Prof. Dr.Isuf Luzaj, Filozofi shqiptar me përmasa botërore, merr titullin “Nder i Kombit”

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

 

“Dje qeshë dikushi që erdha nga boshësia,
nesër do të jem askushi në vendin tim….

I. Luzi

            

   Kur mësova se në datën 19 qershor 2017 Presidenti Nishani do të vlerësojë Prof.Dr.Isuf Luzin me titullin e lartë “Nder i Kombit”, u gëzova sepse kam qenë inisiatore qysh në vitin 2011, për dhënien e këtij çmimi gjeniut të mohuar. Njëkohësisht u dëshpërova jashtë mase, sepse ky emër i madh i filozofisë botërore, ky kolos i mendimit përparimtar shqiptar, ky linguist e historiograf i shquar, kjo elitë e harruar dhe e mohuar, po të ishte gjallë, a do ta pranonte vallë këtë vlerësim që i ka takuar me kohë, që emri i tij gjenial të shfrytëzohej për fushatë elektorale?! Jam mëse e bindur që nuk do ta kishte pranuar kurrë… Pse?- do të pyesë ndokush.

Së pari: Sepse gjatë studimit të veprave të tij, që e kam gati për botim me titull”Rrugëtimi filozofik i Prof.Dr.Isuf Luzit”, më ra në sy më shumë se njëherë ai adhuron mikun etij Pol Sartri, që nuk pranoi medaljen që i akordoi Bashkimi Sovjetik.

Së dyti: Nëse do të lexojmë 3-4 citate të Profesor Luzit që i kam paraqitur në këtë shkrim, nuk ka nevojë të pyesim se ç’formim ideor ka pasur Personaliteti Botëror, Isuf Luzaj. Unë përgëzoj dhe falenderoj Klubin “Petro Marko”, që e pranoi kërkesën time. Shpreh respektin tim që nuk e shfrytëzoi emrin e tij, por duke thyer akullin që e kishte rrethuar dhe e kishte ngrirë personalitetin e filozofit me përmasa botërore, i dha atë që meritonte, titullin “Nder i Klubit ‘Petro Marko” . Gjithashtu kërkesa ime që i nisa Presidentit dhe Kryeministrit Berisha në 19 korrik 2011, me mbështetjen e 156 intelektualëve nga e gjithë bota dhe me mbështetjen e tubimit që u bë në Vlorë më 8 korrik 2011, organizuar nga Klubi Petro Marko, u muar parasysh nga Presidenti Topi, i cili me fastin 100 vjetorit të Pavarësisë , i dha titullin “Mjeshtër i Madh”. E falenderoj Prof.Dr.Bamir Topi që e dha vlerësimin në kohën e duhur dhe nuk u përdor emri i tij.Nuk di se cila forcë politike poe shfrytëzon këtë emër të madh? Cilido qoftë individi që poe përdor këtë emër për fushatë, duhet të di se nuk është meritë e tij, por u takon atyre intelektualëve , pjesëmarrësve të tubimit, Shoqatës Atdhetare Kulturore” Kanina”,  Shoqatës“Ali Asllani” , Klubit Petro Marko”, Sh.të të përndhjekurve antikomunistë dhe Shoqtës “Kosova” që e mbështetën kërkesën time për vlerësimin e këtij Personaliteti Botëror.

  Ky njeri që e do lirinë,  që është kundër çdo dhune dhe shfrytëzimi, që na e jep në tabaka të argjendtë formimin e personalitetit dhe individualitetit,   njeriu  që studioi filozofinë botërore dhe e aplikoi në 120 veprat që ka lënë,  për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e kombit të tij të vuajtur, nuk mund të pranononte që emri i tij të përdorej në mënyrë kaq të ulët. Shumë mirë mund ta merrte këtë titull në një përvjetor. Nuk ia dhanë për 100 vjetorin e lindjes, le t’ia akordonin titullin e lartë për 105 vjetorin e lindjes. Gjithsesi Isuf Luzaj,titullin “ Nder i Kombit” e ka merituar me kohë; sepse është një figurë poliedrike e papërsëritshme në gjenialitetin e tij.

