“TIRANA” E GJUNJEZUAR NGA DIKTATURA KOMUNISTE

Dëshmi dhe përfundime rreth   përjashtimit të kësaj skuadre  nga kampionati i    futbollit, 50 vjet më parë

Nga Skifter Këlliçi, komentator sportive i RTVSH-së (1959-99)

Edhe tani më kujtohet mirëfilli ajo e martë e datës 27 qershor të vitit 1967, pra 50 vjet më parë, kur sportdashës të “17 Nëntorit”, në rrugë, lulishte e kafene të Tiranës, shumë të pikëlluar  shprehnin nën zë dufin nga lajmi që kishin lexuar nëd faqet e “Sportit Popullor’-skuadra e tyre e zemrës, pas ndeshjes së fitur kundër “ Partizanit” ishte përjshtur  nga kampionati, kur thusjse e kishte siguruar  plotësisht kurorën e kamipones.

  Historia e futbollit botëror njeh shumë skandale që kanë ndodhur brenda dhe jashtë fushave të futbollit-përjeshje të futbollistëve në fushë dhe jashtë saj, ndërhyrje të  tifozëve të njërës, a tjetrës skuadër, kërcënime dhe joshje të drejtuesve të klubeve ndaj gjyqtarëve, allisheverishe, shfaqje korrupsioni që kanë sjellë si pasojë përjashtime futbollistësh, trajnerësh, drejtuesish, por kurrë përjashtimin e ndonjë skuadre nga vazhdimi  i kampionatit. Dhe kjo, sepse rregullorja e futbollit  nuk parashikon veprime të tilla.

     
Nuk përfshihen këtu raste kur janë përdorur makinacione për të favorizuar një skuadër a një tjetër, siç ndodhi në sezonin 2005-06 në Itali,ku, si pasojë e procesit  të ashtuquajtur“calciopoli”, “Juventusit” iu  hoq titulli kampion dhe u dënua të luante në kategorinë e dytë, dhe “Milani”, ”Fiorentina”, ”Lacio”, “Rexhina” etj., u detyruan  ta fillonin kampionatin me disa pikë më pak…

     Por ajo që ndodhi më 24  qershor të vitit 1967, pas ndeshjes “17 Nëntori”-“Partizani”, kur të dyja këto skuadra u përjashtuan nga vazhdini i këtij kampionati, është një shëmbull i paparë  dhe unikor në botë.

   

Skifter Këlliçi

Deri në kampionatin e vitit 1965-66, kur “Vllaznia” ishte shpallur dy herë radhazi kampione, më 1945 dhe 1946, vetëm dy skuadra kishin fituar kampionatet në vazhdim: Këto ishin “Partizani”, i krijuar më 1946, (11 herë) dhe “Dinamo”, e krijuar më 1950 , (6 herë).

   Dhe ja, në ndeshjen e fundit të kampionatit të vitit 1965-66 “17 Nëntori” i Tiranës, duke mundur “Partizanin” 2-0, fitonte për herë të parë në historinë e kampionateve të pas Luftës së Dytë Botërore, titullin kampion.

    Ishte me të vërtetë një shuplakë shumë e rëndë që i jepej  këtyre dy skuadrave të privilegjura të udheheqjes komuniste, dy skuadrave, përkatësisht të Ministrisë së Mbrojtes dhe Ministrisë së Brendshme.Thyhej kështu një mith.

    Në dukje, këtu nuk kishte agjë të keqe. Madje, po zgjerohej kështu gjeografia e kampionëve. Por udhëheqjes komuniste i pëlqente që kampionatin ta fitonte cildo  skuadër, por jo “17 Nëntori”, pra, “Tirana”, shumëherë kampione që nga 1930 kur ishte zhvilluar kampionati i parë…

   Urrejta kundër diktaturës komuniste ka qenë e heshtur, sepse  dhuna e saj nëpërmjet armës së kësaj diktature, Sigurimit të Shtetit, ishte shumë e madhe. Kështu kjo urrejte përpiqej të gjente shprehje në mënyra të tërthorta. Dhe një nga këto mënyra u bë futbolli.

