TRI PËRURIMET E LIBRIT: « NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE » DHE FILMIT DOKUMENTAR PËR BAMIRËSI KUSHTUAR ZNJ. BEHIDE HASANAJ

Abas Fejzullahi TSh

Nga Abas Fejzullahi

Ky shkrim përmban shumë imazhe. Luteni t’a lexoni në formatin PDF

BISHZ-së, veprimtarinë organizative në drejtimin e kulturës e përmbylli me organizimin e dy përurimeve të librit: « NJË JETË VEPRIMTARI HUMANITARE » nga Behide Hasanaj dhe  Shfaqjen e filmit dkumentar „Në udhën e shenjtërimit“ nga regjisori N. Lleshi, kushtuar bamirësisë për znj. Behide Hasanaj, me datën 2017-12-02 në Bern dhe 2017-12-16 në Solothurn.

Përcjellja e filmit dokumentar nga pjesëmarrësit në Bern më 2017-12-02

            Një gjallëri dhe freskim e veçantë gjatë përurimmit ishte pjesëmarrja e nxënesve të SHSH nga Ostermundigeni-Bern,  me mësuesen  e nderuar Ida Jashari, me paraqitjen e tyre me recitalin JETA në gjuhën shqipe dhe gjermane, nga autorja Gonxhe Bojaxhiu- Shenjtorja Nëna Terezë dhe pjesa mjaft interesante me melodi të gërshetuara për mrekulli nga instrmente të ndryshme muzikore, që u mirëpriten dhe u duartrokiten nga pjesëmarrësit  në shenjë nderimi  për freskinë dhe gjallërinë që ja shtuan këtij përurimi.

 

          Në Solothurn më 2017-12-16 gjatë përurimit të dytë, pjesëmarrësit, pasi që shiquan filmin dokumentar dhe përcollen me vëmendje vështrimet lidhur me librin, pothuajse të gjithë muarren pjesë në bashkëbisedim lidhur me librin dhe filmin.  Paraqiten mendimet, vlerësimet dhe pikëpamjet e tyre, perms pyetjeve të parashtrua dhe pergjegjeve të marra gjithnjë tue ju përmbajtur kohës së pararapar  për bashkëbisedim.

LAPSH “ Naim Frashëri” në Bern me nxënëit e Ostermundigenit me recitalin Jeta

         Pyetjeve të parashtruara në të dy gjuhët ju pergjegj znj. Behide Hasanaj, e gjatë bashkëbisedimit morren fjalën dhe paraqiten vlerësimet për filmin e librin si dhe folën fjalë miradije dhe përgëzuan znj.Behide Hasanaj për veprimterinë e saj 38 vjeçare  në drejtimin e bamirësisë. E përgëzuan  që të gjithë, për forcen dhe vullnetin e saj të vazhdueshëm.

          Znj. Behide Hasanaj në mesin e pergjegjeve tha:” Se për bamirësi, s`ka nevojë të ketë shkollë e fakultet, sepse bamirësia burimin e ka nga shpirti i njeriut që ka elemente e dhunti për bamirësi , tregoi se këtë ajo e ka pasur qysh nga fëmiria…”

     Shkrimi i plotë ne formatin PDF

Comments

comments