NË SHENJË NDERIMI DHE PËRKUJTIMI PËR TË PA HARRUARIN AGIM MEHMETI

Abas Fejzullahi TSh

Nga Abas Fejzullahi

 

Ish-zëvendës Ministër i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës gjatë luftës dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm të FARK-ut

          Sot mbushen 2 vite që u nda nga jeta AGIM MEHMETI, zëvendës ministër i parë i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës gjatë luftës dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm i FARK-ut, ku dhimbja dhe krenarija gërshetohen s`bashku në çdo përvjetor.

          Dhimbja është e arsyeshme dhe njerëzore, për mungesen e tij që ndihet në veçanti në mesin e familjarëve, por edhe në mesin e shokëve dhe bashkëpunëtorëve të cilët patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë në drejtimin profesional.

          Krenaria, përherë është e do të jetë e pranishme si tek familjarët që ruajn kujtimet më të mira për jeten dhe vepren e tij, si te shokët dhe bashkëpunëtorët, që patën rastin e fatbardhësisë ta njohin e të bashkëpunojnë në drejtimin profesional si oficer madhor në MMRK dhe zëvendës komandant i Shtabit të Përgjithshëm i FARK-ut.

          Nderimet dhe kujtimet janë të pa ndashme në kohë dhe hapësirë, lidhur me jetën dhe veprën e oficerit madhor të FARK-ut  AGIM MEHMETIT, që tani më, pushon në amshim, si nga ana  e familjarëve, shokëve dhe bashkëpunëtorëve.

       

Agim Mehmeti
1955-03-10 – 2015-08-03

Nderimt, u dëshmuan me rastin e pjesëmarrësve për ta përcjellur në amshim dhe me rastin e ngushëllimeve si nga atdheu dhe nga kurbeti qoft me prani e tyre fizike, që ishinë masovike, qoft përms ngushëllimeve të përcjelluara me shkrim.

          Kujtimet, janë të ndryshme dhe vetanake, varësisht nga afërsia dhe veprimtaria në çfardo drejtimi që kanë pasur qoft familjar, shoqëror, institucional e profesional .

          NJOHJA DHE KUJTIMET E PA HARRUARA

         Ishin, kohë të pa kohë në vitin 1994 në Tiranë, ku pata rastin e fatbardhësisë të njoftohemi me Agim Mehmetin dhe Jahir Hysenin, oficer madhor, të cilët vinin shpesh nga Zvicëra dhe interesoheshin lidhur me rrjedhat dhe përgatitjet e MMRK brenda vendi pra lidhur me organizimet e MT (Mbrojtjes Teritoriale) në R.K. Ndërsa Agim Çela, oficer, aso kohe ishte me banim në Tiranë, kishim takime e biseda të vazdueshme deri sa shkoi tek vllezërit në Gjermani, pastaj gjatë luftës u vra në betejen e Rahovecit, tani hero i Kosovës.

          Rrjedhat dhe ngjarjet që zhvilloheshin në Shqipëri gjatë qëndrimit tonë ishin të ndërlikuara dhe jo aq të përshtatshme, herë herë edhe të dëmshme lidhur me rrjedhatë dhe ngjarjet që zhvilloheshin në Kosovë.  .

          Baskëpunimin me Agim Mehmetin e vazhduam pastaj edhe me kalimin tim në Zvicër, ku përmes Agimit u njftuam dhe bashkëpunuam me Ministrin e parë të Ministrisë së Mbrojtjes së R.K  kolonel Ahmet Krasniqin, ku kemi kujtime  të veçanta e të pa harruara sa në drejtimin profesional dhe të veçanta në kohë dhe hapësirë.

          Kujtimet e njohjes dhe bashkëpunimit prej një periudhë 20 vjeçare, para, gjatë dhe pas luftës, është e pa mundur të përfshihen me një shkrim për të kujtuar e nderuar Agim Mehmetin me rastin e dy vjetorit të kalimit të tij në amshim, por jam i bindur se veprimtaria e tij atdhetare me kohë dhe në rrethana kur e vërteta do të del në sipërfaqe, dhe do të vlersohet drejt veprimtaria e tij  do të ketë me siguri vendin e tij në përjetësi dhe me këtë rastë, po i rikujtoj vetem disa  kujtime nga takimet tona pas lufte:

          Vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, zëvendës i të cilit ka qenë e ka përjetuar shumë rëndë dhe këte e ka paraqitur në veprën e tij: „E VËRTTA PËR FARK-un“  ku mes tjerash shkruan për tre vrasësit:

 „…Pasi që u bashkuan që të tre, humbën diku në errësirë, duke mos ditur se çfarë errësire dhe çfarë dëmi i shkaktuan ata Kosovës dhe Shqipërisë.

