Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo”përuron studimin“Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”i shkrimtares Vilhelme Vrana Haxhiraj

Nga Vlad Haxhiraj

 

     Në datën 10 nëntor 2017, në ambientet e Institutit të Studimeve Historike”Lumo Skëndo” u bë paraqitja e studimit “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt” i autores Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe”.

   Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” në bashkëpunim me ShB “Nacional”, përuroi  studimin e rëndësishëm “Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzajt”të shkrimtares tashmë të mirënjohur si brenda dhe jashtë trojeve amtare Vilhelme Vrana Haxhiraj “Mjeshtre e Madhe”, në praninë e shumë pjesëmarrësve, dashamirës të kulturës, lexues të autorës dhe shkrimtarë. Autorja dhe familja Haxhiraj një falënderim të veçantë  shpreh për pjesëmarrësit e  Sh.K.A “Armeni”, si dhe për vlonajtët që kurrë nuk kanë mungura në takime të tilla.

  Auditorin dhe autoren e nderonin me pjesëmarrjen e tyre: Drejtori i Institutit“Lumo Skëndo”, historiani, studiuesi e shkrimtari Uran Butka, Drejtori ShB”Nacional”, Mujo Buçpapa( poet i disa çmimeve N/kombëtare, përkthyes dhe analist), Kryetar i Shoqatës të të Përndjekurve Politikë, Nebil Çika -gazetar elitar, studiues dhe analist, Prof. Resmi Osmani-shkrimtar dhe studiues, bir i Thesprotisë Hyjnore. Veçanërisht duhet falenderuar ulqinaku nga trojet arbërore të Malit të Zi, Pjerin Pavaci që zbukuroi mjedisin me dy buqeta të bukura lulesh me aromë Dalamcie.

Dalja në dritë e studimit “Rrugëtimi filozofiik i Prof.Dr.Isuf Luzajt” është bashkëpunim i ShB.Nacional, me  redaktor njohësin e mirë të veprës së Isuf Luzajt, Prof. Xhevat Beqaraj; shtypshkronjën Europrint me punën e znj.Blerina Ndreu; disenjatorin e talentuar Jorgo Saqellari si dhe menaxherin, fotografin e moderatorin e takimit, të palodhurin, Fitim Haxhiraj.

 Të gjithë këta zotërinjë meritojnë mirënjohjen e autores dhe të lexuesit.

Ashtu siç thotë autorja e studimit, Vilhelme Vrana:Një libër artistik kërkon talent, mund dhe djersë. Kurse një studim , aq më tepër filozofik,  kërkon shumë kurajo, vullnet, guxim,  punë dhe kulturë. Që të flasësh për Prof.Dr. Isuf Luzaj është nder dhe privilegj për cilindo që merr përsipër një përgjegjësi të tillë. Të studiosh veprat madhore filozofike  të Prof.Dr.Isuf Luzajt, ku në çdo paragraf apo rresht poetik ka një filozofi më vete, është kurajo dhe guxim i tepëruar. Nga përvoja ime 20 vjet krijimtari, kam mësuar që një libër të dalë sa më i arrirë, veç punës dhe cilësive të mësipërme të studiuesit, duhet dhe shumë dashuri.

  Ky vendim  për studimin e gjithë veprave në shqip të Prof.Dr.Isuf Luzajt, u  arrit pasi tek unë u ngjiz dashuria për këtë njeri të madh. Dashuria për punën madhore të këtij personaliteti botëror kaloi nëpër tri-katër faza.
I- Emrin e tij e njoha kur isha ende fëmijë pa shkuar në shkollë. Im Atë(i ndjerë) sa herë kalonoim pranë shtëpisë së familjes Luzaj, më thoshte: “-Bija ime, në këtë shtëpi ka lindur e është rritur një njeri i madh,’Isuf Luzaj’ , e quajnë…” Dhe unë vocërrakja kujtoja se ishte një vigan nga trupi, i cili në të vërtetë ashtu siç kishte shtatin e lartë , ishte i bukur dhe e kishte mendjen të artë. Për 40 vite nuk dëgjova gjë për këtë njeri të madh.
II- Kujtesa e dytë për të, ndodhi në vitin 1994. Ndërsa dilja nga Ambasada Italiane, ku isha takuar me Ambasadorin , për fatin dhe legalizimin e emigrantëve, por veçanërisht për fatin e grave e të fëmijëve që kishin lënë në mëshirën e fatit, përballem pas 32 vitesh me poetin brilant, sot Akademik, Xhevahir Spahiu(shok i shkollës pedagogjike Vlorë). Teksa doja të çmallesha përmes pyetjeve për vete dhe familjen, ndërsa Ai më fliste për vizitën në ShBA. Filloi të tregonte i magjepsur për një shqiptar, filozofin me përmasa botërore, Isuf Luzaj, të cilin e adhuronte pa masë. Kjo më bëri ta kujtoj me nderim njeriun, emrin e të cilit e kisha gdhendur në mendje .