   Sportdashësit e “17 Nëntorit”, dhe këta nuk ishin vetëm tiranas vendas, por edhe mijëra e mijëra te tjerë në kryqytet e qytete të tjera të vendit, gëzoheshin pa masë kur skuadra e tyre fitonte ndaj “Dinamos” dhe, veçanërisht, ndaj “Partizanit”. Këtë gëzim ata e  shprehnin hapur me thirrjet, “Forca Tirana, (Tirona)!”, sidomos  në ndeshjet kundër  skuadrave ushtarake të mësipërme.

   Ishte një dukuri e përafërt me thirrjet e sportdashësve tiranas në vitet 1942-43, kur “Shprefeja”,skuadër e të rinjve të lagjeve te Tiranës, luante kundër skuadrave fashiste italiane. Kur ushtarakët fashiste thërrsnin:”Forca li axurri!”, ata u kundërpërgjigjeshin me thirrjet: “Forca të kuqtë!”, sepse fanellat e “Shprefesë” ishin të kuqe dhe të mbathurat e zeza, pra, si ngjyrat e flamurit kombëtar.

  Mirërpo kjo thirje nuk u tingëllonte mirë në vesh anëtarëve të Byrosë Politike. Me përjashtim të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Hysni Kapos, të gjithë byroistët e tjerë do t’i shihje  çdo të diel në tribunën e stadiumeve. Dhe të  tërë,veç Kadri Hazbiut, ishin  tifozë fanatikë të “Partizanit”. Madje, gjeneral Petrit Dume kishte  raste që në pushime të ndeshjes së “Partizanit” edhe të zbriste në dhomat e zhveshjes dhe  të ndërhynte që të hiqej ky, apo ai futbollist që, sipas tij, nuk po luante mirë.

    Një herë, sic dëshmon Miço Ndini, ish-futbollist i njohur i “Partizanit” të viteve 60-të, ky gjeneral, pas një humbjeje të kësaj skuadre  me “Skënderbeun”në Korçë, arrinte me  makinën e tij autobusin e “Partizanit”, që udhëtonte për më Tiranë, e ndalte atë dhe  fyente futbollistët…

  Po të kthehemi të “17 Nëntori”.Pas një fitoreje të skuadrës së tyre kundër”Besës në Kavajë,në fillim të  dimrit të vitit 1967, tifozët tiranas, me të ardhur në stacionin e trenit, nuk u shpërndanë, por u drejtuan në Klubin e Shtëpisë së Oficerëve, (sot godina e MTKRS-së),  dhe atje vazhduan me thirrjet: “Tirona, Tirona!”. Dhe të mos harrojmë se na ato çaste në klub ndodhej  pikërisht gjeneral Petrit Dume, bashkë me jerarkë të tjerë të diktaturës,t ë cilët, s’do mend,mbetën të tromaksur.

   Që ky ishte një provokim i hapur, për këtë nuk kishte dyshim,Por, a mund të arrestohej ndokush, kur fare mirë ai mund të përgjigjej: “Nuk bëra asgjë, veçse thira më shokët e mi: “Forca “Tirana”!”?. Sigurisht që jo.

   Byroistëve nuk u pëlqente dhe fakti tjetër që sportdashësit tiranas e quanin skuadrën e tyre me emrin e e vjetër, “Tirana”, dhe jo “17 Nëntori”, siç u quajt ky klub pas ardhjes se komunisteve në fuqi, për nder të çlirimit të kryeqytetit.

   Ja, pra,në këtë atmosferë zhvillohej kampionati i vitit 1967. Kasta e kuqe nuk mund të gëlltiste një fitore të dytë të “17 Nëntorit” në këtë kampionat, aq më tepër  pas fitores së një viti më parë.