 

             “…dëmet që u sjell popujve komunizmi, nuk janë vetëm krimet, terrori, genocidi, verbimi nga deklaratat ateiste, tradhtia ndaj historisë së imponuar nga të huajt, por shkatërrimi që sjell komunizmi, është demoralizimi, degjenerimi, pluhurizmi dhe çoroditja në tru dhe në nerva të individit dhe gjithë shoqërisë, duke sjellë një seri brezash me vlera morale të vdekura…komunizmi nuk është filozofi, por ideologji anti-natyrale, kundër ligjeve të natyrës, e destinuar të falimentojë sepse mbartet  prej imagjinatës së sëmurë…”

  1. Luzi

*I frymëzuar nga Rilindasit tanë, Isuf Luzaj  e çoi më tej veprën e tyre. Shpesh herë, si një shqiptar i madh, citonte Abdyl Frashërin: “Sa jemi shqiptarë, jemi gjithë një farë, kemi gjithë një besë, s’kemi kurrë të ndarë!”

*I. Luzi gjithë jetës ka pasur parimin: “pavarësisht se cila qeveri drejton, shtetasit apo qytetarët duhet të respektojnë dhe zbatojnë ligjet, dhe jo ta shohin bardhë e zi, siç ndodh rëndomë sot…”  Prej këtij mesazhi mëson cilido.

 *Në vitin 1997 I. Luzi dërgon një letër të hapur gazetës “Koha jonë” dhe “Kombi”,  ku u bënë apel shqiptarëve:”Bëni kujdes me pushtetarët e sotëm, se nuk do të mjaftojnë litarët për të varur komunistët…”- kjo ishte thirrja e një anti komunisti

 

Ç’diimë për Prof. Dr. Isuf Luzaj?                   

Arsimimi i një kolosi të filozofisë botërore…

  1. Luzi lindi në Kaninë më 21-2-1913. Shkollën fillore e kreu në shkollën e parë shqipe “28 Nëntori” Vlorë me rezultate të shkëlqyera. Kreu në 5 (pesë) vite gjimnazin e shtetit në Shkodër, që ishte 6 vjet.

Më vitin 1931 nis studimet në liceun“Louis Le Grand”në Francë, sepse nuk i njihej diploma e normales.

Më 1933 u diplomua në letërsi dhe mori licensën për mësimdhënie.

Më 1935 çertifikohet Master Edukimi në filozofi

Më 1937 laurohet me Doktoraturë në Filozofi në Universitetin e Sorbonës.

Më 1938 çertifikohet Doktor në Letërsi spanjole dhe frënge, po në Sorbonë. Duke qënë në kontakt me rrethet intelektuale të Parisit, në djepin e kulturës botërore, i riu Isuf Luzi përvetësoi greqishten, latinishten dhe persishten. Si rrjedhojë lexoi sociologët botërorë, duke e bërë më kërkues ndaj vetes.

Ushtrimi i profesionit dhe vlerësimet për potencialin intelektual të I. Luzit 

-Ka ushtruar profesionin si Profesor Letërsie frënge në Buenos Aires (Argjentinë)

-Dekoruar me Medalje Ari nga  parlamenti i Argjentinës.

-Në vitin 1954 u dekorua si: “Luchator por la Paz” ose “Luftëtar për paqe”

-Më 1956 u dekorua me medaljen “Paqe”

-Viti 1964 hapet një epokë e re për të. Vendi i demokracisë, Amerika i uron mirseardhjen profsorit dhe filozofit shqiptar.

-Në vitin 1984 merr medaljen “Profesor i Amerikës” nga vetë Presidenti Regan, i cili tek sa i jep çmimin, e falenderon për gjithëçka ka mësuar prej tij.Ai burrë i mençur i përgjigjet pa ngurim: “Zoti President, vetëm atë nuk e dimë. Më duket se kam mësuar më shumë unë nga ju Shkëlqesi, se sa ju nga unë…”

-Profesor i  Filozofisë në Universitetin e New Hampshire.

