ZBULOHEN DHE PUBLIKOHEN KUJTIMET E QAZIM KOKOSHIT FIRMËTAR I DEKLARATËS SË PAVARËSISË

Nga Sonila Rusheku

Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”

 

Instituti i Studime Historike “Lumo Skëndo”, në bashkpunim me Shoqatën Kulturore “Ismail Qemali”, Shoqatën e Shkrimtarëve “Petro Marko” dhe familjen e patriotit të shquar Qazim Kokoshi, firmëtar i deklaratës së Pavërësisë Kombëtarë, më 12 korrik 2017, në Pallatin e Kulturës “Labëria” në Vlorë bënë promovimin e librit: Qazim Kokoshi “Një histori e shkurtër e ngjarjeve shqiptare”, Kujtime, përgatitur nga studjuesi Enver Memishaj dhe botuar nga Instituti “Lumo Skëndo”

Ceremoninë mbeslënëse e hapi Çlirim Hoxha, drejtor i Bibliotekës së Qytetit, i cili ia dha fjalën z. Uran Butka, drejtor i Institutit. Zoti Butka vlerësoi lartë aktivitetin patriotik të Qazim Kokoshit, si udhëheqës i kryengritjeve antiosmane, si firmëtar i deklaratës së Pavarësisë Kombëtare, si udhëheqës i luftës së Vlorës më 1920 që rishpalli Pavarësinë e përmbysur nga Lufta e Parë Botërore, si deputet, si prefekt dhe kryetar i Bashkisë i Vlorës, si udhëheqës i Revolucionit të Qershorit, si figurë e shquar antifashsite.  

Për këto aktivitete atdhetare ai u përndoq nga pushtuesit dhe u dënua tre herë me vdekje nga turqit, nga italianët dhe nga Mbretëria shqiptare. Komunistët shqiptarë sapo erdhën në fuqi e dënuan me dy vjet burg se gjoja kishte shitur tokë në kundërshtim me ligjet. Ai vdiq nq burgun e Vlorës nga torturat dhe vuajtja dhe trupi tij nuk iu dha familjes.

  1. Butka vlerësoi punën me pasion dhe seriozitet të z. Enver Memishaj, për studimin e jetës dhe veprës atdhetare të Qazim Kokoshit që botohet në këtë libër dhe si përgatitës i kujtimeve të Qazim Kokoshit të nxjerra me mundim nga arkivat. Ai vlerësoi vecanërisht gjetjen dhe botimin e dokumenyave që ndricojnë figurën atdhetare të Qazim Kokoshit.

Pas Uran Butkës fjalën e mori studjuesi Msc. Albert Abazaj i cili ndërmjet të tjerave tha: “Qazim Kokoshi na vjen sot i ringjallur dhe i vlerësuar në monografinë kujtimere përgatitur nga studjuesi tashmë i njohur në fushën e historisë z. Enver Memishaj. Duke lexuar këtë libër , të bie në sy moria e dokumentave, faksimileve , dëshmive e kujtimeve të cilat kanë një qëllim: zbardhjen e të vëretës historike dhe portretizimin e kësaj figure aq të dashur për shqiptarët e vecanërisht për vlonjatët dhe këtij qëllimi ia ka arritur me sukses autori i librit”

Shkrimtari njohur Eqerem Canaj vlerësoi në radhë të parë autorin e librit z. Enver Memishaj dhe konsulentin zotrinë e nderuar Dr. Bujar Leskaj “për kontributet e shquara në fushën e historisë, vecanërisht për krahinën e Vlorës me botimet e disa librave, duke servirur mjaft dëshmi e dokumenta  që tregojnë përkushtimin e tyre për të nxjerrë nga harresa shpirtin kombëtar të shqiptarëve. Një vlerësim i vecantë i shkon Istitutit “lumo Skëndo”, që kohët e fundit na ka dhënë disa vepra dinjitoze me frymë rilindase”.

