Kumtesa e zotit Ajdini me rastin e dekorimit të katër tepelenasve nga Presidenti i Republikës

Nga Bukurosh Ajdini

 

I nderuar Shkelqesi Presidenti i Republikes , zoti Bujar Nishani , te nderuar autoritete te pushtetit     vendor, miq e te ftuar,familjare te personave qe sot dekorohen,te nderuar banore te kesaj zone…..    

Si fillim ,falenderoj organizatoret qe me dhane mundesine te mbaj nje fjale per jeten dhe veprimtarine e burrave te shquar te Tepelenes qe sot vleresohen nga kreu i shtetit shqiptar.                        

Perderisa koha nuk ka as fillim dhe as mbarim, asnjehere nuk eshte vone per te nderuar dhe vleresuar kontributin e qenesishem te ketyre personaliteteve te zones dhe me gjere ne veprimtarin e tyre ne dobi te kombit. Veprimtaria e ketyre burrave eshte e shkeputur nga njeri- tjetri ne kohe ndersa si permase dhe vlere eshte e njejte.Ata i bashkon liria dhe ndjenja e larte e atdhedashurise. Tepelena dhe Tepelenasit e kane ne gen qendresen dhe rezistencen ku ne cdo moment delikat te historise se kombit ata kane qene te paret duke mos kursyer as jeten.

Te flasesh per veprimtarin e ketyre burrave eshte sa e lehte po aq dhe e veshtire pasi veprimtaria dhe kontributi i tyre eshte mjaft i spikatur duke i kaluar edhe kufinjte e zones.

Xhemal Brahim Asllani lindi ne vitin 1920 ne fshatin Luftinje. Kreu shkollen e mesme ne Itali dhe pas kthimit ne atdhe merr pjese ne lufte ne radhet e forcave antifashiste. Si nje njeri me bindje dhe horizont demokratik nuk mund te pajtohej me diktatin dhe instalimin e diktatures dhe reformave bolshevike.Ndaj,punoi per rrezimin e pushtetit duke u lidhur ne fshehtesi me kuadro dhe drejtues te zones duke organizuar kryengritjen e Zhapokikes.Per tu theksuar eshte fakti qe ne vitin 1948 zona tronditet e rrenqethet nga arbitrariteti e nga dhuna.Vriten me pushkatim disa prej njerezve me me emer te kesaj krahine.Duke vrare ,me te miret diktatura kerkonte t’u ulte kokat gjithe te tjereve.Pushkatohet Zenel Shehu,Syrja Vasjari,Baba Shefqet Gllava,Baba Ali Tomorri si dhe Ate Gjergj Suli.Keto ishin kushtet ne veren e vjeshten e 1948.Merita e pergatitjes dhe e organizimit te kryengritjes i takon Xhemal Brahim Asllanit i cili ne fshehtesi pas tre – kater muajsh siguroi njerezit, armatimin dhe komanden e asaj qe u quajt ceta e Baba Shefqetit. Xhemali i dha cetes organizimin ushtarak.Flamuri i cetes u be flamuri shqiptar me shqiponjen pa yll.Detyra luftarake e cetes ishte ,te luftonte me arme derisa ne Shqiperi te vije ne fuqi nje qeveri demokratike.

Me 2 tetor ceta ra ne perpjekje me policine ne fshatin Kamcisht.Mbasi thyen forcat policore ceta mori drejtimin per nga Berati,perplasen me arme dhe terhiqen.Me 10 tetor ne qafen e Gllaves behet beteja per jete a per vdekje, luftetaret nen drejtimin e Xhemalit bejne rezistence por jane edhe te lodhur dhe te uritur. Ketu ceta shpartallohet duke pasur dy te vrare, te tjeret cajne rrethimin. Xhemal Brahimi u arratis fillimisht ne Greqi dhe me vone ne Amerike.Xhemal Brahimit ia internuan familjen , gruan dhe femijet e mitur ,te cilet me pas u denuan me burg deri ne 1991.Xhemali ne mbi dhjete vjete nuk dihet sa here hyri e doli nga Shqiperia.Ai ne heshtje gezonte simpatine e krahines si kundershtar mitik i shtetit i ndjekur kemba kembes nga sigurimi dhe policia por qe nuk u kap ,nuk vrau njeri ,nuk dhunoi ,nuk mori hak ne njerez te tjere. Gjate viteve qe jetoj ne Amerike Xhemali nuk e ndaloi veprimtarin e tij ne dobi te ceshtjes kombetare duke qene edhe organizator i protestave ne mbeshtetje te shqiptareve te Kosoves. Ne Amerike shkoi ne vitin 1964 ku krijoj familje tjeter.Sot ne kete tubim ka ardhur nga Amerika djali i Xhemalit, Ibrahimi i cili eshte krenar per babane e tij .Nderron jete ne vitin 1983 ne Amerike i deshperuar dhe malluar per familjen dhe atdheun qe nuk mundi t’i shikonte me me sy.Trimerite e Xhemalit populli i ka jetesuar ne kenge:

