Dea shqiptare e “Butrintit” Penelopa, që udhëton me Odisenë e Iliadës në Metropolitan Art

Nga Keze Kozeta Zylo

 

Kori artistik i të rinjve të Manhattanit ku midis tyre është dhe Dea jonë shqiptare kanë interpretuar operën epike “Odisea” në Metropolitan Muzeum të Artit. 

Odisea – Mbreti i Itakës, komandant i lartë grek që mendohet të jetë dhe tragjedia e parë në botë vazhdon të jetë në vëmendjen e miliona shikuesve në botë dhe domosdo dhe nga artistët me emër në gjithë planetin.

Sirenat qe joshnin monstrat për gjak, e bëjnë Odisenë të përballet me mjaft pengesa dhe pasoja të paimagjinueshme.  Në këtë performancë të shkëlqyer dhe të interpretimit fantastik ku bashkohet dhe zëri i mrekullueshëm i Deas ilustrohen dhe me pamje nga koleksionet e gjera të artit grek në Muzeumin Metropolitan si dhe të artfakteve të Muzeumit. 

E kush më bukur se Dea shqiptare mund ta luante rolin e Penelopës, pasi dihet historikisht dashuria dhe besnikëria bashkëshortore e gruas iliriane që prisnin burrat e tyre të ktheheshin nga luftërat e shumta, por ajo qe ka shans më shumë në botën e metropolit është vetëm talenti i shkëlqyer që mund të tërheqin kompozitorët dhe regjisorët e mëdhenj…          

Dhe Dea jone ia arriti, pasi sukseset e saj te njëpasnjëshme kanë filluar qysh në moshë të vogël në skenat me koncerte shqiptare dhe amerikane.  Ajo ka debutuar në disa koncerte, por vlen për të përmendur pjesëmarrja e saj në korin artistik të të rinjve të Nju Jorkut gjatë ceremonisë së pritjes së Papa Franceskut në Amerikë, në mbledhjen e fondeve për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe sidomos shtete dhe qytete të tëra të shkatërruara nga sunamet si në Japoni në vitin 2011-të, aktivitet që i kryen së bashku me të rinjtë artistë japonezë.  Performancat e saj tashmë të njohura kulmuan me operën “Odisea” luajtur nga të rinjtë e Nju Jorkut me kompozitor Ben Moore, libreti nga Kelley Rourke, bariton Brian Vu dhe në rolin e Penelopës Dea shqiptare…

Homeri e rrëfeu mjeshtërisht  rikthimin e Odisesë në poemën “Odiseja”, çka vazhdon të jetë aktuale dhe në ditët e sotme.  Eshtë mjaft interesante se Odisenë “Uliksin” e ka interpretuar dhe aktori i famshëm shqiptar nga Kosova Bekim Fehmiu me Irene Papas, një aktor legjendë për kinematografinë botërore.

Ç’kocidencë e bukur brezash që medoemos të bën të ndjesh krenari dhe njëkohësisht të të mos shuhet kurrë shpresa se arti do e ndryshojë botën e çakërdisur.

Penelopa që duket sikur dhe sot thur e shthur pëlhurë për të pritur bashkëshortin e saj Odisenë i cili është zhdukur për në detin “Mesdhe”, vazhdon më të njejtin temp dhe dëshirë të lexohet dhe të interpretohet në skenat më të mëdha botërore. 

Artistja e re shqiptare me emrin e bukur historik Dea e “Butrintit” që interpreton Peneolopën e Homerit në Manhattan janë një bashkim perfekt sepse koka e bukur e Deas skulpturë që ruhet nga Fondi i kulturës botërore Unesko edhe Odisea me Penelopën ruhen në muzetë e famshme të botës si në Muzeumin Metropolitan të Artit në Manhattan. 

Dhe vjen një ditë që vajza e shkëlqyer gjimnaziste e Bronxit në New York, Dea të interpretojë aq mjeshtërisht rolin e Penelopës, te duartrokitet nxehtesisht nga pjesemarresit artdashës të publikohet në mediat amerikane dhe të ngelet e arshivuar përgjithmonë në historikun e skenës të Metropolitan të artit në Manhattan. 

Dea jonë shqiptare është një histori suksesi në botën e artit dhe premton shumë për të ardhmen e saj të shkëlqyer.

Manhattan, New York

5 nëntor, 2017

 

 

Comments

comments

-----