-Profesor i letërsisë spanjolle e frënge dhe Estetikës në Departamentin e gjuhëve moderne në Universitetet: Bert (Barat), Leik Forest, (Lake Forest) dhe Ilions (Illinois) të Sh.B.A.

– Profesor i letërsisë franceze në Universitetin Jozef në Indiana.

– I është dhënë çmimi “Akademik i Shquar për Përgatitje të Përkryer në Harward dhe për Bibliografinë” nga Presidenti Bill Klinton.

-Profesor i Merituar me çertifikatën e përmasave botërore nga presidenti Klinton më 1996.

-Së fundi Shef i Katedrës së Filozofisë në Universitetin në Iliona.

Gjatë jetës së tij shkroi 122 vepra letrare, në historio-grafi dhe sidomos në Filozofi. Njihet si njëri prej 7 filozofëve më të mëdhenjë të shek XX-të.

   Idetë dhe mendimet e avancuara dhe bashkëkohore të Prof.Dr. Isuf Luzit gjetën shprehje dhe zbatim vetëm në vendin e  Demokracisë në SHBA, ku u rendit midis 7 filozofëve më të mëdhenj të shek. XX. Nderim dhe mirënjohje për birin e Kaninës, krenarinë e kombit e të gjithë botës së kulturuar, Prof. Dr. Isuf Luzaj që sot mban urdhrin e lartë“Nder i Kombit”! 

Më poshtë po ribotoj shkrimin e muajit korrik 2011, kur është bërë kërkesa në media për vlerësimin e Prof.Dr.Isuf Luzit , me titullin “Nder i Kombit”

TË EVIDENTOSH VLERAT UNIKALE TË ISUF LUZAJT I BËN NDER KOMBIT

 VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

Botuar  E Premte,22- 07-2011,

Të dashur bashkatdhetarë ,brenda ose jashtë kufijve ! Përgëzime miqtë e mi të mirë, për urimet, vlerësimet apo për rifreskimin e artikujve të shkruar qysh nga 1995-1996 apo 2009, 2010 për Isuf Luzaj!

Ky shqiptar i madh ka gati 11 vjet që është ndarë nga jeta, e megjithatë vazhdohet të hidhet baltë mbi të. Ende njerëzit pyesin të habitur ose edhe me kunja: “Kush është ky? Çfarë ka bërë? Pse… e paskan rehabilituar atë?!”

Kurse e motra e tij, Rahileja, në bisedë e sipër, e pyeti një herë Isufin: ” Të keqen motra, gjithë këto libra që ke shkruar, kush do t’i lexojë vallë? Se për të të vlerësuar s’ma thotë mendja, pasi…

-Motër, asgjë dhe askush nuk humbet në këtë botë. Do të gjendet ndoshta një i panjohur, që do të flasë për punën time…sepse e vërteta është si drita e diellit, që nuk e mbulon dot me shoshë.” –dhe menjëherë ai shkroi vargjet domethënëse : “unë jam ditëlinduri nga asgjëja dhe do të ngelem i panjohur në vendin tim...( përshtati autorja-Vivra)”

Dhe ai kishte të drejtë. Nuk vonoi dhe ra diktatura Komuniste në Shqipëri. Gjithë shqiptarët e mohuar, sidomos intelektualët, duhej të rehabilitoheshin nga shteti i ri demokratik. Por heshtja rreth figurës së tij dhe shumë e shumë të tjerëve vazhdoi, sikur të mos ekzistonte asnjëri prej tyre apo ky njeri me vlera të mëdha për botën dhe jo më për kombin.

Diku në horizont u duk një dritë jeshile për të njohur veprën e tij të gjerë, si në sasi edhe në cilësi. Ishin miqtë dhe adhuruesit e tij. U botua në shqip “Ekzistenca dhe Boshësia”,që u përgatit për botim nën kujdesin e Poetit- Akademikut, Xhevahir Spahiu, i cili pas vizitës disa javore që i bëri Isuf Luzit në Çikago, shkruajti më 1995 për këtë intelektual shumë dimensional. Më pas të përgatitura mjeshtërisht, me dashurinë e autorit për autorin, nga shkrimtari Xhevat Beqaraj, u botua “Gloria e çmendjes “, pas botimit të së cilës shkruajti Prof. Agim Vinca. Më pas vazhdoi dhe po vazhdon botimi i veprave të tij nën kujdesin edhe palodhshmërinë e Z.Xhevat Beqaraj.