Komandant Xhemali cu bere o trim ,

te gjemonte fjala, pushka vetetim.

Nje nga personat qe sot vleresohen eshte edhe Barjam Kamber Hamata,komandanti i kryengritjes se Zhapokikes, krahu i djathte i Xhemalit si dhe bashkeorganizues i levizjes.

Barjami lindi ne vitin 1894 ne fshatin zhapokike,shkollen fillore e mbaroi ne teqen e Koshtanit ku vlen te theksohet qe ne kete teqe eshte hapur e para shkolle shqipe ne rrethin e Tepelenes e cila pervecse se ishte tempull besimi ka qene dhe vater patriotike.

Ne vijim Barjami mbaron shkollen fetare te medresese ne Tirane.Reth viteve 1930 vishet ne xhandarmerine e Shkodres dhe punon per disa vite.

Me organizimin e forcave territoriale te rrethit Tepelene ,futet ne radhet e tyre duke kryer me nder te gjitha detyrat deri ne clirimin e plote te vendit.

Duke qene fort i lidhur me bashkefshataret dhe me hallet e kohes ,te cilat nuk i perballonin dot,as triskezimin dhe as reformat politike dhe ekonomike qe po ndermerrte pushteti komunist tek Barjami fillojne pakenaqesite. Pas 1944 krenarise dhe pavaresise se trasheguar me nje cope toke ,me ca bageti,me nje kale dhe me nje pushke krahut po i vinte fundi.Burrat e kesaj zone kete humbje nuk e honepsnin dot.Kryengritja e Zhapokikes ishte gerhama e fundit e kesaj lirie qe dha shpirt nje here e pergjithmone.

Pakenaqesite e akumuluara bene qe Barjam Kamberi te merrte pjese ne mbledhjen e dates 10 gusht 1948 ne Melova te Zhapokikes me pjesemarres nga fshatrat Zhapokike , Luftinje dhe Kamcisht me qellim rrezimin e pushtetit komunist dhe ngritjen e nje sistemi demokratik pro perendimor.Ne kete takim Barjam Kamberi u zgjodh komandant i cetes detyre te cilen e kreu me shume guxim deri ne fund.

Respekti qe gezonte ne zone beri te mundur qe kryengritja te perkrahej nga pjesa me e madhe e popullsise se zones . Me ceten u bashkua edhe i vellai i Barjamit ,Safeti pavaresisht se ishte ne moshe te madhe.

Ne perpjekjen me forcat policore me daten 10 tetor ne qafen e Gllaves Barjami i shpeton rrethimit   dhe qendron ne arrati deri ne fillimin e vitit 1949.Arrestohet ne janar te 1949 ne fshatin Malshove te Permetit .Dergohet ne birucat e kalase se Gjirokastres ku hetohet per pese muaj.Ka mbajtur qendrim dinjitoz ne gjyq duke thene qe ne:jemi ushtare jo bandite, do benim qeveri demokratike .Me vendim te gjykates ushtarake Gjirokaster shpallet fajtor per agjitacion dhe propagand,drejtues i kryengritjes dhe pune ne fshehtesi kunder pushtetit ,per qendrim ne arrati pas shpartallimit te saj,per pjesemarrje aktive ne te gjitha luftimet e zhvilluara.Denohet me vdekje(pushkatim) si dhe konfiskimin e pasurise se luajtshme e te paluajtshme. Eshte pushkatuar me 10 korrik 1949 ne rrethinat e qytetit te Gjirokastres.Familja e Barjam Kamberit u internua ne Kamez te rrethit Tirane.Pas kthimit ne fshat ,kjo familje ka qene nga me te persekutuarat ne fshatrat e zones se komunes se Luftinjes.

