Dialog me Gjergj Kastriotin

Nga Nue Oroshi

 

Aty në Kalanë e Krujës në Kastrinë e Mirditës në rrafshnaltën e Lezhës në Qendër të Prishtinës apo nëpër qytete të ndryshme të Evropës takova gjurmet që kishte lanë Gjergj Kastrioti. Ai sikur dëshironte një dialog në formë të përgjegjjës për pasardhësit e tij shqiptarë. Unë e thashë hero mos u dëshpro se pas kohës tënde heroike dhe vdekjës tënde 1468 kemi pasur 444 vjet robëri otomane dhe 100 vjet robëri sllave. Të dy këta pushtues që sunduan në trojet shqiptare kanë lanë kopilat e tyre që në formën e sythit të mbirë ata po dëshirojnë me tregu se nuk janë shqiptarë. Gjergji më përgjigjet:’’ Po si ësht katandisur në kët mënyrë Arbëria e ime!?” A ka ende djem shqiptarë në Tokën e Arbërit të cilët i dalin zot kësaj toke. Unë e bëra luftën që t’iu lidhi me Evropën dhe jo me Rusinë e Azinë. Unë i ndërpreva rrugën sulltanëve e pashallarve për t’iu treguar se kjo tokë ka zot shtëpie e zotët e kësaj toke janë Arbërorët. E unë i përgjigjem : Hero. Që nga periudha jote kemi problem me tradhëtarët. Edhe ti pate të tillë që ta kanë kthyer shpinën por nuk u dorzove. Ju tregove vendin spiunave të sulltaneve dhe të kraleve të ndryshme e orjentove Arbërinë në rrugën Evropiane. E mos harro Hero se të tillët janë shumuar. Kanë lanë pasardhës dhe janë përzier me farën e sulltaneve dhe krajlave të Serbisë dhe Rusisë. Ata janë në gjendje të bëjnë çmos që mos të egzistoj Shqiptaria. Hero atyre ju pengon edhe gjuha shqipe, edhe tradita shqiptare edhe shkrimtarët shqiptarë, edhe heronjët shqiptarë. Hero,të tillët edhe pushtimet aziatike dhe ato karpatiane po dojnë me na i shitë për çlirim. Hero 444 vjet pas teje Perendoria Osmane ka mbjellë kopila në trojet shqiptare. Hero edhe 100 vjet pas në trojet shqiptare sllavët kanë mbjell kopilat e tyre, ku e vazhduan pushtimin në trojet shqiptare aty ku e lanë osmanlit,ku osmanlit në ikje e sipër i dorzuan si peshqesh sllavëve,Plavën e Gusinë ,Ulqinin e Malsinë. Hero edhe gjatë këtyre 100 viteve e ideoligjizuan kombin shqiptarë pro orjentimit rus, ku edhe na mbjellën një egjër me emrin komunizëm. Ajo egjër për 50 vjet u shëndrrua në murtajë, e cila vrau, preu dhe masakroj intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë që e deshën orjentimin e shqiptarëve aty ku dielli lindë në perëndim.Hero ,kjo ideologji na i mori 47.300 shqiptarë mbi 95 % nuk u dihen varret, në Tivar u bën mish për peshq shqiptaret atdhetar. Më pas hero u vranë dhe u masakruan elita intelektuale që kishte kryer shkollimin nëpër universitetët perëndimore, qe ishin kunder që të mbillet fara e Rusisë në trojet shqiptare.

Hero a nuk e tha Fishta në shprehjen e tij: “Çka të lanë kta katër ujq që i turrën shoqi shoj thonë do të dalë një djall i kuq që për të gjallë do t’ja vë thojtë. Atdhetarët do t’i qon drejtë qengelit ndërsa ata që i shpëtojnë qengelit merr e i qon në shkollë t’gabelit”. Po ku i kam kufijtë ore i nderuar? Ka shtrihët sot Arbëria ime?Pyet Kastrioti. Aty marrë frymë thellë. Hero ,Arberia të është ndarë në copa -copa por ende frymon. Djemtë e Arbërit i ke të ndarë në dy pjesë. Ata që janë shqiptarë dhe të cilët kanë një orjentim të pastër kombëtar që trojet shqiptare t’i bashkojnë dhe t’i orjentojnë në gjirin e familjës evropiane, që po ecinë rrugës që na e le ti, dhe të tjerët kopilat që na i lanë pushtuesit aziatikë dhe karpatian të cilët janë bërë se bashku dhe janë formu dy ideologji të reja ku secila ka nga dy krah, krahu i parë ndahet në dy pjesë: në Vehabizëm dhe në Erdoganizëm. Ndërsa krahu i dytë në Titizëm dhe Enverizëm. Të dyja këto ideologji janë kancer për kombin shqiptarë hero. Këto po bashkpunojnë ngushtë me Serbi, Rusi dhe Turqi dhe po dojnë që edhe një herë t’i kthejnë trojet arbërore në troje shkretirë, ku do të kullosin kuajtë e verbërt aziatik e karpatjan. Po ku mbeti lufta ime ore i uruar?Ku mbeti ndërgjegjja Kastriotase? Kur do të zgjohet kjo ndërgjegjje të kombi im shqiptarë? Aty kërkoj që ta pushoj dialogun për disa minuta dhe i mllefosur nga kjo gjendje që e ka kapluar Arbërinë e Gjergj Kastriotit – Shqipërinë e sotme etnike i dhashë këtë përgjigjje:

Hero ta jap Besën e nderit se nuk do t’i lamë në trojet tona që të kullosin kuajt e varreve aziatike e karpatiane. Do ta ringjallin Beslidhjën Kastriotase dhe do ta bëjmë Shqipërinë Etnike pa ideologjinë e Vehabizmit, e Erdoganizmit, pa Titizëm e pa Enverizëm por me një nacionalizëm të pastër shqiptare duke afruar në Beslidhjën Kastriotase djem dhe vajza me ndjenja të pastra kombëtare. Hero nuk ka dalë fare të gjithë bijtë e shqipës. Ende ka shqiptarë që në gjakun dhe gjenin e tyre frymon koncepti Kastriotas. Të gjithë ata po e presin momentin që t’iu prijë një elitë e shëndoshë kombëtare me moton : ta bëjmë Shqipërinë Etnike e cila do të integrohet në gjirin e familjës evropiane. Deri sa e mbylla dialogun me Gjergj Kastriotin, mu kujtuan :’’ Lotët e Gjakut ’’ të patër Anton Harapit kur Shqipëria ra në duart e komunizmit pansllavist dhe papritmas nga sytë e mijë pashë dy kokrra loti, lotë të derdhur për një pjesë të vëllëzërve të mijë shqiptarë që e mohuan dhe po e mohojnë shqiptarizmin dhe duke ecur rrugëve të tradhtisë kombëtare gati e gjashtë shekuj me radhë i lanë vëllëzërit e tyre shqiptarë pa varre për një kocë të palarë që i afruan armiqtë e kombit tonë shqiptarë.

 

 

Comments

comments