Të shkruash për veprën shumëdimensionale të Isuf Luzajt, ai nuk dëgjon dhe as sheh gjë. Secili që shkruan për të, i ka bërë më tepër nder vetes, sesa atij. Ai është i nderuar për dimensionet dhe vlerat që ka vepra e tij. Por çdo njeri që çmon një intekelektual vlerash kombëtare, ka rritur personalitetin e tij.

Natyrisht që kanë shkruar për Prof.Dr.Isuf Luzaj, për vlerat e tij letrare apo filozofike edhe mjaft studiues, personalitete dhe dashamirë, por lind pyetja:

*Cili ishte ndryshimi që pësoi shkalla e njohjes për këtë potencial?

*A u njoh ky potencial intelektual në rrethet e kulturës sonë, apo arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri me këto shkrime, apo me këto vepra?

*A luajtën këto njohuri rolin e duhur që Isufi të zinte vendin që i takon në kolanën e letërsisë, filozofisë dhe elitës shqiptare?

* A u rehabilitua figura e përlyer e Isuf Luzaj, i dënuar si antikomunist personalisht nga Stalini dhe Enveri?

* Prof.Dr. Isuf Luzaj, i pari antifashist që u burgos, u internua nga fashizmi dhe jo vetëm nuk i njihet asgjë nga këto, por vazhdon të mohoet. Qysh në Mukje më 1943 ai ngriti tezën e Shqipërisë etnike, ku brenda trojeve kombëtare duhej të ishte Kosova. A u vlerësua për këto akte atdhetarizmi dhe nacionalizmi? Kurrë. Ngeli i panjohur për vendin e tij dhe i vlerësuar në vend të huaj, nga Amerika, që u bë atdheu i dytë i tij. Përse vallë?

Përgjigja dihet, ndaj nuk kërkon shumë filozofi.

Që të zerë vendin që i takon në Kulturën shqiptare, për Isuf Luzin duhet shkruar përditë, deri sa të mos u vritet më as syri dhe as veshi cinikëve e

dashakeqëve. Mbi të gjitha ai ka nevojë për një vlerësim moral nga qeveria, politika dhe nga vetë shqiptarët, se të huajt nuk ia kanë mohuar një gjë të tillë.

Për të bërë këto duhet bujari, shpirtgjerësi, të udhëhiqen nga dashuria dhe respekti ndaj kulturës kombëtare, pjesë e së cilës ai është. Duhet të vihen né piedestal njerëzit e vlerave, pa smirë, pa mllefe dhe hakmarrje. As “Ai ” dhe askush nuk ia zë vendin ndokujt. Secili ka vendin e vet. Veçse asnjë personalitet nuk duhet lënë në harresë, duhet të vendoset aty ku i takon.

Mendoj se vlerësimi i Prof. Dr. Luzajt nga Klubi “P.Marko” është këputja e një hallke të zinxhirit të mohimit dhe harresës për këtë personalitet me përmasa botërore. Këtu nisi të zhduket errësira që mbuloi këtë personalitet

Në datën 8 korrik 2011, në takimin e organizuar në Tempullin e dijes dhe kulturës, në një amfiteatër të bukur, në praninë e përfaqësuesve të të dy Universiteteve, të katedrave Historisë, Gjuhësisë dhe Filozofisë, u evidentua me projeksion, fotografia, arsimimi, veprat, vlerësimet dhe thënie të spikatura të Prof.Dr.Isuf Luzaj, madje të shoqëruara nga zëri i tij i rrjedhshëm dhe tejet i sigurtë (përmes një CD) që gurgullonte si gurrat tona.

Ky takim me vlera, nuk kishte si qëllim në vetvete që të flitej me mburrje se kush e vrau frikën i pari për të evidentuar këtë figurë me përmasa ndërkombëtare, as për të marrë lëvdata si shiu pas të vjelave, si dhe as për të marrë trofe.

