Takimi presidencial i G20 në Gjermani

Nga Mimoza Dajçi, korrik 2017

 

Siç ishte njoftur nga media Samiti i G20 u mbajt nga datat 7- 8 Korrik 2017 në Hamburg të Gjermanisë. Në të morën pjesë krerët e shteteve më të fuqishme ekonomike botërore. I pranishëm ishte edhe Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili sipas komenteve të Shtëpisë së Bardhë paraprakisht i shprehu mbështetjen e tij kancelares Merkel për Samitin e G20.

Gjithashtu Shtëpia Bardhë sqaroi më parë, se gjatë bisedës telefonike liderët diskutuan rreth “Marrëveshjes së Parisit” për klimën, iniciativës për financime të pjesëmarrjes së grave në bisnes dhe për tregëtinë, duke përfshirë edhe çështjen mbi kapacitetin e tepërt global të çelikut. Po gjatë kësaj telefonate presidenti Trump i tha kancelares Merkel se ndihet i gëzuar që mund të ndihmojë që Samiti të ketë sukses.

Në Samitin e G20, u mblodhën presidentët dhe kryeminstrat e vendeve me kapacitete të fuqishme ekonomike dhe botërore, ku diskutuan kundër terrorizmit, ndryshimet klimatike, tregëtisë së lirë dhe çështje të tjera, por ky samit nuk kaloi pa kontradita që priteshin, veçanerisht për Marrëveshjen e Parisit mbi klimën globale dhe shfuqizimin e subvencioneve të karburanteve.

Para fillimit të punimeve të samitit presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan për herë të parë takimin dy krerësh në Hamburg. 

Hamburgu u përfshi në flakë nga protestuesit, të cilët përshkallëzuan lëvizjet e tyre në bllokime rrugesh, vandalizma duke djegur dhe shkatërruar makina dhe dyqane, mësyn rezidencën ku ishte akomonduar presidenti Trump, të cilët bënë të pamundur qarkullimin e lirë të First Lady të SHBA  Melania Trump, si dhe sulmuan hotelin ku ishte vendosur presidenti Putin. Situata i doli jashtë kontrollit policisë dhe qeverisë së Hamburgut, prandaj kërkuan përforcime nga shtete të tjera rreth Gjermanisë. 

Mimoza Dajçi në një nga ambientet e G20 në Hamburg, Gjermani

Për të sjellë ushtrinë e tij, i gatshëm u tregua edhe presidenti Putin, por me ardhjen e disa helikopterëve dhe forcave policore nga shtete të tjera brenda Gjermanisë gjendja u stabilizua. Qarkullimi i lirë i qytetarëve u bë pothuajse i pamundur, dyqanet dhe shumë institucione u mbyllën, kudo protestuesit ardhur edhe nga shtete të ndryshme të botës, si kundërshtarë të këtij samiti si anti – kapitalist, vërshyen nëpër rrugët e Hamburgut ku ishin mbi 10.000 persona, protestat e të cilëve si fillim ishin paqësore, ku për ruajtjen e qetësisë dhe rendit forcat gjermane angazhuan 20.000 mijë policë ne Hamburg, kancelarja Merkel u bëri thirrje demostruesve që të qëndronin të qetë kur të protestonin kundër Samitit G20, por kur protesta mori përmasa të tjera, policia u përball ato ditë me mijëra ekstremistë të dhunshëm anti – globalistë. Numri i tyre u rrit ndjeshëm dhe veprimet e tyre vandale nuk u përballuan dot vetëm nga policia vendase.

Nga ana e saj kancelarja Merkel gjatë zhvillimeve të Samitit te G20 në Pallatin e Kongreseve në Hamburg, u shpreh duke thënë se, ne i dimë qëndrimet e qeverisë amerikane për çështje të caktuara dhe nuk pres tha ajo që brenda këtij samiti dy ditor në Hamburg të ndryshojnë këto qëndrime rrënjësisht.

Ushqimi dhe Qendrat e urgjencës mjekësore brenda ambjenteve të Pallatit të Kongreseve ishin në gadishmëri të plotë dhe të një niveli të lartë shërbimi 24 orë, vetë Pallati i Kongreseve qëndroi për katër ditë hapur 24 orë, ku priti, mbajti dhe përcolli mysafirët e Samitit.

Para fillimit të samitit Kancelarja Merkel zhvilloi takime dhe konsultime me krerët e Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane që morën pjesë në samit, si dhe zhvilloi bisedime telefonike me presidentin e Rusisë, Kinës dhe Koresë së jugut. 

Në Samitin e G20, në një paralajmërim të tij nuk mori pjesë Mbreti i Arabisë Saudite, shkak sipas kësaj mbretërie ishte konflikti midis Arabisë Saudite dhe Katarit.

Ndër udhëheqësit kryesore të këtyre shteteve Zonja Merkel u përshi në takime me presidentin Trump, Zonjën May, presidentin e ri të sapo zgjedhur francez Emmanuel Macron, etj.

Në mbështetje të Samitit G20 në Hamburg, u mbajtën një sërë koncertesh nga këngëtarët dhe artistët më të famshëm të botës, si brenda Pallatin të Kongreseve dhe jashtë ambjenteve të tij. Po në Hamburg në Filarmoninë më famoze botërore u dha një koncert me muzikë klasike, ku morën pjesë edhe presidentët botërore, përfshi edhe Donald Trump me bashkëshorten e tij Melania Trump.

Ornela Mulla

Në një nga seancat e këtyre punimeve pata rast të njoh si të ftuar gjithashtu edhe një vajzë shqiptare, studente e shkencave – politike nga University of Toronto – Munk School of Global Affairs në Berlin, Ornela Mulla.

Comments

comments

-----