  III- Ballafaqimi i parë me veprën e tij ndodhi në fillim të nëntorit 2000. Në Shesh të Flamurit , mes librave që shiteshin tek Lulishtja, syri më kap emrin e autorit”Isuf Luzaj”. E bleva librin dhe nisa ta shfletoj e ta lexoj qysh në rrugë.  Nuk ngopesha me mbi 100 konceptime  që i bënte ai sëmundjes së shekullit, komunizmit dhe menjëherë shkruajta në faqen e parë të librit: “Më fal profesor, më fal, / më fal që s’e njoha dot, / vargun tënd margaritar, / sarkazëm dhembje dhe lotë!”- poeti filozof, Isuf Luzaj nisi të madhohej në sytë e mi. Dëshira për të kontaktuar me të ishte e madhe, por nuk u realizua. Më 27 nëntor 2000, profesori ishte ndarë nga jeta. Dhimbja për një personalitet botëror dhe pamundësia e njohjes me të , më bënë që t’i kushtoja disa vargje lamtumire(poemën “Vdiq poeti filozof”, që e lexova në përcjelljen e tij drejt Përjetësisë.

   IV- Amaneti i motrës së tij ishte vendimtar për të nisur njohjen e veprës së tij madhore.

Për t’më falenderuar motra e tij e ndjerë, znj.Rahile Caushaj, në kushte regjimi shtrati, më ftoi në shtëpi. Shkova tok me bashkëshortin tim, Fitimin, jo vetëm për ta ngushëlluar, por i dhurova edhe poemën. Kur hyra në shtëpi, ajo Zonjë  e mrekullueshme, tha: “sot më ka ardhur Isufi në shtëpi.” E  kundërshtova sepse unë isha një fillestare në krijimtari, isha dhe jam një hiç para atij kolosi në filozofi, atij individualiteti me përmasa botërore. Si mirënjohje ajo më dhuroi gjithë librat e botuara në shqip. Më pas nga djali i madh i Profesorit, Muhmeti më erdhi nga ShBA,  libri “Lumenjtë rrjedhin të kuq” në spanjisht.Kur u ndava me të, më la një amanet: Vilhelme, shkruaj diçka për Isufin se vëllai im i gjorë, humbi si sopata pa bisht”- përsëri i dhashë shpresë, se ai jo vetëm do të njihet por edhe do të studiohet nëpër shkollat e Shqipërisë.”- Së pari studiuesi ballafaqohet me  njohjen  e personalitetit apo veprës që do të punojë. Veç dëshirës ddhe këmbëngukljes i duhet dhe shumë dashuri për një punë të vështirë. Ndaj qautores Vrana i janë dashur 17 vite punë që të arrinte deri këtu. Të tjerë studiues ,duke e parë nga një këndëvështrim tjetër,do të studiojnë veprat e Prof.Dr.Isuf Luzajt.Sudiuesi jo vetëm njeh dhe zbërthen Filozofinë Luziane, por në të njëjr tën kohë nga vëzhgues, apo admirues, duke hyrë në rrugën e njohjes së filozofisë , madhohet edhe vet si individualitet.

Përshëndetje nga Santa Barbara –Californi-USA

Prosf.Dr.Eshref Ymeri

 

  Dy fjalë autores Vivra:

 

Prof. Dr. Eshref Ymeri

Posteri, ftesa dhe fletëpalosja janë kompozuar bukur, shumë mirë. Kopertina e librit është befasuese: rrathët vërtitës në kopertinë përcjellin thelbin e mendimit filozofik të Profesorit të Madh, mendim që endet mbi rruzullin tokësor në përjetësi. Në librin tuaj ju keni zbuluar thelbin e filozofisë të atij mendimtari të shquar. Thelbi i filozofisë tij më sjell në kujtesë një thënie të margaritartë të poetit, personalitetit politik dhe mendimtarit anglez Xhon Milton (1608-1674):     

    “Moj filozofi hyjnore! Ti nuk je as e ashpër, as e thatë, siç mendojnë një takëm budallenjsh, por je plot muzikalitet, si llauta e Apolonit. Kur i provon një herë frytet e tua, atëherë në gostinë tënde mund të shijosh atë nektar të ëmbël, me të cilin s’ke të ngopur”.Xh.Milton.