Së paku mua, si anëtare e klubit “Petro Marko” më vranë veshin fjalët e ndonjë personi.

Që bir i Kaninës, Isuf Luzaj, ishte një burrë i madh, unë e dija qysh kur isha fëmijë, por nuk mund të flisja në erë, pa e njohur veprën e tij, që për fat të keq, edhe sot është fare pak ose aspak e njohur. Dikush ka lexuar këtë apo atë autorë që ka shkruar për I. Luzin, që janë edhe miqtë e mi, të cilëve, unë si bijë Kanine dhe adhuruese e veprës madhore të Isuf Luzajt, u jam mirënjohëse.

Kush mund ta besonte se në varrimin e tij në 2 dhjetor 2000, kur të tjerët kishin frikë të merrnin pjesë në ceremoninë mortore, pa le të flisnin, kurse para tombës së tij, lexova poemën kushtuar këtij vigani dhe nuk e botuan sepse diktatura dhe autorët e realizmit socialist, edhe sot i kanë rrënjët të thella dhe ende nuk e pranojnë këtë filozof të madh, poet, publicist, estet, historiograf dhe gjuhëtar të përmasave botërore, sepse tek personaliteti i tij shohin një rrezik( zbehjen e madhështisë së tyre). A nuk ju duket çudi që edhe i vdekur emri i tij i frikëson?

Poema kushtuar Isuf Luzit, u botua me vonë, më 2006 kur isha Kr/redaktore e gazetës “Kanina”. Më pas me rastin e çdo përvjetori lindjeje apo vdekjeje kam shkruar për të.

Përgjigja është internetike dhe mund ta gjeni tek: (“Fjala e Lirë”,””Bota e gruas shqiptare”, “Tribuna Shqiptare”, “Illyria”,”Standard”, Gazeta RD, “Ndryshe” “Kanina”,”Kosova Albemigrant”,”Analiza shqip”, “gazeta kritika”,”Dielli” etje.

Në 95 vjetorin e lindjes së tij, kritizerët do të gjejnë shkrimin me temë:”Filozofi me përmasa Botërore”… Ose “Si e kam njohur Isuf Luzin” Unë e ndiej si detyrë për të vënë në dukje vlerat e më të madhit të mëdhenjëve intelektual shqiptar Isuf Luzaj. Të nderuar lexues, do të jem e lumtur kur ai të shpallet “Nder i Kombit”, sepse e meriton!

Nuk i shkruajta këto rreshta se dua lëvdata. Jo… Mendoj se çdo njeri bën sa mundet dhe në vartësi të njohjes. Por duhet ta keni të qartë se, të luftosh në Vlorë është e vështirë, pasi mentaliteti mesjetar dhe dogmat politike të djathta dhe të amjta, ende të mbysin. Çuditërisht, e kanë të vështirë ta pranojnë të vërtetën e hidhur që shtresën time dhe peresonalitete si Isuf Luzi i varrosën për gjysmë shekulli.

E keqja është se ende nuk e besojnë se ai personalitet i harruar, i panjohur dhe i mohuar, u vlerësua nga Klubi “P.Marko”dhe pyesin me mosbesim:”Pse,e kanë rehabilituar atë?!”

Nuk kuptoj një gjë: Çfarë krimi kishte bërë? Mos vallë ngaqë ishte anti- fashist dhe antikomunist? Ai luftoi për një ideal, si nacionalist. Apo mos vallë pse bota e vlerësoi atë si një mendjendritur dhe paqedashës?!”, Që ta” rehabilitojnë”, sipas tyre, mos vallë duhet të ngrihet nga varri diktatori që ta falë, t’i japë pafajësinë dhe t’i njohë meritat si personalitet të kulturës botërore? Jo…Kurrë mos e pranofshin persekutorët e komunizmit. Duan apo s’duan ata, ai është në piedestalin e cultures botërore, sepse e ka vënë puna dhe vepra e tij. Jam e lumtur që vlerësohet një atdhetar, që luftoi me pushkë, me penë dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare, aq më tepër një bir Kanine.

