Rrugëtimi i marrëdhënieve politike mes dy shteteve shqiptare, në 10 vite

Nga Leonora Laçi, Shkodër

Duke qenë se më datë 17 shkurt 2018 Kosova shënon 10-vjetorin e
pavarësisë së shumë dëshiruar (2008-2018), preferova të gjejë këtë
mënyrë festimi dhe urimi duke paraqitur në një shkrim të vetëm
rrjedhën e marrëdhënieve politike mes dy vendeve.Ne këtë 10 vite
shqiptarët e dy shteteve janë afruar me njëri-tjetrin gjithnjë e më
shumë dhe një meritë të veçantë ka dhe “Rruga e Kombit” e cila është
përuruar më 25 qershor 2009, ndërsa më 12 nëntor 2011 është përuruar
segmenti vazhdim i “Rrugës së Kombit” e quajtur rruga “Ibrahim
Rugova”.

Ky afrim do ishte vetëm fillimi pasi do të thellohet me përpjekjet e
dy qeverive të të dy shteteve për dialog për të folur në të njëjtën
gjuhë politike në arenën ndërkombëtare, mbështetje reciproke në
ekonomi, arsim, art e kulturë, marrëdhëniet dy paleshe në aspektin
politik dhe lobimet të cilat  kanë qenë të ndjeshme, por, mund të
bëhet më tepër se aq.

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, diplomacia
shqiptare ka qenë shumë aktive në sigurimin e njohjeve ndërkombëtare
për shtetin e ri. Diplomatët dhe zyrtarët e lartë të Shqipërisë gjatë
vizitave të tyre zyrtare në pjesë të ndryshme të botës në shumë raste
kanë lobuar për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Ndonëse kanë ndryshuar qeveritë e dy vendeve ndër vite, po paraqesim
një tablo të marrëveshjeve të arritura në takimet zyrtare të qeverive
shqiptare të cilat morën udhë që në vitin 2012. Megjithatë u folë më
herët, për një projekt të një Abetare-je të përbashkët që do të
përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse. Madje thuhet që është
arritur një marrëveshje midis institucioneve arsimore në Tiranë,
Prishtinë e Shkup për kooperimin që do të shtrihet dhe për tekstet e
lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor, por nuk arrita ta gjej
të dokumentuar.

Janë për tu theksuar dhe ratifikimet e disa marrëveshjeve të
nënshkruara gjatë viteve 2008-2014 siç vazhdojnë më poshtë;

-Marrëveshje për udhëtim të ndërsjelltë të qytetarëve së bashku me
Protokollin përkatës për Lëvizje në zonat kufitare (Mes Qeverisë së
Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministror të Republikës së
Shqipërisë- e nënshkruar më 6 tetor 2009- e ratifikuar nga Presidenti
i Republikës së Kosovës dhe në fuqi).

-Marrëveshje për ripranimin e personave, së bashku me Protokollin e
zbatimit të marrëveshjes ((Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe
Këshillit Ministror të Republikës së Shqipërisë- e nënshkruar më 6
tetor 2009- e ratifikuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe në
fuqi).

-Marrëveshje për Bashkëpunim policor ((Mes Qeverisë së Republikës së
Kosovës dhe Këshillit Ministror të Republikës së Shqipërisë- e
nënshkruar më 6 tetor 2009- e ratifikuar nga Presidenti i Republikës
së Kosovës dhe në fuqi).

-Marrëveshje për Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në çështjet
doganore (Mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit
Ministror të Republikës së Shqipërisë- e nënshkruar më 6 tetor 2009- e
ratifikuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe në fuqi).

-Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës së Kosovës për Transportin Ndërkombëtar Rrugor për
udhëtarët dhe mallrat, nënshkruar më 22.07.2011, hyrë në fuqi më
21.11.2011.

Në  vitin 2012 filluan përpjekje për të kanalizuar marrëdhëniet mes dy
vendeve ku më datë  13 janar u nënshkruan disa marrëveshje. Por
Mbledhja e parë mes dy qeverive u zhvillua në Prizren më 11 janar
2014. Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, në
Tiranë. Më tej më 3 qershor 2016 në Prishtinë, e së fundmi në muajin e
pavarësisë së Shqipërisë, 27 nëntor 2017, u mbajtë takimi mes dy
qeverive në Korçë e për të vazhduar festimet për Pavarsinë me 28
nëntor  në Vlorë.

Nënshkrimi i disa marrëveshjeve më  13 janar 2012.

Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje (nënshkruar në Prishtinë
më 13 janarit 2012), për të bashkuar shërbimet konsullore në disa prej
përfaqësive të tyre në botë. Deri më tani kjo marrëveshje është
zbatuar përmes krijimit të një konsullate të përbashkët
shqiptaro-kosovare më shtator 2014 në Milano, Itali. Një tjetër
konsullatë e përbashkët pritet të hapet në të ardhmen e afërt në
Kanbera, Australi.

Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë thelluar marrëdhëniet në
fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjen
penale-ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe ndihmë të
ndërsjellë. Ku, Ministritë e Drejtësisë të të dy vendeve kanë
nënshkruar në këtë kohë  marrëveshje të bashkëpunimit juridik
ndërkombëtar në çështje penale – ekstradim, transferim të personave të
dënuar dhe ndihmë të ndërsjellë juridike.

Takimi i parë mes qeverive u zhvilluar më Janarit të vitit  2014.

