SHKOLLA SHQIPE NË MËRGIM: SIMBOL I BASHKIMIT KOMBËTAR!

Nga  Ramiz DERMAKU

 

Me 25.02.2017. – U festua në mënyrë madhështore 9- Vjetori i ditës së Pavarësisë së Rep. së Kosovës në Filderstadt-Bonlanden në periferi të Shtutgardit.

K.F.”Kosova” e Bernhausenit në bashkëpunim me shkollat shqipe të: Shtutgardit, Ruitit, Wernaut & Backnangut,të arsimtarëve:  Zejnije & Zeqir Asllanit, janë shembulli më i mirë i organizimeve të përbashkëta me rastin e festave tona Kombëtare dhe shtetërore.

Skena ishte e stolisur me ngjyrat tona Kombëtare, Kuq e Zi, nxënësit me veshje Kombëtare,ushqimet tona tradicionale e begatuan këtë mbrëmje madhështore me rastin e 9-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Nxënësit e shkollave shqipe ftuan të pranishmit në sallë, që të nderojnë flamurin Kombëtar dhe atë të Rep. së Kosovës, më pastaj u nderuan dëshmorët e lirisë me një minutë heshtje.

Kryetari i K.F. “Kosova“e Bernhasenit, zot. Rizah Aliu, ishte ai i cili i´u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve në sallë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, ai falënderoi përzemërsisht arsimtarët e shkollave shqipe,çiftin bashkëshortor Asllani,për kontributin e tyre në kuadër të shkollës shqipe,në Shtutgard me rrethinë.

Është kënaqësi e veçantë të gjendesh në mesin e këtyre nxënësve të cilët po shkëlqejnë çdo herë me prezentimet e tyre në festat tona Kombëtare dhe shtetërore.

zot. Aliu përshëndeti të pranishmit në sallë, në veçanti falënderoi të gjithë sponzorët e K.F.“Kosova“të cilët po ndihmnojnë këtë klub me tradit mbi njëzet vjeçare. zot. Aliu i´u uroi të gjithëve Ditën e Pavarësisë së Rep. së Kosovës!

Nxënëset e shkollës shqipe ftuan arsimtarin e tyre, zot.Zeqir Asllanin,që të bëjë hapjen e kësaj mbrëmje festive-kulturore dhe familjare me rastin e 9-Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

zot. Asllani,përshëndeti të pranishmit në sallë.

Më lejoni në emër të këshillit organizativ: Kryetarit të KF. Kosova e Bernhausenit, zot. Rizah Aliut, s´bashku me anëtarësinë e gjerë, dhe në emër të shkollave shqipe: ”Migjeni “-Stuttgart, “Shpresa”- Ruit, “Shqiponja”- Wernau & “Dardania” në Backnang, të bëjmë hapjen e kësaj mbrëmje festive-kulturore dhe familjare me rastin:

–9-Vjetorit të Pavarësisë së Rep.së Kosovës.

–5,6 & 7 marsi, Epopeja e lavdishme e UÇK-së, me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin,

—7. Marsi, Dita e Mësuesit, si dhe

—8. Marsi, Dita ndërkombëtare e gruas.

Data e 17-shkurtit e vitit 2008,është shkruar në historinë e popullit të Kosovës,por ajo është e ngulitur në mendjet dhe zemrat e çdo shqiptari,kudo që jetojnë dhe punojnë,si në trojet tona mbarë shqiptare,ashtu edhe në mërgim.

Data e Pavarësisë,është datë e shenjët dhe më madhështore në historinë e një vendi.    

-Rruga për të cilën kaloi populli shqiptar,deri te kjo ditë,ishte shumë e gjatë dhe e rëndë,që nga koha e Skënderbeut e gjerë  në ditët e sotme. “28 Nëntori” ngërthen në vete disa periudha të rëndësishme historike të shqiptarëve.

-Pa këtë datë, nuk do të kishte kuptim as vetë historia jonë, e tashmja dhe e ardhmja.

  1. Nëntori pasqyron dhe i idealizon përpjekjet e shqiptarëve për një Shqipëri të Pavarur dhe shtet Sovran, për të cilën Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, me 28.Nëntor të vitin 1443, ngriti Flamurin e qëndresës në Krujën Legjendare dhe nga atje solli porosi të qarta se: Shqipëria duhet të jetë e lirë dhe e bashkuar.

Me  28. Nëntor të vitit 1912-të,plaku i urtë i Vlorës, Ismail Qemali, me ngritjen e flamurit dhe mëvetësinë e shtetit shqiptar i tregoi gjithë botës se: Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është një akt historik dhe një simbol i bashkimit i të gjitha trojeve shqiptare. 

