20 OJF NE KUALICION ME SHGPS PER REZOLUTEN 1325 TE OKB

Nga ARBEN  LAGRETA *

Në kuadër të përpjekjeve dy-vjeçare për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara edhe në vendin tonë, Shoqata e Grave me Probleme Sociale me qendë r në  Durrë s njoftoi ditë t e fundit krijimin e Koalicionit të Organizatave të Shoqërisë Civile “Gruaja, Paqja dhe Siguria”, një koalicion që do të çojë përpara agjendën e nisur për miratimin dhe zbatimin e të parit Plan Veprimi nga Qeveria në Shqipëri.

20 organizata të shoqërisë civile nga Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Shkodra, Lezha etj. nënshkruan simbolikisht ditët e fundit themelimin e këtij koalicioni, duke marrë përsipër angazhime dhe detyra konkrete që do të detajohen në periudhën në vazhdim për secilin anëtar të koalicionit.

Ambasada e Hollandës në Tiranë, UN Women Albania, Përfaqësia e OSBE-së në vendin tonë, si dhe përfaqësues të disa institucioneve shtetërore dhe publike përshëndetën krijimin e koalicionit. 

Zv.ambasadorja e Hollandës, znj. Petra Hajlen duke e konsideruar një hap shumë pozitiv krijimin e këtij koalicioni u shpreh se një projekt gjithëpërfshirës ka gjithnjë mundësinë të jetë i suksesshëm. Ndaj përfshirja e sa më shumë organizatave në këtë projekt do të çojë përpara procesin dhe miratimin e të parit Plan Veprimi (2018-2020) për zbatimin e Rezolutës 1325 në Shqipëri që detyron shtetin të ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar .

Ndër synimet lryesore të  kë tij koalicionit janë :

  Të  ndihmojë në formësimin e politikave,

Ø  Të  monitorojë dhe vlerësojë zbatimin e Planit të Veprimit (pas miratimit),

Ø  Të  prodhojë ide të reja projektesh në funksion të rritjes së sigurisë, paqes dhe rolit të gruas,

Ø  Të  ofrojë ekspertizë, trajnime,

Ø  Të  bë jë kërkime dhe ofrojë informacione të rëndësishme mbi realitetin dhe veprimtaritë,

Ø  Të  ofrojë shërbime sigurie brenda komuniteteve,

Ø  Të  lehtësojë dialogun dhe negociatat ndërmjet aktorëve të sektorit kombëtar të sigurisë dhe komuniteteve vendore, etj 

Sipas Znj. Bajana Çeveli, Drejtore Ekzekutive e Shoqatës së Grave me Probleme Sociale, zbatuese e projektit “Rezoluta 1325, Të drejtat e Grave nga koncepti në realitetin Shqiptar” që mbështetet nga Ambasada Hollandeze dhe UN Women Fondi për Barazinë Gjinore, “ Kualicioni do të ndërrmarrë nisma konkrete për rritjen e sigurisë së gruas në vend, ku emergjente mbetet dhuna ndaj saj në familje.”

Edhe deputetja Elona Gjebrea, aktiviste e njohur e shoqë risë  civile në  kë të  fushë  dhe mbështetëse aktive e këtij projekti, deklaroi ndë rmjet të  tjerash se do të vazhdojë të jetë një zë i shtuar për të shpejtuar miratimin e Planit të Veprimit për Rezolutën 1325, një dokument politik që angazhon qeverinë dhe institucionet e tjera shtetërore në veprime konkrete. 

Anëtarët e koalicionit të OSHC-ve “Gratë, Paqja dhe Siguria” janë të interesuar për forcimin e sigurisë në komunitetet tona dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare përmes dialogut dhe angazhimit me një rol të përforcuar të grave në ccështjet e sigurisë në vend e më gjerë.

Koalicioni është i hapur dhe fton të bëhen pjesë e tij të gjitha organizatat që ndajnë të njëjtin vizion dhe synojnë të sjellin ndryshimin, që është më i shpejtë kur të gjithë bëhen bashkë.

 

*  Autori  është Koordinator  Rajonal i Veriut për Marrdhëniet me Jashtë  në  Unionin e Gazetarëve  Shqiptarë.

 

Comments

comments