Ky takim mes dy qeverive u mbajt në Prizren. Ku u nënshkruan një sërë
marrëveshjesh si:

Nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik
midis dy vendeve si; Nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për
bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy
qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës;
thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit evropian.
Gjithashtu kemi dhe dy projekte për Preshevën; një propozim për
bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe
gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të
përbashkët për zhvillimin  e Preshevës. Në fund të takimit mes
qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë, do të bëhet nënshkrimi
formal i këtyre marrëveshjeve dhe gjithashtu të dy kryeministrat do ti
përgjigjen interesit të mediave të pranishme aty.

Mbledhja e dytë e përbashkët u zhvillua më 23 mars 2015, në Tiranë,
nën moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”, u firmosën 5
marrëveshje, 4 memorandume, 2 protokolle dhe një deklaratë e
përbashkët për zonat e lira ndërkufitare. Ato janë;

Për Bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.
Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet
Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së
Financave të Republikës së Kosovës”.
Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit
të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në
Mërgatë”.
Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit
Shkencor”.
Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe
Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së
Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës
së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të
Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së
Kosovës.

Mbledhja e tretë u zhvillua më 3 qershor 2016 në Prishtinë,

Në mbledhjen e 3 qershorit, u evidentuan arritjet e deritanishme dhe u
diskutua për gjetjen e mekanizmave të rinj për zbatimin e
marrëveshjeve të nënshkruara, lehtësimin e procedurave dhe
përmirësimin e klimës së biznesit, duke synuar unifikimin e tregut
midis dy vendeve, përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës, rritjen
e import-eksportit, etj. Në këtë mbledhje u nënshkruan disa
marrëveshje, memorandume në vijim të plotësimit të kuadrit ligjor dhe
zhvillimit ekonomik dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

Takimi i katërt,  27 nëntorit 2017 në Korçë.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zhvilluar në qytetin e Korçës
takimin  mes tyre për të përcaktuar hapat e mëtejshëm të
bashkëpunimit. Kryeministri Edi Rama deklaroi në hapje të mbledhjes se
ky bashkëpunim ka sjellë rezultate të prekshme dhe shpresëdhënëse.
Edhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se arritjet e
deritanishme janë një mundësi për t’u ndjerë krenar, por se mbetet
ende shumë punë për të bërë. Palët firmosën 12 marrëveshje e
protokolle bashkëpunimi që prekin fusha të ndryshme. U firmosën 12
marrëveshje e protokoll, marrëveshjet dhe memorandumet e firmosura pas
mbledhjes përfshijnë disa fusha. Një rëndësi e veçantë i është dhënë
diasporës, ndërsa palët angazhohen të financojnë mësimin e gjuhës
shqipe dhe hapjen e qendrave të përbashkëta kulturore..

1-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe Republikës për financimin dhe organizimin
e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në
Diasporë.

2-Marrëveshje bashkëpunimi mes Këshillit të Ministrave të qeverisë së
Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në bashkëpunimin në fushën e
diasporës.

3-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të
qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës për
qendrat kulturore në Diasporë.

4-Memorandum mirëkuptimi ndërmjet ministrisë për Evropën dhe Punët e
Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Punëve të
Jashtme të Kosovës për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme.

5-Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës në
kuadër të anëtarësimit në kuadër të anëtarësimit në BE.

6-Memorandum bashkëpunimi mes kryeministrisë së Republikës së
Shqipërisë dhe zyrës së kryeministrisë së Republikës së Kosovës për
shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më
të mirë e të vlerësimit të ndikimit për përmirësimin e praktikave të
zhvillimit të politikave.

7-Marrëveshje mes këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për vërtetimin e periudhave të
sigurimit për realizimin e të drejtës për pension.

8-Memorandum mirëkuptimi mes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të
Investimeve dhe Agjencisë për Investime dhe përkrahjen e sipërmarrjeve
në Kosovë.

9-Memorandum bashkëpunimi ndërmjet ministrisë së Kulturës të
Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Kulturës dhe Rinisë dhe
Sporteve të Kosovës.

10-Protokoll për bashkëpunimin teknik në fushën e bujqësisë ndërmjet
ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së
Shqipërisë dhe ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit
Rural të Republikës së Kosovës për njohjen bilaterale të njohjeve të
çertifikatave të veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo
shtazore.

11-Memorandum bashkëpunimi mes ministrisë së Turizmit, Mjedisit të
Republikës së Shqipërisë dhe ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor të Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e
mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

12-Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në krijimin e
bashkëpunimit dhe krijimin e bursës shqiptare të energjisë elektrike
mes ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së
Shqipërisë dhe ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës.

Dëshirojmë që marrëdhëniet të vazhdojnë më tej dhe jo vetëm në letër.
Shqipëria dhe Kosova kanë historinë e përbashkët, kanë kulturën,
gjuhën e traditat e përbashkëta.

Urime Pavarësinë Kosovë, dhe në një të ardhme jo të largët të mos kemi
më doganën mes nesh.

Në Bashkimin Evropian apo me Bashkimin Kombëtar të realizohet dëshira
jonë e përbashkët, ndonëse këtë nuk e presim të na e bëjnë politikanët
por le ta bëjmë ne, ashtu siç Shoqata “Trojet e Arbrit” ka disa vite
që e ka bërë objektiv të sajin, afrimin mes nesh përmes takimeve,
akademive, e konferencave.

 

 

Comments

comments

-----