Të shkruaja më parë, unë ende nuk isha e bindur se e kisha fituar apo jo të drejtën e fjalës dhe lirinë e shtypit. Duhet ta kenë të qartë se, edhe pas rënies së komunizmit, ende luftoja për një metër kub ajër më shumë, sepse ma rimohuan të drejtën e profesionit dhe më dënuan me vdekje familajarisht në vitin 1997.

Kurse gjithë autorët e tjerë, shkrimtarët dhe gazetarët me përvojën e Realizmit Socialist e kishin këtë të drejtë, qysh kur mua ma kishin prerë gjuhën, ma kishin prangosur mendimin dhe ma kishin vrarë dëshirën. Aq më tepër gjithë ata të përkëdhelurit e sistemit diktatorial që e kishin frikë dhe e urrenin kapitalizmin e imperializmin, si rrezikun kryesor të shembjes së kampit socialist, duhet të shkruanin pa droje sepse gjetën strehë politik në vendin e demokracisë, ShBA dhe në botën perëndimore kapitaliste.

Po të shkruanin qysh atëherë, kur e vlerësoi bota ( më 1954,1956, 1964, 1984…) për Isuf Luzin apo për luftën e klasave që u ndoq ndaj inteligjencës së arsimuar në perëndim, asgjësimit të fisnikërisë, të ngriheshin kundër vrasjeve, burgosjeve, internimeve, mohimit të profesionit, çdo të drejte dhe vlere humane, vërtet do të ishin këmbanat e parakohshme për veshët e sotëm.

Nëse dikush do të guxonte të shkruante para 90 për Isuf Luzaj, do t’i kisha hequr kapelen me nderim, por mjerisht kjo nuk ndodhi. Edhe nëse ndonjë shkrimtar karrierist ka shkruajtur sot pas 20 vitesh, gjasma për luftën e klasave, ka marrë si model peresekucioni vetëm fëmijët e byroistëve, apo të anëtarëve të Komitetit Qëndror të partisë, që u dënuan për karrike, por kurrë nuk shkruajtën për ata ndaj të cilëve u ndoq genocid i vërtetë shfarrosës.

Ndërsa unë nisa të shkruaj më 1996, vetëm atëherë kur u binda se ende më kishte ngelur diçka nga dhuntia e lindur, që ngeli vetëm ëndërr e parealizuar dhe një shpresë e vrarë për 52 vite të jetës sime. Njëzetë ditë pasi më ra në dorë “Gloria e çmendjes” e Isuf Luzit, shkruajta për të poemën, por mjerisht për t’i lënë lamtumirën e fundit më 2-12-2000.

Ju flas me zemër në dorë, mua më dhemb për Isuf Luzin, se jemi të të njëjtit brum klasor, kemi një trashëgimi klasore, i përkasim të njëjtit mohim dhe me fëmijët e tij na bashkojnë vuajtjet e pashëmbullta, ndaj shkruaj e gjithçka e bëj me dhembjen e shpirtit, me dashurinë për njeriun e vuajtur dhe filozofin e mohuar. Do të punoj dhe s’do të rresht për të, se Ai është vlerë kombëtare e pamohueshme. Prof. Dr.Isuf Luzaj nuk i takon më familjes që e lindi, apo fëmijëve , nipërve dhe mbesave të tij, as Kaninës, as Vlorës, as vetëm Shqipërisë, por i përket gjithë botës. Ai është “Profesor i Amerikës”, Mësues dhe Filozof i Shquar i të gjithë kontinenteve.

Uroj që gjithë të rinjtë shqiptar të zgjedhin si model përsosmërie, individualiteti e diturie, intelektualin, Prof. Dr. Isuf Luzaj dhe kurrë nuk kanë për të qenë të humbur, por gjithmonë do të jenë të fituar.

Vlorë-19-7-2011

Vilhelme Vranari Haxhiraj

Intelektualëve dhe dashamirësve shqiptarë kudo në botë për njerëzit e vlerave kombëtare

Kërkesë:

       Bëhet fjalë për Prof.Dr. Isuf Luzaj.

Të nderuar lexues!