       Po ajo fotografi! Në portën e gurtë, poshtë stemës së Vrana-Arianitëve. Dukeni si perëndesha e bukurisë dhe e dashurisë, vetë Afërdita, që ka bekuar Kaninën me madhështinë e saj mbizotëruese mbi tokë dhe detet!… Timit nuk i luan ndopak tepeleku kur shikon atë fotografi?

                              

Përshëndetje miqësore gjithë auditorit!

         Të nderuar zonja dhe zotërinj, të pranishëm në prezantimin e librit të zonjës Vilhelme, kushtuar Profesorit Isuf luzaj. Ju lutem të më lejoni edhe mua të them dy fjalë me rastin e botimit të kësaj vepre të shquar në historiografinë dhe në memorialistikën tonë kombëtare.

        Kjo vepër është një homazh mjaft emocionues që kjo zonjë e nderuar ia ka kushtuar një figure emblematike të kombit shqiptar, një personaliteti të madh në aradhën e figurave të ndritura të kulturës botërore. Është nder dhe përgjegjësi e madhe të shkruash për Profesorin Isuf Luzaj, i cili, me veprimtarinë e tij të pasur letrare dhe shkencore në disa fusha të dijes, ka shkëlqyer si një meteor në historinë e shek. XX.

        Nga përmbajtja e veprës-homazh e shkrimtares dhe e publicistes me emër të madh,Vilhelme Vranari Haxhiraj, rezulton se Profesori Isuf Luzaj i ka bërë rentgenografinë më të përsosur ideologjisë komuniste, kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, e cila personalitetin e njeriut e shtyn drejt një përçudnimi marramendës me pasoja shkatërrimtare. Ai e pati studiuar komunizmin që në gjenezën e vet, duke pasur parasysh terrorin e jakobinëve. Karl Marksi jo vetëm e pati justifikuar terrorin revolucionar të jakobinëve, por u bënte thirrje edhe klasës punëtore dhe udhëheqësve të saj për të vënë në jetë përvojën e jakobinëve, praktikat e Robespierit për larjen e hesapeve me kundërshtarët politikë përmes organizimit të banjave të gjakut, çka solli si pasojë që edhe vetë të përfundonte në gijotinë. Metodat jakobinase në luftë  me kundërshtarët politikë, të cilat Marksi i pati mbështetur aq fuqimisht, i patën përvetësuar me zell të madh revolucionar Lenini dhe Stalini. Ato metoda, duke i pasuruar edhe më shumë me artin e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin, të cilin krimineli Enver Hoxha e përvetësoi aq mjeshtërisht sipas udhëzimeve të emisarëve serbosllavë, çuan në përçarjen tragjike të popullit shqiptar, me pasoja të rënda edhe në ditët tona.

        Autorja e librit ka hedhur dritë mbi personalitetin e Profesorit Isuf Luzaj, i cili, me nuhatjen e një intelektuali mendjehollë, pati zbuluar thelbin e ideologjisë komuniste në kushtet e Republikës së Shqipërisë, ideologji, e cila kishte si pikësynim ta shndërronte shumicën e popullit shqiptar, siç edhe e pati shndërruar faktikisht, në një turmë të bindur, të paaftë për të menduar, kurrizshtruar dhe servile shembullore ndaj udhëheqjes komuniste. Kësisoj udhëheqja kriminale komuniste e Enver Hoxhës përjetonte një kënaqësi të jashtëzakonshme kur populli e shikonte në dritë të syrit për kafshatën e gojës.

  Pra, zonja Vilhelme i shpalos lexuesit filozofinë e Profesorit Isuf Luzaj, i cili, në jetën e tij është udhëhequr nga një tjetër metodë, antikomuniste, që ka në qendër të vëmendjes edukimin e personaliteti të njeriut.

