Presidenti Donald Trumpuron gratë për festën e 8 marsit

Gratë shqiptare festuan së bashku me “Marigonën”

Mars 2017, New Jersey. Nga media mësuam se Presidenti i SHBA – Z. Danald Trump, uroj të gjitha gratë me rastin e festës së tyre në muajin mars, festë kjo që njihet zyrtarisht në Amerikë si Muaji i Gruas. Me këtë rast zhvillohen aktivitete, takime dhe ceremoni familjare, ku pregatiten ushqime dhe ëmbëlsira tradicionale.

Që festa të ngjallte jehonën e duhur Shoqata “Marigona” me Kryetare – shkrimtaren Sabije Veseli organizoi një festë mbarë kombëtare në një nga ambjentet e Restorantit “Royal Manor” në New Jersey. Shoqata “Marigona” emri i së cilës na sjell në mendje vajzën e re me gërsheta që qëndisi Flamurin e Pavarësisë së Shqipërisë mblodhi sëbashku në një tryezë gra intelektuale, studiuese, shkrimtare, gazetare, artiste, stiliste, nëna dhe gra shtëpiake, por edhe vajza të reja studente dhe nxënëse shkollash.

Performanca muzikore u mbajt nga këngëtari i njohur Sinan Vllasaliu, zëri melodioz i të cilit ftoi në pistën e vallëzimt gra dhe vajza shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare. Mbi 600 pjesëmarrëse festuan, ngritën dolli e shkëmbyen foto mes tyre. Edhe pse ushqimi ishte i zgjedhur dhe i ngrohtë si për kohë dimri, për asnjë çast ato nuk u ndalën, karriget e tyre u panë bosh. Vallëzonin, kërcenin me elgancë, sikur të ishin të gjitha valltare dhe balerina ansamblesh artistike.

Dukeshin bukur. Me shumë art nisnin e pasonin vallen nën rritmin e muzikës dhe repertorit të pasur të kēngëtarit Vllasaliu. Veshur gjithë ngjyra e me shije, dukeshin si flutura në pranverë. Makeup-i tepër klas, gjë që tregonte se femrat shqiptare janë më të bukurat dhe më të mençurat e botës, e për këtë vlen të krenohen të gjitha nënat shqiptare.

Mbrëmja festive hapi siparin me fjalën përshëndetëse të nikoqires ose “zonjës së shtëpisë” Znj. Sabije Veseli, e cila pasi paraqiti një historik të shkurtër të festës së gruas, që nga zanafilla, rrugëtimi dhe suksesi i saj tha: “Nëna dhe motra shqiptare nuk është turp të luftosh për të drejtat e tua. Një ditë i duhet thënë stop dhunës psiqike, stop dhunimit, stop nënçmimit, stop shfrytëzimit të femrave, sepse jemi në shekullin më të ri ku padrejtësitë duhen ndëshkuar. Edhe gjinia femërore ka prirje të udhëheq, të marrë vendime të rëndësishme dhe madhore nëpër institucionet shtetërore. Jemi nëna, dora jonë përkund djepin, rrit dhe edukon breza të tërë. Respekte për të gjitha ato nëna dhe motra të cilat vuajtën në kohrat më të vështira në të cilan jetuan. Kemi respekt për ato femra që rregjimet e egra nuk i gjynjzuan por mbetën burrnesha, por mbi të gjitha nuk u dorëzuan” etj.

N/Kryetarja e Shoqatës “Marigona” Znj. Zira Musliu u ndal tek ndihmat humanitare që kanë dërguar si shoqatë në spitalin e Dializës në Strugë, si batanija, karroca për invalid, çarçaf, këllëf etj. Por mos të harrojmë tha ajo se ne nuk jemi vetëm nëna, ne jemi mësueset e para në edukimin e fëmijëve tanë. Gëzuar 7 marsin ditën e mësuesit. Aksioni tjetër që Znj. Musliu përmendi ishte edukimi dhe shkollimi i një djali nga Krusha e madhe, që ka humbur të atin nga lufta në Kosovë nga makineria serbe.

Sekretarja e kësaj shoqate Znj. Gonxhe Meta, lexoi letrën që Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha” Znj. Fahrije Hoti i dërgoi Shoqatës “Marigona” me rastin e festës, ku mes të tjerave i falenderonte për mbështetjen humane që i kanë dhënë popullit të Kosovës, si dhe i falenderonin ato për xhestin fisnik në shkollimin e të riut nga Krusha në Amerikë.

