Atmosferë Krishtlindjesh

Nga Mirela Gjergji

Bronx, New York
Dhjetor 2017

Si kudo nëpër botë edhe në Bronx, qytetin amerikan më të populluar me shqiptarë, ndihet atmosfera e bukur e Krishtlindjeve. Për të gëzuar me banorët angazhohen edhe politikanët vendore, Bronx Borough President Ruben Diaz Jr. Senatori Jeff Klain, Asamblistët Mark Gjonaj, Richi Torres, Michel Benedeto e shumë të tjerë. 

Krishtlindjet startojnë në datën 6 dhjetor me ndezjen e dritave rreth bredhit të gjelbër, histori e lashtë kjo shënuar me ngjyra të kuqe në kalendarin e festave.

Ceremonia e ndezjes së dritave në pemën e Krishtlindjeve pranë Bashkisë Bronx organizohet nga vetë Presidenti Ruben Diaz Jr, ndërsa në zonat Pëllham Park, Morris Park, Ludyg, Barnes, Fordham Rood ndizen nga Senatori Jeff Klein, Asamblistët Mark Gjonaj, Richi Torres, Michael Benedeto me pjesëmarrjen e gjerë të banorëve, fëmijëve e të rriturve, ku përfshihen nxënës të shkollave, studentë, artistë.

Të ftuar nëpër këto evente janë edhe antaret e OJQ që veprojnë në Bronx. Organizata jonë e Gruas “Hope & Peace” drejtuar nga Zj. Mimoza Dajçi dhe Shoqata “Duart e hapura” me President Aleks Nilaj, falenderojnë Bronx Borough President Ruben Diaz Jr, politikanët Mark Gjonaj, Richi Torres, Joseph Thompson për “Thanksgiving” dhe “Krishtlindjet”, të cilët i furnizojnë këto organizata me ushqime, gjela deti dhe mjete didaktike për fëmijët e familjet me të ardhura të ulta. Një shërbesë humane e vullnetare që Zj. Dajçi dhe Z. Nilaj me antarët e tyre e kryejnë me ndërgjegje të plotë e kohë rekord.

Rrugët, parqet, dyqanet dhe çdo institucion privat e publik dekorohen këto ditë me simbolet e festës, i pranishëm është edhe Plaku i Krishtlindjeve, i cili me velladonin e kuq e slitën fluturuese rrëshqet mbi dëborën e bardhë duke u shpërndarë dhurata vogëlushëve. 

Tingujt melodioz të Krishtlindjeve kënduar nga Mariah Carey, Michael Buble dëgjohen ngado, tërheqin vemëndjen e të mbushin me gëzim. 

 

Comments

comments

-----