29 gusht 2015) në Suedi para 32  shkencëtarëve nga e gjithë bota. Ajo deklamoi  se Teoria e Big Bang-ut  dhe e ekzistencës së ‘vrimës së zezë’ është e pamundur për shkak të energjisë së jashtëzakonshme që i duhet një shpërthimi të tillë. Ajo shkencërisht hodhi tezën se, Gjithësia është multiverse.
 Tani pyes se cila nga këto zonja të nderuara, nga këto elita shqiptare që ia kanë rritur prestigjin kombit, është vlerësuar nga politika, nga shteti shqiptar?! Shumica janë të mohuara, të panjohura dhe ndonjera që është vlerësuar, nuk e ka marrë  vendin që meriton në piedestalin e elitës së mohuar shqiptare.” I uroj gruas shqiptare kurrë të mos rresht për të kërkuar të drejtat dhe liritë e saj për rritjen e ndërgjegjes kombëtare, për integrimin e saj me dinjitet dhe jo duke qenë bishti i kavallit në politikë e kudo, por me arsimim , profesionalizëm dhe intelekt..

Ndaj me të drejtë jam shprehur 25 vite më parë: (Vivra.Kogresi i I-rë i LDG-ës 5 mars,Tiranë-1993.)

Ne jemi gra,me arsim të barabartë, gjithashtu me intelekt dhe profesionalizëm të barabartë me burrat. Ç’kanë më tepër nga ne këta zotërinjë? Vetëm se ata janë më të korruptueshëm se gratë. Pasi një grua e korruptuar, nuk ka vlerë morale as si bijë, si motër, si bashkëshote dhe aq më tepër si nënë apo gjyshe, pasi duhet të jetë model mirësie dhe virtyti në shoqëri e kudo. Fëmijët i lindim dhe i rrisim bashkë me burrat, familjen e mbajmë së bashku, shoqërinë e ndërtojmë së bashku, atëherë përse të mos drejtojmë politikën dhe pushtetin të dy segnmentet bashkë?!

Respekte dhe konsideratat më të larta për këto zonja që u vetëflijuan për zhvillimin dhe integrimin e kombit! Vivra.

Vlorë 6 mars 2018

Comments

comments

-----