Znj. Fllonxa Sela Polloxhani, aktiviste dhe artiste e njohur ne komunitet  këndoi këngën “Marigona” teksti dhe muzika nga vetë ajo, kushtuar Shoqatës “Marigona” në New Jersey.

Gjithashtu organizatoret e festës ftuan poeten – humanisten Znj. Rita Saliu dhe gazetaren – aktivisten Znj. Mimoza Dajçi për të dhënë përshëndetjet e rastit. Znj. Saliu pasi i uroi të festën të gjitha grave në fjalën e saj ndërmjet të tjerave tha: “Falenderoj Znj. Sabije Veseli për këtë organizim të bukur festiv dhe të gjitha anëtaret e Shoqatës “Marigona”, e më poshtë vijoi. Vitet rrjedhin si uji kulluar në kujtesën e tyre, para syve tanë gjithmonë engjëj të shenjtëruar. Kemi besim dhe shpresë, se këto ndjesi të bukura do ti përçojmë edhe tek brezat tanë pasardhës këtu në mërgim. Nënat tona nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre, shkrin energjitë mendore, shpirtërore, e fizike që fëmijët e tyre të bëhen të aftë e të zot për jetën. Ndërsa mësuesit ajo i uroi me këto fjalë; Mësuesi është frymëmarrja e shkronjave, shpirti i trurit, prindi i diturisë dhe fuqia e dritës”.

Në emër të Organizatës “Hope & Peace” përshëndeti pjesëmarrëset edhe Znj. Dajçi e cila tha: “Falenderoj Znj. Sabije Veseli dhe anëtaret e Shoqatës “Marigona” për ftesën që më dërguan për të qenë sot mes jush në këtë ditë që është përcaktuar nga SHBA si Muaji i Gruas, ku edhe Presidenti i Amerikës Donald Trump me anë të një Proklamate uroi të gjitha gratë për muajin mars që njihet si Muaji i Gruas në SHBA. Organizata jonë tha Znj. Dajçi historikisht ka festuar në Amerikë “Mother’s Day” por një lloj “detyrimi”shoqëror për Shoqatën “Marigona” na bëri të jemi sot sëbashku. Ajo në fjalën e saj mbështeti parafolëset për të drejtat e gruas duke thenë, motra shqiptare, nuk dua t’ju prish gëzimin, se sot keni ardhur për të festuar, por mos të harrojmë se mbrapa nesh kemi edhe gra të tjera të heshtuara që nuk po gëzojnë. Kemi gra që dhunohen nga bashkëshortët e tyre, por që heshtin. Mos mendojmë se çdo gjë është fushë me lule edhe këtu në Amerikë nëpër të gjitha familjet tona shqiptare, pasi edhe këtej përtej oqeanit reflektohet dhuna në familje, ku dominon tek disa meshkuj uni i burrit. Por gratë heshtin për shumë arsye, heshtin për mos privatësinë ekonomike kur varen nga burrat, anonimitetin për mos tu bërë publike, por edhe nga vetë mentaliteti i ulët që mbartin me vete.

Motoja jonë tha ajo është “Gra Mos Heshtni” por ky duhet të jetë edhe qëllimi ynë i përbashkët, duke i kushtuar kështu vëmendje ndërgjegjësimit dhe shkollimit të femrës e fëmijëve të tyre, pasi shkollimi përbën fitore! Duke përfunduar fjalën e saj Znj, Dajçi gjithashtu përcolli edhe urimet e Shoqatës së gruas shqiptare kanadeze – Albanian Canadian Women’s Assciation nga Znj. Remka Huruglica, e cila në pamundësi për të marrë pjesë në këtë event dërgoi urimet e rastit nëpërmjet Znj. Dajçi.

Një nga artistet me emër në Kosovë, por edhe në SHBA – Sebahate Berlajolli solli përpara nënave dhe motrave të dashura shqiptare këngët e saj historike, të bukura dhe plot tinguj paqeje e dashurie për jetën, shoqërinë e mbarë njerëzimin.

Emocione të këndshme ngjalli ky takim brezash me gosti, surpriza, lojra e dhurata të ndryshme. Festa kaloi gëzueshëm me madhështi nga ora gjashtë pasdite deri në 12 të mbrëmjes. Të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare u larguan nga Restoranti “Royal Manor” në New Jersey me makinat e tyre personale, çfarë pasqyroi mirëqëninen, pavarësinë ekonomike edhe sukseset e tyre në diasporë! Korresp. i Shoqatës “Marigona”.

Comments

comments

-----