PREJ GJAKUT… JAM SHQIPTARE !

4 SHTATORI – DITA E SHEJTNESHĔS MADHE SHQIPTARE

Nga Fritz Radovani

 

1979, 10 DHJETOR:

“PREJ GJAKU E PREJARDHJES JAM SHQIPTARE, KAM SHTETSI INDJANE, JAM MURGESHË KATOLIKE. PREJ PRIRJES I PERKAS GJITHË BOTËS. NË ZEMER I PERKAS PLOTSISHT JEZUSIT !” Ishin fjalët e Nanë Terezës në Oslo, kur mori atje çmimin “Nobel” per Paqë… Aty kerkoi dhe korrigjimin e Shtetsisë së shkrueme gabim.

4 SHKURT 1986: Kur Papa Gjon Pali II, vizitoi Shtëpinë Nirmal Hriday në Kalkuta, tha: “Kjo, per mue ishte dita ma e gëzueshme e gjithë jetës sime!…”

Një gazetar e pyeti Papën Gjon Pali II: “Si mund të flasë Kisha, në gjuhën kristjane evangjelike në Liban…?”…Ishte ajo kohë kur armët aty nuk pushojnë për asnjë çast…

Papa u përgjegjë: “E din Nanë Tereza, që shkon në Liban atë punë, e din edhe pa studjue shumë libra. E din pse kjo i përket Shpirtit të Saj, gjenisë së Saj, Zemrës së Saj.”

Mbas 24 orësh, porsa Nanë Tereza ven kambën në Liban, shpallët armëpushim!!..

25 PRILL 1993: Kjo ditë shenon në memorjen tonë ata çaste të paharrueshme, kur në Katedralën e Shkodres, tashma të rindërtueme, erdhi Papa Gjon Pali II e, bashkë me Té, asht edhe Ajo që tashma gjithë Bota e quen Shqiptaria e Madhe, Nanë Tereza, për të cilën, Papa tha: “Prej përsonit të Nanë Terezës, Shqipnia asht e nderueme gjithmonë.

Ju falnderoj sot në emnin e Kishës Katolike, për këte Bijë të Tokës Suej dhe të Popullit Tuej… E si mos të kujtojmë tashti një Bijë të zgjedhun  të Popullit Shqiptar, Motren Tereza të Kalkutës, Nanë shumë e vorfën ndër ma të varfërit në Botë? Me zjarrin e Fesë në krahnor Kjo grue e vogël dhe e madhe njëkohësisht, sjell dhe ruen mbrenda Saj hovin e bujarisë së papërmbajtun dhe të pamposhtun të zemrës Shqiptare…”.

Ndersa, Mahatma Gandhi, që la gjurmë të pashlyeshme në histori, i tha gazetarve për Nanë Terezen: “Trendafili nuk ka nëvojë të predikojë, aroma asht predikimi i tij!”

QERSHOR 2002: Presidenti Amerikan Bill Klinton, u shpreh: “Nanë Tereza, ishte e para Ajo, qё më bani ta due Kombin Shqiptar dhe tashti unë ndihem shumё krenar, që plotsova njё detyrim moral ndaj Saj dhe ndaj vlerave tё Lirisё në Kosovë”.

 

KATEDRALIA NANË TEREZA – PRISHTINĔ

 

4 SHTATOR 2017…

NË PRISHTINË SHUGUROHET KATEDRALIA E SHEJTNESHËS SHQIPTARE !

NËN TINGUJT E KUMBONËS SË RE NË PRISHTINEN E LIRË, SHQIPTARËT NGA TË KATER ANËT E BOTËS DO TĔ KËNDOJNË ME VARGJET E POETIT TONË TË NJOHUN PROF. ZEQIR LUSHAJ:

“JETA E SAJ, NUK DON KOMENTE,

I THONË: – NANË! PESË KONTINENTE!”

            Melbourne, Shtator 2017

 

 

 

Comments

comments

-----