Çamëria dhe marrëdhënjet shqiptaro- greke nëpër shekuj

Fjala e Hapjes e Mr.sc. Nue Oroshi Kryetar i Shoqates se Intelektualeve Gjithshqiptar Trojet e Arbrit

Gjirokastër 4 qershor 2017

 

Të nderuar pjesëmarrës zonja dhe zoterinj,

Kam nderin që pikerisht sot në këtë ditë historike në Gjirokastër t’i hapë punimet e sesionit të XIV shkencor me temën: Çamëria dhe marrëdhënjet shqiptaro- greke nëpër shekuj. Më gëzon fakti se pikërisht sot jemi tubuar studiueset dhe studiuesit shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora e madhe atdhetare për ta elaboruar me fakte shkencore historinë e Çamërisë tonë ku këto punime do të mblidhën dhe botohën në një vepër enciklopedike të veçantë për historinë e Çamërisë.

Të nderuar pjesëmarrës,

Në heshtjën e gurit ku na sillet vërdallë koha e trurit për t’i parë gjëmat dhe lotët e burrit për Çamerinë tonë. Çamëria sot është loti e varri i shqipës që thërret që nga bregu i pikëllimës t’i dalin zot bijtë dhe bijat e veta. Çamëria sot është plaga shekullore, testamenti i shkruar dhe i pashkruar , kaluar nëpër Konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare. Çamëria nuk është vetëm çështje pronash por është tokë Arbërore e trashëguar shekuj me radhë gjatë ecjakjeve historike. Çamëria është zëri i Gjin Bua Shpatës dhe Pjetër Loshës këtyre dy viganëve Arbëror që na thërrasin që t’i dalim zot kësaj toke të bekuar. Çamët dhe Arbërorët në Çamëri u përballën me presionet dhe dhunën greke shekuj me radhë.Masakrat mbi Arbërorët e Çamërisë ishin shekullore ato asnjëherë nuk u ndalën.

Ato e mbuluan edhe heshtjën e gurit prej kohërave të lashta e deri në shekullin e informatikës ku përzihen lotët e nënave arbërore të Çamërisë për bijtë dhe bijat e tyre që u vranë, u masakruan dhe u larguan nga tokat e të parëve.Çamëria apo Principata e Artës mesjetare pas shuarjes së shtetit të Artës , Arbërorët e Çamërisë mesjetare mërguan në viset etnike shqiptare por një pjesë e tyre mërguan edhe në Itali ku u krijuan viset me shqiptarë në Kalabri dhe në Sicilinë e sotme duke i ruajtur për pesë shekuj me radhë traditat dhe identitetin e kombit shqiptarë. E një poet do të shkruante : “Atë që e bëri Kastrioti me shpatë e bëre ti me pend o i madhi De Radë.” Është fjala për poetin e shkrimtarin tonë të madh arbëresh themeluesin e Rilindj ës shqiptare Jeronim de Radën.

Çamëria – Kjo plagë e rëndë e Arbërisë sot është e mbështjellur dhe e ngulfatur nga shofinizmi grek.Çamëria gjaku dhe shpirti Arbëror, sot është e mbuluar me petkun e zisë. Çameria është sot loti dhe varri Arbëror që thërret që prej bregut të pikëllimes, t’i dalin zot bijtë e vet. Po ku është Çameria sot?Ku janë Çamët sot?Ku janë të shpërndarë pasardhësit e Gjin Bua Shpatës dhe të Pjetër Loshës këtyre viganeve të Arbërisë të cilët në fund të shek.XIV dhe në fillim të shek.XV e ngritën dhe e mbajtën në këmbë Principatën Arbërore të Artës.

Sot thërrasin zërat e Gjin Bua Shpatës e Pjetër Loshës ku je katandisur Arbëri.Ku i ke djemtë e tu që janë përgjumuar, i ka nxënë gjumi shekullor dhe ai mortor. Sot me zë të artë thërrasin: Arta, Janina, Ajdonati, Filati, Konica, Margëllaqi, Filipa dhe Parge, Trikalla, Preveza e Gjiri i Artës, Meçovë, Grebenë, Naselicë, Kostur, ata therrasin në ndihmë Arbërinë ngrihuni djemtë e Arbërit e na ndihmoni është koha e fundit të bëni diç për Çamërinë. Derisa Çamëria kjo plagë e hapur e Arbërisë na thërret që në çdo mënyrë të mundëshme t’i dalim zot kësaj pjese të trupit tonë, do të ishte e udhës që edhe ne  intelektualët shqiptarë kudo qofshin dhe ngado qofshin ta humbin një pjesë të kohës të çmuar për Çamërinë, dhe pikerisht sot jemi mbledhur në e këtë Akademi madhështore që  ta themi dhe me pas ta shkruajmë  historinë  enciklopedike të Çamërisë me forcën e argumentit shkencor.

Që në fillim dua të theksoj se sot o kurrë është koha e duhur që t’ia kthejmë borgjin shekullor Çamërisë, ta ngulitim në kokat dhe mendjet e gjeneratës së re përmes librave të shkruara se Çamëria është djepi dhe trolli Arbëror, është koha t’iu tregojmë këtyre gjeneratave se në vendin e sotëm të Çamërisë të gllabëruar nga  greket, mu në këto themele në gjysmën e dytë të shekullit XIV, dhe në fillim të shekullit XV, ka eksistuar Principata e Artës me prijësit e saj: Gjin Bua Shpata, Pjeter Losha, Muriq Bua Shpata, Zguro Bua Shpata, Pal Bua Shpata, Jak Bua Shpata, Karull Bua Shpata, të gjithe këta prijësa Arbëror përplot dy shekuj jetë e mbajtën të gjallë Principaten Arbërore të Artës.

Intelektualë shqiptarë kudo që janë të shpërndarë, anë e kënd botës, sot kemi  mbledhur mendjën dhe fuqinë  intelektuale  ta  flasim të vërtetën e hidhur për motrën tonë Çamërinë. Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit” , sot me,4 Qershor 2017 në Gjirokastër  po  mbanë sesionin e XIV shkencor me temën : “Çamëria dhe Marrëdheniet shqiptaro-greke nëpër shekuj.”Kjo Shoqatë Gjithkombtare deri tash ka mbajt katërmbëdhjëtë sesione shkencore të rregullta, dy sesione shkencore të veçanta nëpër të gjitha viset etnike shqiptare dhe tetë akademi shkencore në Evropë dhe si fryt i kësaj pune të madhe të njëqind e pesëdhjetë intelektualeve shqiptar janë botuar katëtmbëdhjetë vepra enciklopedike, në periudhën kohore 2004-2017,me një vëllim shkencor prej 10.000 (dhjetmijë ) faqesh. Ku me fakte shkencore është ndriçuar historia jonë shqiptare, nëper shekuj, dhe është bërë korigjimi i shumë ngjarjeve historike për të pavërtetat shkencore që janë thënë deri më tani.

Intelektualë dhe intelektuale shqiptarë, anë e kënd botës dhe në trojet tona Arbërore, sot kemi bashkuar  fuqinë dhe mendjët, kemi  lënë anash heshtjën e gurit dhe lotët e burrit por kemi futur në funksion trurin dhe me duart tona  të arta do ta shkruajmë e flasim të vërtetën e hidhur për motrën tonë Çamërinë.

 

Na u prift e mbara!

Comments

comments

-----