JETMIR KRASNIQI ZYRTARIZON KALIMIM E TIJ NË FC CHIASSO

Nga Arif Ejupi

Fotot Pascal Muller

 

Jetmir Krasniqi mbrojtës i dikurshëm i FC Laussane-Sport dhe i FC  Le Mont LS, prej sot do të jetë pjesë e skuadrës tiçineze FC Chiasso, anëtare e Ghallenge League të Zvicrës.

Nga biseda e drejtpërdrejtë me futbollistin Krasniqi kuptuam që me këtë skuadër të Zvicrës, italishtfolëse ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi  edhe për dy vjet të tjera.

Krasniqi  që luan në pozitën e mbrojtësit të majtë disponon kualitete të larta. Këto cilësi ai i pati dëshmuar edhe në seleksoninin e të rinjve të Zvicrës, ku një kohë të gjatë luajti me mjaft sukses në grupmoshat U-20 dhe U-21.

 Gerard Castella dhe Pierluigi Tami,ish-udhëheqës të të rinjve të Zvicrës duke e njohur nga afër Krasniqin e vlerësojnë si lojtar të  kompletuar dhe në rrugë të duhur kah suksesi.
Ata gjithashtu kontributin e tij me skuadrat juniore të Zvicrës e çmojnë lartë.
Ky futbollist shtatlartë e perspektivë karrierën e ka nisur në qytezën e bukur të Nyon-it  të Zvicrës.
Forma e tij përherë stabile dhe loja plot gjallëri  shpejt u bije në sy aksionarëve të FC Luasanne-Sport të cilët Krasniqin, si trurin e dikurshëm të FC  “Stade Nyonnais”   më 2014 e angazhojnë në radhët e veta.

Photo © Pascal Muller

Me këtë skuadër voduaze ky i ri energjik  luajti 31herë, dhe me të drejtë së bashku me portierin  Thomas Castella, konsiderohen si të pathyeshëm në mbrojtje, dhe më të merituarit për rikthimin e kësaj ekipe në elitën e futbollit helvetik.
Krasniqi po ashtu një vit kalendarik luajti edhe në skuadrën tjetër lokale të kantonit Vaud FC Le Mont LS ,të cilës në çastet e fundit i siguroi vazhdimin e garave në të ashtuquajturën  Ghallenge League të Zvicrës.
Sidomos ky i ri i talentuar veçohet me harkimet mjeshtërore dhe tejet precize nga këndi,nëpërmjet të cilave disa herë u ka mundësuar bashkëlojtarëve të skuadrës FC Le Mont LS.  shënimin e golave në ndeshjet  vendimtare .
Ai, si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Zvicër,  gjatë këtij afati kalimtar  ka kaluar në FC Chiasso, i bindur se në këtë skuadër me traditë mbi 100 vjeçare do të ketë tretman dukshëm më të mirë dhe mundësi të shumta vëzhgimi nga ekspertë të njohur të skuadrave  italiane.
Me gjithë konkurrencën  e fortë ky lojtar i dalluar shpreson që së shpejti do të marrë ftesë edhe nga Federata e  Futbollit të Shqipërisë, gjegjësisht ajo e Kosovës.   

Comments

comments