   Duke parë që kjo skuadër po shkëputej nga “Partizani” e “Dinamo”, paria e Ministrisë së Mbrojtjes filloi të përdorte   makinacione nga më absurdet. Pikërisht në  këtë periudhe, futbollistët e “17 Nëntorit”, Ali Mema dhe Gëzim Kasmi, të dy pedagogë të kultures fizike, u dërguan, i pari në Shkodër, (gjashtë muaj) dhe i dyti në Skparar, (18 muaj), që të kryenin… zborin usharak. I tërë ky makinacion u krye drejtpërdrejt drejt me urdhër të gjeneral Petrit Dumes.Kështu skuadra tiranase u detyrua të luante gjatë tërë këtij sezoni pa këta dy lojtarë tutullarë.

   E, megjithatë, valanga e “Tiranës”, (kështu po vazhdoj ta quaj tani këtë skuadër), ishte e pandalshme. Kishte fituar 3-2 edhe takimin e parë të sezionit 1966-67 kundër “ Partizanit” dhe futej në fushë që të fitonte edhe të dytin…

  Dhe, ja, erdhi 24 qershori i vitit 1967. Ditë e shtunë. Përse kjo ndeshje të shtunën dhe jo të dielën, sipas kalendarit? Edhe këtu kishte një dredhi: të dielën “Vllaznia” priste në Shkodër “Dinamon”. Deri atë javë “Tirana” kryesonte me 33 pikë,”Dinamo” kishte 31 dhe “Partizani” 25, jashtë çdo lufte për t’u bërë kampion.Por duhej pra, me doemos që “Tirana” të mos përsëriste suksesin e një viti më parë.

   Duhej pa tjetër që “Partizani” të fitonte kundër “Tiranës”. Dhe atëherë të bëhej ç’është e mundur, madje, të ushtrohej në një mënyrë a një tjetër, trysni ndaj “Vllaznisë”, edhe ajo pa pretendime për titull, që “Dinamo” të fitonte.

  Në këtë mënyrë, si “Tirana”, ashtu edhe “Dinamo”, barazoheshin me pikë e, kësisoj, krijohej mundësia që kampionatin ta fitonte kjo e fundit, me fjalë të tjera, një tjetër skuadër ushtarake, por  këtë radhë e Ministrisë së Brendshme.

   E vertëta është se kjo dëshirë e udhëheqjes komuniste nuk ishte kaq e lehte të realizohej, sepse në tri takimet e fundit të kampionatit “Tirana” do të ndeshej me “Tomori ” e Beratit, ”Lokomotivën”e Durrësit dhe “Traktorin”e  Lushnjës, që ndodheshin në shkallët e fundit të renditjes së kampionatit. Mirëpo tiranasit  shpartalluan  $do hamendësim të parisë së kupolës së kuqe: ata mposhtën  në sy të saj “Partizanin” me rezultatin 2-1.

 (Të dyja skuadrat aktivizuan në atë sezon këta futbollistë:

“Tirana”:Tafaj, Elini, Frashëri, Dhales, Gjoni,Bytyci, O.Mema, Xhaçka, Bukoviku, Hyka, Kazanxhi,Ishka, (trajnerë, M.Alla.e E,Shehu).

  “Partizani”:Janku, Jozja, M.Gjika, S.Gjika, Dingu, Rragami, Shule, Karriqi, Shllaku, Dani,Rudi Pano, Jashari, Shaqiri…(trajnerë, R.Resmja e M.Ndini.)

   Nuk po trajtoj  kronikën e ndeshjes, ( me përbërjet e skuadrave), e cila për turp, as nuk është pasqyruar në faqet e gazetës “Sporti Popullor”. Por nga fundi i pjesës së dytë, pati raste të një loje të rëndë, të shkaktuar  nga lojtarë  të  të dyja palëve. Kjo atmosferë e nderë vazhdoi edhe pas përfundimit të takimit,  para dhomave të zhveshjes. Por nuk pati përleshje, nuk pati, për më tepër, as  ndërhyrje  të shikuesve tifozë të njerës, a tjetrës palë në fushë.

   Gjyqtari mund të kishte përjashtuar futbollistë nga të dyja skuadrat, deri aq sa lejon rregullorja. Edhe lojtarët që shkaktuan përleshje, mund të ishim përjashtuar për kaq, ose aq ndeshje…Të gjitha këto mund të kishin ndodhur, përsëri duke u zbatuar rregullorja e futbollit.

