Ne që shitëm vendin

Nga Aurel Dasareti*

Bota shqiptare është plotë me njerëz esëll të cilët sillen sikur asnjëherë nuk kanë bërë diçka tjetër përveç se ta kalojnë jetën të dehur. Fatmirësisht, shumica janë atdhedashës, por duhet të jenë të përgatitur se jo të gjithë bashkëkombësit e ndajnë gjithmonë ëndrrën e tyre, Shqipërinë e Bashkuar.

***

Unë përpiqem të shtrydh më shumë lëng prej frutave të cilat veç kanë qenë të shtrydhura.

Ashtu si përpjekja jote për të përshkruar ëndrrën tënde i referohet botës që e kupton këtë ëndërr si të tillë, ashtu edhe artikulli i autorit (shkrim me përmbajtje publicistike a shkencore, që trajton një çështje të caktuar) qëndron në marrëdhënie me atë çka ai ka dashur të thotë.

Gjatë leximit të letrave të mirëfillta, lexuesi u afrohet protagonistëve të veprave heroike dhe përqafon ndjenjat dhe pasionet e tyre. Përshkrimi i nivelit superior kryesisht hetohet, perceptohet dhe ndjehet në zemër dhe më vonë i përcillet mendjes. Duke lexuar letrat e mjeshtrit të lapsit, shqiptari i rëndomtë i kupton më mirë armiqtë e tij.

***

Shumë lexues që mendojnë se janë mjeshtrit në politikë, janë në të vërtetë vetëm mjete, të manipuluar nga keqbërësit. Gjithkush ka të drejtë të ketë mendimet e tyre, por jo faktet e tyre.

Armiqtë e brendshëm, kuislingët, të trajnuar brenda gënjeshtrave të gatuara (lajme të rreme) janë aq të aftë në fushën e tyre sa që lexuesi mesatar nuk e di se i ka imponuar (detyruar) vetvetes propagandën e gënjeshtarit, por lexon më tej në besimin se është duke tretur informacionin e vërtetë.

Shqiptari i rëndomtë mund ta përballoj fatin vetëm duke e kuptuar atë nga atdhetarët dhe intelektualët e mirëfilltë, të paanshëm dhe pa konflikt interesi. Mjerisht, mediumet (me një përjashtim shumë të vogël) i kemi në një gjendje të mjerueshme, të udhëhequra nga gjysmë-analfabetë dhe të mbushura me shkarravina dhe lajme të rreme; prandaj edhe popullata gjendet në një terr informativ sepse nuk di kujt t`i beson. Nuk mund të presim diçka pozitive nga mediume që financohen dhe në prapavijë drejtohen nga Turqia, Arabia, Rusia, Greqia, Serbia, FYROM-i. Ndërkaq disa prej mediumeve të pavarura, nga dora e zgjatur e banditizmit politik kanë përjetuar jo vetëm kërcënime por edhe tentim për vrasje.

***

Ndonjëherë shqiptarët nuk duan të dëgjojnë të vërtetën, sepse ata nuk duan që iluzionet e tyre të shkatërrohen! Është e domosdoshme  që edhe në Kosovë, Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare të sundojë Ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit. Keqbërësi duhet të merr dënimin e merituar edhe sikur të ishte bija/biri i Zotit e jo më i ndonjë vdekatari të rëndomtë.

***

Lëndojmë nga një korrupsion shumë të përhapur dhe shumë serioz lidhur me punësimin. Forma më e rëndë e korrupsionit në Shqipëri (gjithë trojet shqiptare) përveç ryshfetit është favorizimi dhe nepotizmi. Nepotizmi, fillimisht është përdorur për favorizimin nga ana e Papës të nipërve ose të afërmve të tjerë në shpërndarjen e funksioneve Kishtare. Tani nepotizmi përdoret në lidhje me përkrahjen e sëmurë dhe favorizimin e padrejtë të familjes, farefisit dhe miqve, në dëm të interesave të përgjithshme, me anë të shpërndarjes së zyrave publike (shtetërore) dhe pozicioneve (përfitimeve) të tjera.

***

Armiqtë e jashtëm dhe tradhtarët shqipfolës janë kafshë të llojeve të ndryshme të cilat janë identike me njëra-tjetrën. Armiqtë e brendshëm, pasi janë trajnuar dhe paguhen nga shërbimet sekrete të huaja, i zbatojnë urdhrat e tyre, në dëm të Atdheut dhe Kombit shqiptar. Një prej qëllimeve, nxitja e luftës civile vëllavrasëse ndërmjet shqiptarëve.

***

Keq punët. Jemi në tkurrje e sipër, në çdo aspekt. Momenti i fundit të zgjohemi dhe shporrim shkaktarët kryesor të tragjedisë sonë prej vitit 1991 e këndej, keqbërësit e të gjitha sojeve. Ata shqiptarë që menjëherë pranojnë për veten e tyre se diçka në trojet tona nuk është në rregull, kanë një shans shumë më të mirë për të mbijetuar. Mos të manipulohemi më nga bastardët që vite me radhë mashtrojnë popullin kinse na shkon puna mirë vetëm të durojmë edhe pak. Edhe pak, edhe pak, e nuk doli gjë pozitive prej tyre përveç krimeve të çdo lloji, dhe tradhtisë, që me kalimin e kohës janë bërë alarmante.

Është detyrë e autoriteteve shtetërore për të lehtësuar një debat publik të hapur dhe të informuar. Termat e rëndësishme këtu janë kërkimi për gjetjen e së vërtetës, demokracia, formimin e lirë të mendimit, debatin publik dhe respekt për komunikimet individuale.

***

Shqipëria është ndërtuar nga gjeologjia, gjakut, djersës dhe punës së vështirë të shumë gjeneratave. Tani vidhet dhe shitet te të huajt dhe plehrat shqipfolës sikur ta kishim vetë djallin në thembër.

Tradhtarët e vendit apo kriminelët e organizuar kanë disa dobësi. A ka ndonjë gjë prej çka keqbërësi padyshim frikohet, është se viktimat e tij do të ngrihen kundër tyre dhe rezistojnë. Por frika më e madhe e keqbërësve është se viktimat e tij jo vetëm do të ngrihen dhe rezistojnë, por edhe do të sulmojnë.

Kushdo që dëshiron për të realizuar ëndrrat e veta, duhet së pari të zgjohet prej tyre. Gjysma e jetës është lumturia, gjysma tjetër është disiplina; dhe kjo është e domosdoshme, sepse pa disiplinë nuk do të jesh në gjendje të bësh diçka me lumturinë tënde. Kaosi do të njehsohet e do të jetojë derisa të vendoset një rend i ri.

Aurel Dasareti* është  USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

 

 

Comments

comments

-----