Po ç`faj bëri ministri i ndjerë, pse atij iu mohua e drejta të jetojë?

A thua jemi popull kaq i mallkuar që nuk dimë tjetër veç të luftojmë në mes veti, duke dëshiruar që secili prej nesh të ketë pushtetin dhe fatin e të tjerëve në dorë.

Si të tillë që jemi a e meritojmë lirinë ?!

Hordhitë kriminale, pasi nuk u ngopën me vrasjen e parë të Ahmet Krasniqit, e bënë vrasjen e dytë, duke ia vënë një tullë betoni nën kokë në morgun e Tiranës, e fotografuan dhe atë fotografi e paraqiten në të gjitha mediat e botës si lajm. Vrasja e Ahmet Krasniqit më 21 shtator të vitit 1998 në Tiranë, shtyu hyrjen e brigadës së Sylejman Kollçakut dhe të brigadave të tjera në Kosovë.”

          Në ndeje gjatë kujtimeve bisedonim edhe për takimet e tija dhe të mia, me kryetarin Dr.Ibrahim Rugovën në Tiranë etj përmbajtjen e bisedave. Ishte shumë interesant edhe rrëfimet e tij  lidhur me pengesat në Tiranë që pjesërisht edhe i ka paraqitur ne librin e tij. Poashtu bisedonim në drejtimin profesional i cili ka pasur njohuri dhe vlersime reale pa nguti dhe me gjakftohtësi. Shumë nga bisedat qe kanë qenë mes nesh apo edhe në pranin e kolonel Ahmet Krasniqit, me që të dy kanë ndërruar jetë, e ska pasur dëshmitarë tjetër, e kam pat ë arsyeshme të mos i paraqes, përveq atyre që Agim Mehmeti në çfardo forme ia ka përcjelurr të vllait Bajram Mehmetit poshtu epror ushtarak i organizuar në FARK-ut.

         Më kujtohet  kur bëm përurimin e librit të Agim Mehmetit: „ E VËRTETA PËR FARK-un“ pyetjen të cilën ja parashtroi bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj z. Saim Tahiraj dhe përgjegjen e dhënë :

  1. Saim Tahiraj, e pyeti autorin: Në librin tuaj, në bazë të dëshmive me të dhëna e dokumente keni paraqitur rrjedhat e organizimit të Sistemit të Mbrojtjes në Kosovë qysh nga viti 1991 dhe krijimin e FARK-ut deri me vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit… A do të vazhdoni me pjesën e dytë te librit, prej Vrasjes së Ahmet Krasniqit e deri në përfundimin e luftës? Përgjigjja e autorit ishte e qartë. Po, do vazhdoj me dëshmi e fakte edhe pjesën e dytë të librit deri në përfundim…

          Me që kujtimet janë të shumta siç e ceka edhe  më sipër për ti paraqitur ato në hollësi e thellsi, s`ka vend me këtë rast përkujtimi por si përfundim mund të themi me plotë bindjen se :

AGIM MEHMETI, me përvojën si epror dhe oficer madhor, ishte dhe do të mbetet në kujtesën e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin, të bashkëpunojnë e veprojnë me të, si mësimdhënës, këshillues e bashkues, qofshin ato edhe rrethana e situata sado të rënda. Sepse qëllimi i tij ishte që të gjitha forcat ushtarake kudo në Kosovë të organizohen në mënyrë institucionale dhe profesionale, në përputhje me rregulla e komandë ushtarake, bazuar edhe në Kushtetutën e Kosovës e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Nderimet dhe kujtimet për të nderuarin Agim Mehmetin do të jenë të përhershme nga të gjithë ata që vlersojnë drejtë aftësit profesionale dhe veprimtarin atdhetare të tij.

Qoft i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për jetën dhe veprën atdhetare të Agim Mehmetit

 

Abas Fejzullahi

2017-08-03

Comments

comments

-----