Ambasadorja Kadare takim me anëtaret e “Hope & Peace” në New York

Pak ditë më parë në Selinë e Misionit Shqiptar të OKB në New York, Ambasadorja Besiana Kadare priti në një takim zyrtar përfaqësueset e organizatës së gruas shqiptare – amerikane The Women’s Organization “Hope & Peace” në New York.

Në pritje ishte i pranishëm edhe Konsulli shqiptar i sapo emëruar pranë këtij Misioni Dipllomatik Armand Shandro. Zonjat e “Hope & Peace” diskutuan me Ambasadoren Kadare si me një miken e tyre të hershme, folën sëbashku për problemet social ekonomike dhe kulturore të diasporës dhe Shqipërisë. Bisedat u zhvilluan këndshëm e të lira, pasi që vetë Ambasadorja u rezervoi një takim të ngrohtë e miqësor.

Lideret e organizatës pasi paraqitën një rezume të kontributit të tyre të deritanishëm për të drejtat e gruas dhe fëmijëve në New York, u ndalën tek projekti më i fundit që ka të bëjë me shpërndarje çantash shkolle për fëmijët në familje me të ardhura të pakta financiare. Projekt ky që vjen si bashkëpunim i Shoqatës “Duart e Hapura” drejtuar nga Alkes Nilaj me Organizatën e Gruas “Hope & Peace”. 

Zj. Kadare e mirëpriti takimin me bashkatdhetaret, vlerësoi aktivitetin e tyre human dhe bamirës për të mirën e komuniteteve dhe tha se ato ishin të mirëprituara në Misionin Dipllomatik Shqiptar për bashkëpunime të reja edhe me Misonin në dobi të diasporës shqiptare. 

Pjesëmarrëse nga “Hope & Peace” ishin aktivistet e të drejtave të njeriut Drita Çarçani, Kate Cima, Drane Gjeçi, Lindita Semanjaku, Mimoza Dajçi, si dhe humanistja, poetja e patriotja Znj. Rita Saliu dekoruar nga Presidenti Bamir Topi me Medaljen “Nënë Tereza”. Korresp/”H&P”.

Comments

comments