KURBETI DHE SHQIPËRIA

Nga Luan Çipi

 

Kurbeti, s’ka lindur koti

Po, për halle e për nevojë,

Kush është ca burrë i zoti,

 Shton pasuri e përvojë!

 

Emigruan të parët tanë,

Larg në Amerikë ikën,

Krahë e vite, atje lanë,

Po u kthyen, u rilindën.

 

Rierdhën me pasuri,

Me përvojë e dituri.

Sepse, në Kurbet’n e  zi,

Punonin për Shqipëri.

 

Mendonin për prindërit pleq,

Farefis, vëllezër e motra.

Nuk i lanë të hiqnin keq

Babë e nënë, ti qeshin bota.

 

S’është Kurbeti farsë më vete,

S’braktiset përjetë Atdheu

Kapërcen male e dete,

Po, rivjen, si Skënderbeu.

 

Me fuqi të përtërirë,

Me kapital e kulturë,

Investon e çel hapësirë,

I vendos gurët mbi gurrë.

 

Ku ka si Shqipëria jonë

Klimë e butë, mal, fushë e det,

Kthehuni bijë, lum kush rron,

Dykrenarja po ju thërret.

 

Gjuha shqipe, Ilirishte,

Po ju grish që ta këndoni,

Resurset, plazhet, ullishte

Thethin, dhe Lurën mendoni.

 

Një “plak në ikje”, ju fton:

Mos rrini shumë në Kurbet,

Për mirëqenien kush synon,

Mëmëdheut, rron si mbret!

 

Tiranë, më 15.01. 2018

Comments

comments

-----