STATUJA E SKËNDERBEUT NË MIÇIGAN

Nga Luan Çipi

 

Diku, në mes të Amerikës, në Miçigan,

Madhështor mbi kalë, rri Skënderbeu,

Dhuratë prej shqiptarëve amerikanë,

Shtatorja gjigande, ka ndriçuar dheun.

 

Vendosur mbi  një bazament të lart,

Gjergji, kalëron me lavdi e nder,

Liqeni i madh jehonat mbart,

Gjelbërim e pemë, Kodrat Roçester.

Dhe fare pranë një Kishë Shqiptare,

Emri i Shën Palit, ia shton lavdinë,

Kontea e Oklandit, doli fatmadhe,

Po i mëson  botës për historinë:

Pa Skënderbeun, s’do ish Evropa,

As Amerika në këtë rol,

Krenohu Shqipe, respekt dhe Bota,

Pa ty do ishim në Anadoll.

Tiranë, më 10.10.2017

Comments

comments

-----