LEGJENDAT E VERTETA PER LUGETNIT ! – XVIII

SOT: “ASHT GJITHSHKA E PABESUESHME !”

Nga Fritz Radovani

 

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…”

 

TETOR 1945: Eduard Kardeli, numri dy i Beogradit, porositi Enver Hoxhën: Nëse do të mbajsh pushtetin, në radhë të parë duhet të zhdukish klerin katolik, dhe Enver Hoxha ashtu bani e madje, edhe ma shumë.

20 SHKURT 1946: “… Kallxon nji zojë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të Sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanje diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë… Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë Enverit: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet – vazhdoi ai, “…si mbas porosisë që kam prej qeverisë sime, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët!”  (At D. Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike në Shqipni” fq. 36.)

1 KORRIK 1946: “Shoku” Tito, dekoroi Enver Hoxhen në Beograd “Hero i Popujve të Jugosllavisë”…që vazhdon me kenë edhe sot!

  • DOSJA 1623:Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant.Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!” ●Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “…që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit….”  (Dosja 1623) ●Pandi Kristo pohon në burg: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!..

***

NANDOR 1949: Në Suhumi, BRSS. Ishte takimi i tretë i Josif  V. Stalinit me Enver Hoxhën. Përkthen ambasadori sovjetik në Tiranë Çuvahin…

Enver Hoxha mbas prishjes së Stalinit me Titon… tregon: “Gjatë bisedës me Stalinin i vura në dukje qëndrimin e klerit, sidomos të atij katolik në Shqipëri, pozitën tonë në marrëdhënie me të dhe e pyeta se si e gjykonte qëndrimin tonë.

 – Vatikani – më tha ndër tjera shoku Stalin – është një qendër reaksioni, vegël në shërbim të kapitalit e të reaksionit botëror…– A ka pasur priftërinj katolikë në Shqipëri që kanë tradhtuar popullin? – më pyeti mandej shoku Stalin.

– Po, i thashë. – Bile krerët e kishës katolike u bashkuan që në fillim me pushtuesit e huaj nazifashistë, u vunë kokë e këmbë në shërbim të tyre, bënë ç’ është e mundur të shkatrronin Luftën tonë Nacional – çlirimtare e të përjetësonin sundimin e huaj. 

– Çfarë keni bërë ndaj tyre?

– Pas fitores, i thashë, i kapëm, i nxorëm në gjyqe dhe atje morën dënimin e merituar.
– Mirë keni bërë, më tha. 

– Po të tjerë, që kanë mbajtur qëndrim të mirë a keni pasur? – pyeti. 

– Po, i thashë, veçanërisht klerikë të fesë ortodokse e myslimane.

– Çfarë keni bërë me ta? – më pyeti… – I kemi mbajtur pranë…

***

1967 RPSSH SHPALLET SHTET ATEIST NGA PPSH:

“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK E KULTURAL” Mbytë e vret vetem Klerikë Katolik:

  • 1967:Klerikë të pushkatuem, të mbytun në hetuesi dhe të zhdukun nder burgje e kampe mbas vitit 1967 ishin Këta Klerikë Katolik, tue u bazue në Arkiv të MM (1998):

■Imzot Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)  I shkruen E. Hoxhës: “Na jemi të gatshem të bajmë sakrifica per mbarëvajtjen e Atdheut, kjoftë dhe me jeten tonë!”…Vdes në hetuesi.

■Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Në vitin 1967 ishte sekretar i Imz. Ernesto Çobës…Nuk pranoi me deklarue kunder Tij.. U arrestue së dyti, i pari klerik në 1967.  Asht dënue me 25 vjet burg. Vdiq në kampin e shfarosjes së Ballshit, me 11 Shtator 1981.

■Don Zef Bici (19 Maji 1919 – 10 Maji 1968) Në vitin 1967, kur arrestohet ishte famullitar i Tiranës. Pushkatohet me 10 Maji 1968. 

■Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968). Ishte klerik në Tiranë. Arrestohet në 1967 dhe pushkatohet me 10 Maji 1968.

■Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar me 8.12.1961. U arratis se vazhdoi sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave dhe e vranë kriminelët e sigurimit shqiptar me 1 Prill 1969…

■Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971)  Prifti që ka Pagëzue një fëmijë! U  pushkatue 20 Shtator 1971. E kush e beson sot këte veper plot urrejtje!?

■Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Vdes nga vuejtjet në kampin e shfarosjes së Ballshit në 1973.

■Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit Enver Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët… Kriminelët Shyqyri Çoku, Alush Bakalli etj…

■Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi as Ky me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.

■Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Shugurohet me 8.9.1946, nga Imz. F. Gjini. Dënohet me burg…Asht nder studjuesit e historisë… Helmohet nga sigurimit…

■Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera, të cilat, mendohej se i ka Don Leci…Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986…

■Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue se ishte klerik katolik në 1952…Një Kalvar i pafund, që mbyllet në dy muej para se të plotsonte dënimin. Vdes në Zejmen në 1987. 

■Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) U shugurue meshtar në Romë në 1960. Misionar që nuk harroi kurrë martirizimin e vllazenve në Shqipni. E mbysin njerzit e derguem nga sigurimi në New York, me 10 Shtator 1988…se, Ky ishte nxanës i Trackit…

■Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i sëmurë, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve me 13 Janar 1989…

  • 1944 – 1989: GJENOCIDI ka vra dhe ka zhdukë, gjithsejt 66 Klerikë Katolik në Shqipni… ●Mosha mesatare ishte 47 vjeç, kanë ba 258 muej hetuesi ose 21 vite sëbashku. Shumica nuk ka dalë në gjyqe publike dhe nuk i asht ndigjue gjyqi nga populli.

1967: Janë arrestue, torturue, dënue, janë interrnue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë, këta Klerit Katolik  perfshi në këte Gjenocid të “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas 1967:

  1. At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg. 2. Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim. 3. Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.  4. At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim. 5. Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.  6. At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.  7. At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si edhe pasuesit… 8. Don Frano Illija.  9. Don Ndoc Sahatçija.  10. Don Nikollë Troshani. 11. Don Zef Simoni.  12. Don Kolec Toni.  13. Don Ndré Krroqi.  14. At Anton Luli.  15. Don Ndoc Ndoja.  16. Don Gjergj Simoni.  17. Don Marjan Arta. 18. Fratel Gasper Jubani. 19. At Ferdinand Pali. 20. At Aleks Baqli. 21. At Leon Kabashi. 22. Don Martin Trushi. 23. Don Nikollë Pergjini interrnohet. 

1969:Ishte një Kishë Katolike e 1361, në Vaun e Dejës… Thohej, se aty asht kunorzue i Madhi Gjergj Kastrioti me Doniken. Në vitin 1969, e shemben anadollakët që urrenin Kastriotin, Fenë Katolike, Shqipninë Europjane, Flamurin me Shqipe dykrenare… 

■Mbas mbylljes perfundimtare të Kishave, ata u shkatrruen kulm e thëmel, ndersa, Klerikëve tё dëbuen nga qelat e Tyne, ua plaçkiten veprat letrare dhe artistike, ashtu si Kishave ku Ata kanë sherbye. Nga të gjitha Kishat u çvarrosen Klerikët e vdekun dhe u tretën Eshtnat e Tyne, tue fillue nga Kisha Jezuitëve, Kathedrale e Shkodres etj…

■Klerikëve Katolik u asht ndalue me ligj çdo aktivitet fetar. ■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike. ■ As ky terror e shfarosje…nuk quhet Gjenocid !?.. ●Prej 200 Klerikëve Shqiptarë në vitin 1944, janë pushkatue dhe mbytë ndër burgje, hetuesi, spitale psikiatrike si dhe kampe shfarosje  66 klerikë. Ndersa, kanë vuajtë shumë vite burg me punë të detyrueme nder kampe 65 Klerikë.●Këta Klerikë, kanë krye studimet e nalta në 24 universitete Europjane. Ndersa, “Revolucioni Kultural i 1967” nuk ka burgosë, vra as nuk ka mbytë ASNJË Klerik Orthodoks, Musliman dhe Bektashinjë…

1967…”REVOLUCIONI” Ishte vetem Urrejtje…Vrasje… Ishte Gjenocid i vertetë!

8 NANDOR 1984 Enver Hoxha në librin “Shënime për Lindjen e Mesme” porositë: “Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit…” 1958-1983…janë 545 faqe nga ditari politik Enver Hoxha. Publikue me 8 nandor 1984, në Tiranë…

1985, PRILL Ramiz Alia në postin e Enver Hoxhës, porositë në Shkoder: “Shoku Enver na la… Prandaj, të jemi shumë vigjilentë sidomos, me pjesën katolike, e cila nuk e ka dashur kurrë Partinë…por, kudo që të vëreni një çfaqje të vogël, mos prisni por sinjalizoni Partinë, vini prangat dhe jipni plumbin ballit!” (Prill 1985).

2 DHJETOR 1992 Ramiz Alia e Sali Berisha inkuadrojnë Republiken e Shqipnisë në “Konfrencën Islamike”… 

1992 TETOR: Prof. Arshi PIPA, riboton në gazeten e Durrësit “Adriatik”:“Turqit e Rij të Shqipnisë së Re!” marrë nga “Dielli”, Boston, MA USA, vol. 83, nr. 10, maj-qershor 1992. “Adriatiku”, 3-10 tetor 1992, nr. 20 (2360), viti i 23-të i botimit.

■Mos e harroni këte titull, se per ju qeveritarë e ka shkrue: “Turqit e Rij të Shqipnisë së Re”, që po e pasoni shtetin dorë në dorë tue e zhytë në krime, vjedhje e plaçkitje… Pikrisht, nga “Rilindja komuniste” në “kopshtin e lulzuar të drogës”!..

            Vazhdon Pjesa e XIX.

            Melbourne, Korrik 2017

 

 

 

Comments

comments

-----