Një shënim i shkurtër

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

 

Në faqen e internetit “Voal” të ditës së sotme, lexova një njoftim me titull tronditës:

Tenori i njohur Agim Hushi braktis përfundimisht Shqipërinë: Më bëtë të më vijë turp që jam bashkëkombasi juaj”.

U befasova dhe u trondita tej mase nga ky njoftim. Prandaj e quajta me vend t’i drejtohem publikisht tenorit të shquar Agim Hushi me këtë shënim të shkurtër:

I dashur dhe i respektuar Agim, Artist dhe Profesor i Madh i Artit Operistik,

Njoftimi juaj për largimin përfundimtar nga Shqipëria, më ka sëmbuar në zemër. Ju keni nxjerrë në pah një të vërtetë tragjike: talenti në Shqipëri nuk është vlerësuar tradicionalisht dhe mediokriteti, në bashkëpunim të ngushtë me krimin, kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë ligjin. Kjo është edhe arsyeja që Shqipëria vazhdon të mbetet vendi më i varfër i kontinentit evropian. Ёshtë faji i vetë popullit shqiptar, i Nderuar Artist i Madh, i cili ka shtruar kurrizin para diktatit të partive politike dhe pranon të votojë dhe të nxjerrë në krye të vendit vetëm bashkëpunëtorë të mediokritetit me krimin.

Ju uroj shëndet dhe mbarësi në Atdheun e Ri, në Australi, ku dinjiteti i njeriut është mbi gjithçka.

Eshref Ymeri

San Francisko, Kaliforni

04 gusht 2017

 

 

Comments

comments