ASPIRATAT KOMETARE

Nga Mustafa Ismaili

 

Edhe pse sapo kemi hyrë në shekullin e dytë të Pavarsisë së Shqiprisë  dhe dilema e jonë kombëtare është pothuajse e njejtë. E kemi nji çështje kombëtare që akoma është e njejtë dhe  ka lëvizur shumë pak, përveç që Kosova u pavarsua para dhjetë vjetëve ,kurse pjesët tjera akoma janë nën okupim si Luginae Preshevës, Çamëria Ilirida dhe  Malësia  e Malit të Zi. Pra akoma kemi nji obligim  që të luftojmë për rikthimin e teritoreve të okupuara me dhunë nga  armiqtë që na rrethojnë në katër shtete fqinje. Si: Greqi, Maqedonia, Serbi e Mali i Zi edhepse kemi dy pavaresi të 1912 dhe ate  të 2008.

 Shqiptarët e Luginës gjithëmonë janë dhunuar, masakruar dhe  dëbuar nga vatrat dhe tokat  e tyre. Kjo ndarje ndryshe është përjetuar si kafshim dhe përtypje të tokave tona stërgjyshore. Këto toka janë kafshuar dhe përtypur nga Sërbija. Dhe kjo çështje nuk kërkon zhbërjen e kufijve por kjo çështje  kërkon vetëm konfirmimin  e fakteve ligjore dhe administrative.Jo vetëm shqiptarët e Kosovës Lindore apo të Luginës së Preshevës por edhe shqiptert e Ilirides te Malit te zi dhe Çamerisë,i përkasin shtetit amë Shqiperisë etnike. Nji pjesë te fajit ne e kemi vetë sepse jemi dënuar shpesh nga vetëvetja ,kemi harruar historin tone, dhe perpiqemi ta shkatrrojmë ate. Krijohet përshtypja  edhe pse më tepër se nji shekull akoma nuk e kemi ndërtuar shtetin si duhet dhe nuk e ruajmë, pra edhe çështje e shqiptarëve të Luginës ka ngelur në harresë , sepse kjo çështje kalon nëpër mes administratës sërbe dhe  është bërë pothuaj fetishi i harrese  kombëtare pasi te tjeret na kane zënë grykën dhe vendosin si duan, e shteti amë  dhe  shtei i Kosovës nuk e ngrisin zërin ne institucionet  ndërkombtare të çështjes së shqiptarëve të Luginës,dhe kjo e drejtë është e pamohueshme  dhe obligative nga Shqiperia sidomos edhe Kosova te shtroj te njetat kushte sikur  që pakica sërbe në Kosovë  i ka të drejtat më të mëdha se sa vetë kosovarët.,. pra kjo është pasojë mos e interesimit , ndarje dhe harresës që  kanë ndikuar drejtë përdrejtë në  identitetin tonë kombëtar. Dhe pasojat e varfërisë dhe padrejtesit historike .Kjo ka ndikuar edhe në pasojat e ndërtimit të identitetit kombëtar.Harta e  jonë gjeografike është ngushtuar nga popujte fqinje duke e shfrytezuar paaftësitë tona nacionale dhe  peërçarjet që e ndihmuan armikun të na përçaj edhe më tej dhe të na sundoj më lehtë dhe të na okupoj. Vetëm harta e jonë gjeogerfike kur të jetë e plotë athere ne jemi aty ky e kemi vendin si populli me i madh në Ballkan.Armiqtë tanë e kanë arritur edhe qëllim që të na coptojnë të na ndajnë dhe të na sundojnë  më lehtë. Aspirata kërkon që në festojmë vetëm nji pavarësi ate të 1912.

 

 

Comments

comments

-----