Të gjithë e dimë se vlerat e vërteta kombëtare janë mohuar për shkak të politikave të mbrapshta të ndjekura në vendin tonë të shumëvuajtur. Duke u nisur nga ky shkak, një grup nismëtar vendosi që të kërkoj përkrahjen e gjithë intelektualëve dhe dashamirëve kudo që janë në botë për vlerësimin e njerëzve të vlerave, të cilët janë lënë në harresë me dashje, për motive politike apo çvlerësim hakmarrjeje. Bota nuk i ka heronjtë dhe i krijojnë ata. Kurse ne i kemi, por i duam të varrosur.

Nuk ka komb pa elita, të cilat as emërohen dhe as votohen. Ato dalin natyrshëm në bazë të punës, ideve dhe veprave krijuese qofshin shkencore, artistike, letrare, filozofike apo politike. Pastaj idetë e tyre bëhen udhërrëfyes dhe dashamirët që i marrin si model, i ndjekin pas duke e çuar më tej veprën e tyre. Shqipërisë nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë njerëzit e ditur, por koha i fshiu, i mori zvarrë. Antivlera e mbyti vlerën.

Mendoj se dinjitetin e këtyre elitave mund ta vendosim në vend vetëm ne, intelektualët. Nëse pushtetarët tanë do të marrin në konsideratë mendimin intelektual, jam e bindur se Shqipëria do të integrojë më shpejt drejt zhvillimit Euro-Atllantik. Grupi nismëtar mendon se duhet ta nisim me një atdhetar, filozof, poet, publicist, profesor,estet dhe gjuhëtar, të cilin puna e ka vendosur midis shtatë më të mëdhenjëve të shek XX-të.

Bëhet fjalë për Prof.Dr. Isuf Luzaj.

Duke i paraqitur institucioneve të larta shtetërore përkatëse kërkesën për vlerësimin e tij me titullin “Nder i Kombit”, CV e tij tejet të pasur, si dhe listën emërore (emër, mbiemër, profesion, vendbanimi dhe firma).

Listës fillestare të grupit nismëtar secili mund t’i shtojë emrin e vet. Natyrisht ai person që e ndjen si detyrë që kombi deuhet të nderojë njerëzit e vlerave intelektuale.

Lista emërore e intelektualëve për vlerësimin e Prof. Dr. Isuf Luzaj me titullin “Nder i Kombit”:

  1-Vilhelme Vrana- Mësuese historie-shkrimtare- publiciste

  2- Fitim Haxhiraj- ekonomist- koreograf

  3- Xhevahir Spahiu- akademik-poet

  4- Xhevat Beqaraj- shkrimtar-përgatitës i veprave të Profesor Isuf Luzit për botim

  5- Fatmir Terziu- PhD, Pedagog, kineast, shkrimtar, kritik, gazetar,studiues, (autor studimi per

    Prof Luzaj) -Londër

  6-Përparim Hysi – shkrimtar-poet-

  7-Nebil Çika- gazetar-Tiranë

  8- Luftar Kamberi- inxhinier gjeologji-miniera

  9- Spiro Caushi –Prof. fizikan Universiteti “Ismail Qemali”

10 – Mexhit Haxhiu- Mjeshtër i madh i sportit

11 -Agim Musta- ish i burgosur politik- shkrimtar-Tiranë –

12-Shaban Xhyheri- I burgosur politik

13- Meto Hoxha –poet

14-Ceno Caushaj –ish i burgosur politik

15- Qerim Skënderi- shkrimtar

16- Evgjeni Caushi- farmaciste

17- Ermelinda Spathari Violonçeliste-Itali

18- Lek Spathari-trompist & dirigjent -Itali

19- Budin Luzi

20- Manushaqe Merkaj-

21- Petrit Golemi- President i gjimnazit “Perla “

22- Fatbardha Dervishi-

23- Mehmet Dervishaliu- mësues matematike

24-Teuta Dervishaliu

25- Liliana Premti- mësuese

26-Agim Mato- poet -drejtor i Tv Aulona –Sarandë

27- Kujtim Murati- poet-ish i burgosur politik

28- Abdurraman Meçe-Prof:matematik-U. “I.Qemali”