  (Ndërkohë, “Dinamo” nuk mundi të arrinte veçse një barazim në Shkodër dhe kështu mbeti tri pikë larg “Tiranës”, e cila, duke pasur, sic e thashë edhe më sipër, ndeshje më të lehta, tashmë po çimentonte rrugën për të fituar për të dytën herë radhazi  titullin kampion).

   Si pasojë, pas përfundimit të ndeshjes “Tirana”-”Partizani”, në stadium shpërthyen sërishmi brohoritjet hovëzuese ,”Tirona,Tirona!”, të cilat, si gjithnjë, u vrisnin veshin byroistëve. Ndaj ata u larguan të vrenjtur nga stadiumi dhe ua hipën makinave të tyre të zeza, për t’u zhdukur në Bllokun e Udhehëqësve.Megjithatë, duke shestuar diçka të ligë…

  Vendimi mizor!..

  Dhe ja ligësia skandaloze: në gazetën “Sporti Popullor”, të datës 27 qershor të vitit 1967 u botua vendimi  i Federatës Shqiptare të Futbollit, sipas të cilit të  dyja skuadrat përjashtoheshin nga kampionat i vitit 1966-67 për shfaqje te theksuara antisportive.

   Ku vendim absurd  ra si bombë në opinonim sportiv shqiptar.Si ishte e mundur që FSHF-ja të guxonte të  merrte një vendim të tillë dhe mbi çfarë faktesh, kur vetëm  disa futbollistë  u grindën  me njeri-tjetrin?.

    Vite më pas, kur jam marrë më këtë ngjarje tmerrësisht dramatike, kam pyetur ish-drejtues të FSH të Futbollit, madje të Komitetit Shtetëror  të Kulturës Fizike dhe Sporteve. Por, për fat të keq, të tërë kanë ngritur supat, duke më shpjeguar se nuk mbanin… mend hollësi të këtij vendimi. Atëherë jam drejtuar në Drejtorinë e Përgjithme të Arkivave të Shtetit dhe kam hapur dosjet përkatëse të këtij institucioni të lartë shtetëror. Mjerisht, nuk kam gjetur as ndonjë procesverbal të ndonjë mbledhjeje të  FSHS-së për këtë ndeshje, asnjë vendim, asgjë…

   Atëherë lind pyetja:Kush e mori këtë vendim? Kryesia e F.SH.të Futbollit?

   Por cili nga anëtarët, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e saj, a kryetarin, a kryesinë e  e Komitetit të Kulturës Fizike dhe Sporteve, do të  kishte marrë guximin të ndërmerrte një hap të tillë, për të përjashtuar dy skuadra nga vazhdimi i kampionatiti, aq më tepër kur njera prej tyre nuk ishte as më shumë e as më pak, por “Partizani” i Ministrisë së Mbrojtjes, skuadër e zgjedhur e Kupolës së Kuqe?…

  Eshtë e qartë që u ky vendim u diktua nga vetë Byroja Politike. Dhe më mirë se kushdo tjetër, këtë e dinte Ramiz Alia, shefi i propagandës në Byronë Politike, ai që nuk mungonte kurrë  jo vetëm në ndeshjet e “Partizanit”, por edhe të skuadrave të tjera. Madje që nga Amerika ku jetoj, i kam dërgur email vetë atij , (ra-alia@yahoo.com), për të ma zbuluar këtë të vërtetë  përvëluese, por nuk kam marrë përgjigje.

   Motivi ështe shumë i qartë: duke përjashtuar “Tiranën”, “de jure”, kampione,“de facto ” kampione  të  bëhej “Dinamo”, pra, në fund të fundit, një tjetër skuadër e diktaturës. Dhe në opinon krijohej ideja: ”Ja,bashkë me “Tiranën, përjashtohet edhe “Partizani”, pra dënimi është i barabartë për të dyja skuadrat”.

    Por harrohej, ose bëhej sikur harrohej, se kështu “Tiranës” iu mohua titulli kampion  në një kampionat thuajse të fituar tri javë para mbylljes së tij.

