Historia e një qyteti dhe fati legjendar i bijve të saj

Nga Zhuljeta Grabocka

          Prozë eseistike e urtësisë popullore

          Mendime rreth librit “Misteret e Parisit të vogël” të shkrimtarit Kristaq Turtulli

Historia dhe jeta e njeriut, individi dhe kthesat historike, ngjarjet dhe Lufta e II Botërore janë konteksti historik mbi të cilën ngrihet struktura e romanit “Misteret e Parisit të vogël”.

          Tashmë është ravizuar në veçoritë e stilit rrëfimtar të Kristaq.Turtullit, shtjellimi I fabulës në funksion të një qëndrimi të drejtpërdrejtë ideoestetik. Në secilën ndjesi strukturore të romanit ndihet empatia e tij për personazhin. Empati që gurgullon në çdo ind të nervit krijues nga dashuria për njeriun. Lehtësia e krijimit të situatave historike dhe përjetimeve artistike të personazheve mbresëlënëse nën sharmin e fisnikërisë së tyre shpirtërore janë dy nga risitë e këtij romani.

          Korça rrezëllitse e viteve “30, ndërpret në mënyrë drastike fillesat e një zhvillimi të natyrshëm ekonomik kulturor e social. Ndërrimi i sistemit ekonomik përthyhet në dramën e fatit njerëzor si një padrejtësi e denartyrimit shpirtëror të njeriut.

          Romani është një himn i qëndresës shpirtërore. Dhe secili personazh është simbol I përkatësisë sociale. Me një gjuhë të kuruar edhe të individualizuar lexuesi ndjek kalvarin e vuajtjeve të tyre, dhe reflekton mbi universialitetin e thesarit e urtësisë popullore. Thesar që qëndron në themel të shenjtërisë së pronës edhe të punës së ndershme. Romancieri ka ditur të skalitë “monumentin me fjalë” të humanistit të madh korçar Th. Turtulli, monument që jeton thellë në memorjen dhe zemrën e njerëzve. Dhe që sot duhet gdhendur në gur në zemrën e qytetit si simbol jo vetëm I filantropisë por si shembull I qytetarisë që e shndrroi Korçën në një Paris të vogël. Gjithashtu del shumë bukur dhe kuptimplotë rrëfimtarja  Stela  e cila në një humanizën të rrallë . por që përfaqëson gjithashtu dhe zërin e fuqishëm zë vetë shkrimtarit human Kristaq Turtulli.

          Duke e lexuar këtë libër kupton vlerat e qytetit, luftën e përpjekjet në përditshmëri të njerëzve të tij. Kupton se lumturia e përulësia, mirëqenia e harmonia sociale përbëjnë thelbin humanist të njeriut. Drejtësia sociale duhet të respektojë krijimin e vlerave të mirëfillta njerëzore. Libri është ndjesa publike ndaj këtyre familjeve, krenaria e aristokracisë korçare që I ruajtën deri me jetën e tyre këto vlera.

          Urime autorit, romani “Misteret e Parisit të vogël” është një tjetër arritje në rrugën e gjatë të prozës së tij! Një prozë e fuqishme e pasur në sentenca të filozofisë e urtësisë popullore. Pena e tij është e sigurt. Në pritje të të vertetave të tjera!

          Shtegu është i hapur por i pa shkelur nga të tjerët.

          Sa shpejt vyshken lulet e nuset…në përjetësi mbeten vlerat!

          Zhuljeta Grabocka, poete.

          15 janar 2018

Comments

comments

-----