    Me shumë të drejtë, zonja Vilhelme revoltohet që mjaft personalitete të shquara nga radhët e nacionalizmit shqiptar, nuk gjetën vlerësimin që u takonte pas ndërrimit të sistemit në fund të vitit 1990. Klasa politike që ka hipur dhe ka zbritur nga pushteti gjatë këtyre gati 27 vjetëve, nuk ka treguar kurrfarë interesimi për rehabilitimin tërësor të atyre personaliteteve të shquara nacionaliste, të cilat, duke iu kundërvënë politikës kriminale të kastës komuniste, me në krye argatin e Beogradit Enver Hoxha, kërkonin orientimin e vendit drejt Perëndimit. Kjo nuk ndodhi se në kushtet e pluralizmit, frenat e pushtetit i morën në dorë neokomunistët, trashëgimtarët e veprës kriminale të Enver Hoxhës, i cili nacionalizmin shqiptar e zhduku me rrënjë dhe me degë. Prandaj edhe Profesori Isuf Luzaj nuk u vlerësua që në vitet e para të vendosjes së demokracisë, si një personalitet i jashtëzakonshëm i kombit shqiptar.

    Në mbyllje dëshiroj të theksoj se shkrimtarja dhe publicistja e talentuar Vilhelme Vranari Haxhiraj, ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të jashtëzakonshëm në botën e letrave shqipe, jo vetëm me krijimtarinë e saj artistike, për çka dëshmojnë dyzet vepra të botuara në disa gjini letrare brenda dy dhjetëvjeçarëve, por edhe në fushën e publicistikës nacionaliste, së cilës i ishte zënë fryma tërësisht në periudhën e diktaturës komuniste. Është e vetmja zonjë që ka botuar vazhdimisht në këtë fushë mjaft të rëndësishme të dijes, e cila lidhet tërësisht me tre probleme me një peshë të jashtëzakonshme kombëtare:

   Së pari, me nxjerrjen në dritën e diellit të të vërtetave të dhimbshme për tragjedinë e rëndë që i shkaktoi vendit tonë krimineli Enver Hoxha me shfarosjen e lules së inteligjencies shqiptare, e dalë nga gjiri i nacionalizmit shqiptar. Këtë problem ajo e ka trajtuar me mjaft profesionalizëm në librin që ka nëpër duar dhe që po përgatitet ta botojë së shpejti, me titull “Tradhtia e madhe ndaj kombit”.

   Së dyti, me përpjekjet e saj të mundimshme për rehabilitimin e elitave të nacionalizmit shqiptar, të cilat klasa politike e këtij më shumë se një çerek shekulli nuk ka dashur t’u japë vendin që meritojnë. Në këtë kuadër, libri që po prezantohet sot, është dëshmia më e gjallë e djersës që ajo ka dedhur dhe vazhdon të derdhë për rehabilitimin e elitave tona të shquara nacionaliste, çka do të konkretizohet edhe me librin mjaft interesant që ajo ka nëpër duar, me titull “Elitat  e mohuara”.

  Së treti, me kujtesën për klasën politike mercenariste se pa zgjidhjen e Çështjes Kombëtare, Ribashkimin e Trojeve Tona Etnike në një shtet të vetëm, me një stemë dhe me një flamur, kombi shqiptar nuk do të ngrihet kurrë më këmbë dhe ka rrezik që të shkojë drejt rrëgjimit të shkallëshkallshëm.

Me këtë rast më lejoni ta përshëndes ngrohtësisht zonjën Vilhelme për këtë vepër-thesar që po e vë në dorën e lexuesve dhe t’i uroj asaj nga zemra shëndet dhe, si gjithmonë, krijimtari të begatë, për prezantimin e të tjera veprave me rëndësi kombëtare. Përshëndes ngrohtësisht drejtorin e Bibliotekës Lumo Skëndo, intelektualin e shquar, zotërinë Uran Butka, i cili vuri në dispozicion mjedisin e kësaj biblioteke për këtë prezantim, presidentin e Shtëpisë Botuese “Nacional”, krijuesin e talentuar të letrave shqipe, zotërinë Mujo Buçpapa, për hedhjen në qarkullim të këtij libri, redaktorin e librit dhe krijuesin e mirënjohur të letrave shqipe, zotërinë Xhevat Beqaraj, disenjatorin me shije të hollë, zotërinë Jorgo Saqellari, menaxherin, fotografin dhe moderatorin e këtij takimi, artistin e talentuar të koreografisë, zotërinë Fitim Haxhiraj, si edhe të gjithë të pranishmit e nderuar.

Me respekt dhe mirënjohje.

Prof.dr. Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

07 nëntor 2017

 

 

Comments

comments