29-Tefta Bisholla –mjeke farmaci

30-Kristaq Bisholla-mjek-kirurg

31- Ermira Koçi- mësuese

32- Kosta Koçi Dr. i shkencave neurologjike

33-Jetgjar Luzi- mësues- ShBA

34- Engjëllushe Luzi- laburante-kimi

35- Beqir Hoxha- radiolog- Shoq.Çamëria

36- Bedri Çoku- shkrimtar-ish i burgosur politik

37- Kadri Malaj (Koculi) ekonomist

38- Kristo Çipa- agronom-Pilur

39-Anest Dhimojani- Drejtor i gjimnazit Himarë

40- Petraq Truja- Fizikan- Prof. U.”I.Qemali”

41- Valentina Truja –Mercologe e lartë

42- Andon Prifti- ish i burgosur politik-Pilur

43- Nestor Jonuzi- Piktor i Popullit

44- Lavdosh Veshi – Lepenicë

45- Kujtim Veshi – Lepenicë

46-Ajet Seferi- prof . matematik-fizik

47-Qëndro Meminaj- agranom-kryetar i Shoq “A.Asllani”

48- Gjyzela Murati-

49- Avdul Haxhiu- Imam (Xhami)

50- Hafize Agaj

51- Avni Agaj- Kryet, i Sh, P. P. antikomunist demokrat

52- Kristaq Pavli – kardiolog

53- Diana Pavli- mësuese letërsie

54- Remzi Gani – Imam- Administrator i Myftinisë Vlorë

55- Pranvera Gani- financiere

56- Arta Murati

57- Lutfi Alizoti- disenjator –komuniteti çam

58- Merita Golemi – administratore e gjimnazit “Perla”

59- Astrit Xhaferi- shkrimtar

60- Floreta Xhaferi

61- Pajtim Lamaj – N/KriSh.I.P e të Burgosurve politik Shqipëri

62- Raimonda Moisiu- shkrimtare, gazetare e pavarur ShBA

63- Janaq Pani- shkrimtar-Kanada

64- Arqile Gjata- poet- Greqi

65- Timo Mërkuri- shkrimtar

66-Murat Gecaj- Prof.Dr- sekretar i Pergjithsdhem i Shoqates se Arsimtareve te Shqiperise, pergjegjes sektori ne Institutin e Intergrimit te Kultures Shqiptare-Tirane, me 20 korrik 2011

67-Kadri Tarelli- mësues- publicist- Durrës

68 -Shpresa Vranari- mësuese letërsie , shkrimtare -ShBA

69-Ali Vranari- ekonomist –ShBA

70-Eli Sava-mësuese-Vlorë

………………………

71- Prof.Dr Isuf Kalo- Doktor i shkencave

72-Mbarime Luzi-ekonomiste

73-Jani Gjergji- koreograf-

74-Meleqe Luzaj-mësuese  matematike

75-Imer Yzeiri- mësues- drejtor i I.të Monumenteve të Kulturës.

…………………

149-Paqyze Petriti- mësuese-Vlorë

148-Kozeta Zavalani- poete-shkrimtare –Tiranë

149-Roni Xhyheri- instruktor makinash

150-Laureta Petoshati- shkrimtare –publiciste-përkthyese

151-Skënder Kamberi-Piktor i Popullit

152-Nedime Xhyheri- pensioniste

153-Baki Ymeri- shkrimtar-përkthyes-Bukuresht

154-Kadri Malaj- biznesmen

155-Jorgo Telo- Pedagog-univ.Gjirokastër

156- Agron Mëhilli- mësues historie

PS: Listës emërore të mësipërme mund t’i shtojë emrin cilido shqiptar që e vlerëson këtë nismë dhe e quan si një obligim moral dhe qytetar për të çuar në vend këtë vlerë intelektuale shqiptare me përmasa botërore,  Prof.Dr. Isuf Luzaj

                                                               Për grupin nismëtar

                                                          Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Ju lutem shkruani në adresën:

E-mail: haxhirajvilhelme@yahoo.com

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

 

Comments

comments

-----