KU PO SHKON, PRINCESHA VLORË?

Nga Luan Çipi

 

Deti mbushur me vaporë,

Dhe ndërtimet ecin varg.

Ku po shkon, princesha Vlorë,

Më e bukura përqark?

 

Ti, po shtrihesh drejt Orikut,

Brigje e kodra pushton,

Gjallërojnë Adriatikut,

Djemtë që fluturojnë me klon.

 

Përqark çdo gjë e përkorë:

Deti, pishinat, njeriu,

Uji i butë, i ftohtë borë,

Të flladit me errë veriu.

 

Ushqimet, bio nga fshati

Pa hile e kimikate,

Djathi: Kuç, Brat, Kallarati,

Keca e qengja t’ Dukate.

 

Qumësht, gjalpë: Pilur, Palasë

Portokall: Dhërmi, Vunoi,

Perime: Radhimë, Tragjas ,

Rrush e fiq: Kulls, Qeparoi.

 

Vera është vetëm prej rrushi,

E llojit Vlosh Nartjoti,

Gotën, kush e rimbushi,

E kthen me fund, si qëmoti.

 

Gatimet, mend do t’i mbani,

Pak e saktë e me cilësi,

Kocja, dhuratë Dalani,

Frutat e detit, me shijë!

 

Ha e pi – det, dush e diell,

Theku gjatë mbi rërë sot!

Të kërkosh në tokë e qiell,

Nuk gjen si Vlora në botë!

 

Tiranë, 25.10.2017

 

 

 

Comments

comments

-----