Doktoresha e Shkencave historike, pedagoge e Universitetit “IsmailQamali” Znj. Enkelejda Billa i bëri një vështrim të përgjithshëm botimeve të veprave të fushës historike që trajtojnë tema pas shpalljes së Pavarësisë. Ajo vlerësoi lart disa nga këta autorë vlonjatë si z. Enver Memishaj – Lepenica me veprat dinjitoze  “Emblema e një epopeje”, “Major Ahmet Lepenica…”,  “Hysni Lepenica…”, “Fejzo Lepenica…” dhe tani së fundi ai ka bërë një studim serioz dhe me vlera për aktivitetin e patriotit të shquar Qazim Kokoshi ku me dokumenta të shumtë zbulon madhështinë e këti biri të denj të Vlorës dhe krahas këtij studimi ai boton dokumenta për veprimtarinë e Qazim Kokoshit  dhe kujtimet e tij për ngjarjet historike në të cilat ka marrë pjesë dhe ka udhëhequr. Kontributi i z. Enver Memishaj për ndricimin e ngjarjeve historike dhe personaliteteve të mbuluara qëllimisht me harresë ose të falsifikuara është është tashmë i vlerësuar nga personalitete të shquara të historisë  dhe dy titujt që i janë dhënë atij si “Personalitet i shquar i Qarkut të Vlorës” dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”, janë të merituara dhe domethënëse për shërbimet e shquara që ai ka sjellë në fushën e historisë.

Prof. dr. Bardhosh Gace i bëri një analizë të thelluar botimeve të autorëve vlonjatë, në fushën e historisë ndërmjet tyre edhe z. Enver Memishaj për studimet serioze dhe me shumë vlera që  ka bërë në disa vepra historike dhe tani së fundi për aktivitetin e Qazim Kokoshit dhe zbulimin e publikimin e shumë dokumentave dhe kujtimeve të këtij patrioti.

Profesori vlerësoi lart shërbimet e shquara që z. Uran Butka ka  sjellë në fushën e kulturës dhe vecanërisht tani së fundi si drejtor i Insitutit “Lumo Skëndo”. Ndricimi i fugurës madhore të Mid’hat Frashërit  dhe botimi veprave të tij është një nga shërbimet e shquara që historiani Uran Butka i bën atdheut tonë.

Fari Shaska solli kujtimet e tij për ngritjen e flamurit pa yll më 28 nëntor 1991 dhe kontributi i nipit të Qazim Kokoshit të ndierit Burim Kokoshi dhe djalit të tij Altinit.

Mbesa e Qazim Kokoshit, Senile Kokoshi falnderoi Institutin e Studimeve Historike “Lumo Skëndo” dhe vecanërisht drejtorin e tij Uran Butka për atdhetarizmin e tij dhe botimin e kujtimeve të Qazim Kokoshit. Ajo falnderoi me fjalë dashurie dhe zemra z. Enver Memishaj i cili me veprën e tij i ngriti një monument të merituar Qazim Kokoshit dhe për ne familjarët na e solli të gjallë dhe të paharruar. Ajo falnderoi edhe folesit e tjerë që mbajtën ligjirata në këtë takim mbres lënës.

Në fund autori studimit për veprimtarinë ardhetare të Qazim Kokoshit dhe zbulimin e botimin e dokumentave dhe kujtimeve të tij, Enver Memishaj falnderoi bashkpuntorët e botimit të librit: konsulentin Dr. Bujar Leskaj, redaktorin Remzi Zeqja. Falnderime të vecanta ai i adresoi drejtorit të Institutit z.Uran Butka jo vetm për dashamirësinë e botimin e kujtimeve të Qazim Kokoshit, por veçanerisht për shërbimet e shquara që i sjell kulturës shqiptare në krye të Institutit “Lumo Skëndo, si nje punëtor i palodhur duke shpurë më lart trashgimninë atdhetare të të parëve të tij.

Autori falnderoi gjithashtu znj. Rashela Solomoni e cila me një dashuri të të pashuar në zemër për vendlindjen e sajë Vlorën kishte ardhur nga Shtetet e Bekuara të Amerikës.  

Televizionet lokale tarsmetuan cerominë.   

 

Comments

comments

-----