Një rolë të rëndësishëm për formimin e shtetit Shqiptar, ka luajtur në veçanti Rilindja Kombëtare Shqiptare e cila u formua në mesin e shek.XIX  dhe përfundon së vepruari me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit e cila u formua me 10. Qershor të vitit 1878, kishte tri qëllime:

1.- Të bashkonte Kombin Shqiptar,

2.-Për të kundërshtuar copëtimin e Shqipërisë, si dhe                            3.- Formimin e shtetit Kombëtar Shqiptar.

  1. Nëntori i vitit 1997,është dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare,me rastin e varrimit të mësuesit Halit Gecit,i cili u vra nga forcat serbe.

Lufta e drejtë e UÇK-së,me Komandantin legjendar Adem Jasharin të përkrahur nga Amerika,NATO-ja dhe Bashkimi Evropian i dhanë përgjigjen e duhur Serbisë e cila u largua nga Kosova njëherë e përgjithmonë.

Si rezultat i të gjitha këtyre,me 17. Shkurt, 2008. Kuvendi i Rep. së Kosovës,në mënyrë Solemne,shpalli shtet të Pavarur dhe Sovran Rep. e Kosovës!

Tani ne kemi obligim moral dhe Kombëtar, të përmbushim  amanetin e dëshmorëve tanë e kjo arrihet vetëm me punë dhe përkushtim ndaj Atdheut!  – Ne nuk guxojmë të harrojmë të kaluarën e hidhur të popullit shqiptar, por duhet sot të punojmë të gjithë s´bashku, për ndërtimin e shtetit demokratikë dhe funksional, që do të jetë,një e ardhme e ndritshme për brezat e rinj.

Shkolla shqipe, është ajo që na bashkon të gjithëve,  sepse vetëm të bashkuar rreth shkollës shqipe do të jemi më të fort në realizimin e aspiratave të Rilindësve tanë, të cilët janë pjesa më e ndritshme e Kombit Shqiptar.                                                                                                                                                                                  Shkolla shqipe është: “Tempull i Diturisë” e cila po sjellë buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve tanë, prandaj, përkrahja e përbashkët e të gjithë neve, ndaj shkollës shqipe ka për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës Kombëtare dhe ruajtjen e gjuhës amtare nga fëmijët mërgimtar.   

I vetmi mjet kundër asimilimit dhe ruajtjes sonë në “Detin” ku ne po jetojmë,është mësimi i gjuhës shqipe nëpër shkolla, duke pasur parasysh se një rolë të veçantë për zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe e luajnë: prindërit, mësimdhënësit dhe Institucionet tona!

Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve,që fëmijët  tuaj të vijojnë mësimin në gj. shqipe, sepse kjo është një dritare që sjellë rreze drite në çdo familje shqiptare!   Urime Dita e Pavarësisë! 

Programi i nxënësve të shkollave shqipe filloi me recitalin: Kudo që jam-Shqiptar jam, Kushtrimi i lirisë,Shqiponja,Gjuha shqipe,Vajza Shqiptare, Pavarësia, Trojet Etnike Shqiptare,Bashkimi Kombëtar, Adem Jashari, Molla e Kuqe,Kruja e Skënderbeut,Reitalin kushtuar Agim Ramadanit, Flamuri Kuq e Zi,Ushtria Çlirimtare, Shqipëria Etnike,si dhe Drama kushtuar Komandantit Legjendar: Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Nxënësit e shkollave shqipe u paraqitën me katër valle,si dhe këngën Kuq e Zi je ti.

Ne mund të shkruajmë me mijëra fjalë për programin festiv të nxënësve të shkollave shqipe të cilët shkëlqyen në skenën e bukur të Shtutgartit, por një foto, fletë më shumë se një mijë fjalë!

Në pjesën e dytë të programit festiv, të pranishmit u shoqëruan më këngëtarët tanë  të mirënjohur: zonj. Lumnije Graiçevi dhe Vëllezërit: Mustaf & Ferat Gerxhaliu deri në orët e vona.

Gjithçka kaloi në mënyrë vëllazërore, ku të gjithë të pranishmit u ndanë të kënaqur,me mbarëvajtjen e kësaj mbrëmje festive, si dhe me ushqimet tona tradicionale nga mishtorja “Gashi

E pranishme në këtë mbrëmje festive ishte si çdo herë RDK-va, në gjuhën shqipe, për Shtutgartinë me rrethinë.

Pamja e skenës, është treguesi ynë, se sa jemi të përkushtuar dhe të lidhur ngushtë me Flamurin Kombëtar, të heroit tonë Kombëtar:

Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”!   

Comments

comments