FALMNDERIT QKSH ”MIGJENI”- MIRË SE ERDHE BABADIMËR

Nga Sokol Demaku

 

me rastin e pritjes së Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve në Borås dhe Lidköping të Suedisë

Një traditë shekullore e ketij populli fisnik në festimin e festave te fundvitit edhe sot është prezente dhe ka filluar të aplikohet edhe nga ardhacakët të cilët nuk janë të pakët në këtë skaj të rruzullit tokësor këtu në hemisferen e veriut, pra në Skandinavi.

Festat e fundvitit këtu në Suedi festohen në menyrë madhështore, kësaj tradite kohëve të fundit kanë filluar ti përshtaten edhe shqiptarët. E gjithë kjo në kuadër të integrimit të të ardhrëve në jetën dhe kulturën e vendit ku ata jetojnë dhe përkrahjen e shtetti suedez dhe komunave per të haujt respektivisht të ardhurit.

Këtë vit u pa më së miri se sa aktiv janë mergimatrët shqiptar dhe se sa ata kujdesen që edhe me të vegjlit të ndihen të lumtur dhe se me të vertetë dikush mendon dhe angazhohet për ta.

Në ditë e fundit të dhjetorit respektivisht me 15 dhjetor Qendres kulturore shqiptare ”Migjeni” me seli ne Borås u organizua pritjen e Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve voglushëve shqiptar, të cilët jetojnë në këtë qyetet dhe qytetet për rreth.

Në këtë manifestim në shkollen fillore ”Fjärdingskolan” ishin mbledhur mbi 80 voglush shqiptar së bashku me prindërit e tyre, nxënës në kopshte dhe në këtë shkollë fillore gjashtë klasëshe ku vijojnë mësimet mbi 49 fëmijë shqiptar. Fëmijët ishin të pranishëm në këtë manifestim me recitime shqipe.

Pra fëmijët nga qyteti Borås kishin një rast të veçantë, për gëzime, për dallim nga moshataret e tyre shqiptar në qytetet tjera të Suedisë ku ata jetojnë. ”Babadimri nga Kosova” i cili një kohë të gjatë kishte bërë përgatitje serioze për udhetimin e tij në veri në qytetin Borås të Suedisë, në të cilin jetojnë dhe mësojnë shumë voglush shqiptar, në këtë qytet në veri të Europës ku Babadimri u ndau dhurata në një vperimtari të organizuar me këtë rast. Këtu në Borås fëmijëve shqiptar, por jo vetëm me kaq, Babadimri u solli edhe shumë të fala nga moshatarët e tyre nga fëmijët e Kosovës, nga fëmijët e vendlindjes, nga fëmijët e shtetit më të ri në botë.

”Babadimri kosovar” në thesin e tij të mbushur enkast për voglushët boråsar dhe ata nga Lidköping me dhuarata nga plaka e tij në Kosovë kishte sjelle për ta libra, akullore dhe biskota edhe përshendetje të perzemerta dhe të ngrohta nga kosovarët.

Kjo ishte një kënaqësi për fëmijët tanë, kjo ishte një respekt për ta, pra në të ardhmën jam i mendimit se ne duhet të angazhohemi edhe më dhe të jemi se bashku me redaksin e radios lokale që këto manifestime të jenë sa më mirë të organizuara dhe të përfshihen të gjithë fëmijët që jetojnë në këto anë thonë prindërit fëmijët e të cilëve shijuan kënaqësin me rastin e ardhjes së ”Babadimrit kosovar” në Borås. Eshtë punë e madhe që të organizojmë manifestime të tilla, ku fëmijët tanë do takohen dhe njihen me njeri tjetrin thotë nje nënë e cila së bashku me djalin e sajë është shumë e lumtur për dhuratën që i ka sjellë ”Babadimri kosovar”. Por duhet që të gjithë të angazhohemi në këtë drejtim. Ndarjet dhe percarjet momentale ne mes nesh nuk janë të mirëseardhura, duhet ti lemë mërit, duhet ti lemë huqet e këqia se nuk janë per ne se ka kaluar ajo kohë, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojme fëmijet tanë. Sipas fjalëve të organizatorit të ketij manifestimi këtu kanë qenë të ftuar të gjithë fëmijët shqiptar që jetojnë në këto anë, jo vetëm ata nga Borås e rrethina e tij por edhe nga qytet për rreth Borås. Fëmijëve të pranishëm në këte¨pritje të Vitit të Ri u foli shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar tnai me vendbanim në këtë qytet Hamit Gurguri i cili mes tjerash foli mbi rëndësine mësimit të Gjuhës shqipe në shkolalt suedeze si dhe angazhimine primndërve në këtë drejtim. Pastaj ai foli edhe për roline prindërve në angazhimine  fëmijëve në jetën kulturore në qytet. Pas dite babadimir nga Kosova vazhdoi rrugëtimine e tij për në qytetin Lidköping ku edhe atje e prisnin fëimjë shqiptar të cilët kishin shårehurë dëshirën e tyre në QKSH Migjeni që këtë viti Babadimir të vizitonte edhe ata e kërkesë që ishte pranua me shumë vullnet nga ana e udheheqjes së QKSH Migjeni.

QKSH ”Migjeni” u ndau Mirënjohje drejtoreshës për gjuhët e huja në Lidköping Sara Engman dhe e nderoj me Kristalin e QKSH Migjeni një dhuratë tradicionale e kësaj shoqate, pastaj me mirnejohje u nderuan edhe mësusit e Gjuhës amtare Iljadin Pilati dhe Afrim Berisha. Me Libra u nderuan edhe prindërit të cilët kishin ardhur me fëmijet e tyre.

Në QKSH Migjeni na thanë se ata janë të gatshëm që cdo vit Babadimir kosovar i cili me organizm të tyre vjen në qytetin Borås të vizitoj edhe dy apo tri qytete tjera suedeze ku interesimi i prindërve dhe fëmijeve shqiptar është ne nivel dhe egziston deshiora e bashkepun imit.

Babadimri u kishte sjellë dhurata fëmjeve shqiptar mbi 130 tituj librash të cilat ua dhuroj secilit nga një si dhe për kopshte e shkolla kishte sjellë nga 10 egzemplar. Por ai ishte kudesë qe secilit fëmije i kishte sjelle nga një akullore dhe biskota të shijshme për festatë e fund vitit.

Mbesim me shkrese se vitin e ardhm babadimir nga Kosova do vizitoj edhe qytet tjera suedeze dhe do takoj e gësoj edhe shumë fëmijë tjerë shqiptar.

Comments

comments

-----