DY PLEQ TË NDERUAR

Nga Luan Çipi

 

Dëshirë pata për të shkruar,

Për të folur e treguar

Dy reshta, pleqve të shquar.

I sodis, mallin pa shuar:

Barba Nakua dhe Sotira,

Prind të familjes Gjyzari,

S’harrohen çastet e mira,

Vlora, me njerëz së mbari!

I kundroj mes gjelbërimi,

I pushtuar nga zilia:

Nako Ngjela, sua trimi

Mëmë Sotira, bukuria!

Mes lulesh, si lule ngjajnë,

Të urtë, të ditur, me vlerë,

Dhunti të bukura mbajnë:

Behar e gjithnjë pranverë!

I përfytyroj përherë:

Me shëndet, plot energji,

Me humor, shaka e vlerë.

I kujtoj plot nostalgji!

Tiranë, më 01.11.2017

 

 

Comments

comments