   Kjo ishte një goditje shumë e fortë që iu dha kësaj skuadre dhe spordashësve të saj. Ishte një luftë e filluar që në shtator të vitit 1963. Dhe ja se si:

    Atëherë futbollisti i njohur i Tiranës, Skënder Halili,një nga qendërmbrojësit më të mëdhej të futbollit shqiptar të të gjithë kohëve, pas shërbimit ushtarak të kryer në radhët e “Dinamos”, nuk pranoi propozimin e drejtuesve të Ministrisë së Brendshme që të vazhdonte të luante në radhët e kësaj skuadre, edhepse iu afruan kushte të mira pune e jetese. Ai u kthye te “Tirana” e tij e shtrenjtë, te shokët e skuadrës, te sportdashësit  që e pritën krahëhapur.

   Por drejtuesit e Ministrisë së Brendshme ia mbajtën vath në vesh këtë refuzim. Dhe ja, u gjet një shkas për ta shkatërruar përfundimisht. Befas në shtator të vitit 1966, para se  “Tirana” të nisej për  një ndeshje  jashtë vendit,,ai u burgos..Urdhëri u dha drejtpërdrejt nga vetë ministri, Kadri Hazbiu, sepse atij iu gjetën …ca  dollarë amerikanë dhe, si pasojë, u dënua me disa vjet burgim.

  Kështu në moshën 24-vjeçare u mbyll jeta sportive e këtij futbollisti që do t’i kishte dhënë aq shumë futbollit shqiptar.Por dikaturës aq i interesonte. Rëndësi kishte që një  “armik” të asgjësohej. Vdekja e tij e parakohshme më 1982 dhe varrimi i tij, ku, me gjithë kohën e keqe, morën pjesë qindra e qindra spotdashës, ishte një shfaqje e heshtur proteste ndaj dikaturës. Pastaj, kjo luftë,siç e pamë,vazhdoi me… “kryerjen” zborit ushatark jashtë Tiranës  të Ali Memës dhe Gëzim Kasmit.

  Sidoqoftë, një akt i  tillë  i mbrashtë dhe mizor, nuk e mposhti “Tiranën”. Që  ishte skuadra më mirë e atyre viteve, ajo e dëshmoi këtë duke  fitur kampionatet e vitive 1968, 68-69 dhe 1969-70, duke shënuar kështu një nga faqet më të lavdishme jo vetëm të këtij klubi ,por edhe të futbollit shqiptar.

   Vite më pas kam pasur rast të bisedoj me Skënder Jarecin, ish-futbollist dhe pastaj edhe trajner i “Dinamos”. Duke rikujtuar përjashtimin e “Tiranës” nga kampionati i sezonit 1966-67, ai ma pati thënë:”Në ceremoninë e përfundimit të këtij kampionati i këshillova  futbollistët e mi të mos bënin të ashtuquajturin rrotullim rreth fushës me kupën në duar që nuk e meritonim..Ajo kupë dhe ai rrotullim i takonte “17 Nëntorit ” dhe vetëm atij”. Dhe kështu ndodhi…Për çudi askush nga drejtuesit e Ministrisë Brendshme nuk më kritikoi”.

   I nxitur nga kjo dramë e madhe sportive, më 1997 nisa të shkruaja romanin me titull “Tirana”, dy orë para dënimit”. M’u desh të bisedoja me futbollistë të asaj kohe, portierin Elini, mbrojtësit Frashëri,Osman Mema, vëllai i Ali Memës, me portierin e “Partizanit” Janku, me Panajot Panon legjendar…Por edhe me trajnerin e “Partizanit” të atyre viteve, Refik Resmja.

  “Përjashtimi i Tiranës”,- më tha Resmja atëherë,- qe një akt i shëmtuar i diktaturës.

Unë u indinjova së tepërmi, ndonëse nuk më erdhi mirë që ne e humbëm atë ditë  ndeshjen me të.Por “Tirana”  e meritoi fitoren, siç  do të meritonte dhe fitoren e atij kampionati.”  

Comments

comments