Po ashtu sot nderohet dhe vleresohet nje bir i kesaj zone Jaho Sinan Islami

Jaho Sinan Islami lindi ne fshatin Dukaj ne vitin 1890 .Mesimet e para te trimerise dhe burrerise Jahua i mori ne odat dhe kuvendet e burrave .Familja e Jaho Sinanit ishte mikpriti shume patriote dhe rilindas si Mihal Grameno, Petro Nini Luarasi,Kristo Daka, dervish Hima ,Selam Musai etj.Jahua filloi shkollen ne Tepelene dhe me pas e derguan ne Gjirokaster .Ketu Jahua u njoh dhe lexoi veprat dhe librat e Naim Frasherit,Samiut,Jani Vretos etj.Te gjitha keto ndikuan ne formimin atdhetar te Jahos. Duhet te shkosh deri ne fund te dheut qe te kuptosh se c’ eshte atdheu.Pas shpalljes se pavaresise ne vitin 1912,fshatrat e jugut u pushtuan nga andartet grek te cilet dogjen tepelenen dhe te gjitha fshatrat si Turan, Dukaj,Salari,Kurveleshin etj.Kjo i detyroi te shpernguleshin ne Vlore dhe pastaj nje pjese ,midis tyre edhe Jaho Islami me te vellezerit emigruan ne Amerike. Akoma pa zene vend mire ne Boston Jahua kontakton me shoke dhe patriot shqiptare ne Amerike,te cilet e antaresuan Jahon se bashku me vellezerit ne shoqaten Vatra ku pati mundesine te njihej me nga afer me njerezit e shquar si Faik Konica dhe Fan Noli qe ishin burim frymezimi jo vetem per Jahon por edhe per gjithe shqiptaret e Amerikes.Jahua u be nje vatran i perkushtuar duke kontribuar me te ardhura per mbarvajtjen e shoqerise Vatra si dhe duke u kthyer ne flamur mbajtes ne tubimet dhe festat atdhetare.Ne vitin 1913 Jaho Sinani zgjidhet sekretar i shoqates Vatra. Gjate 8 vjeteve te qendrimit ne Amerike Jahua ka qene nje nga njerezit me te spikatur ne sherbim te ceshtjes kombetare. Ne vitin 1920 u dha kushtrimi se Shqiperia kercenohej nga italianet,ndaj dhe shoqata Vatra organizoi nisjen nga Amerika te 300 trupave vullnetare ku flamuri mbahej fort nga krahet e burrit nga Dukajt e Tepelenes Jaho Islami. Shkon ne Laberi dhe pergatit popullin per te vepruar duke qene edhe antare i komitetit te luftes per Tepelenen qe kryesohej nga baba Ahmet Turani. Jahua eshte pjesemarres i revolucionit te qershorit 1924 pasi besonte ne nje qeveri demokratike.Nje kontribut te spikatur Jaho Islami ka ne luften kunder pushtuesve fashist ku me krijimin e cetave trritoriale zgjidhet kryetar i keshillit nacionalclirimtar te Dukajt. Ka marr pjese ne luftimet qe jane bere ne zone si beteja e Mogiles dhe qafes se Mirices.

Por sic na tregon historia ,luftrat dhe permbysjet e medha i ideojne idealistet,i realizojne trimat dhe shpesh i shfrytezojne maskarenjte. Jaho Islami u takon trimave te oreve te para ,burrave qe paten guximin ti dalin balle per balle demonit te kuq,duke e perbuzur ate ,duke e peshtyre ne surrat.Jahua u shpreh kunder kolektivizimit dhe konfiskimit te pronave.I sekuestrojne te gjithe pasurine ,deri tek rrobat e trupit e gjithcka tjeter per ta mposhtur dhe shkaterruar. Arrestohet ne vitin 1949 duke e denuar me burg , e shpallin kulak dhe emrin e tij e mbuloi harresa. Nata e dimrit sado qe te jete e gjate me siguri qe djelli do ta perflak thote populli .Ndaj dhe sot emri vepra dhe kontributi i Jaho Sinan Islamit rrezaton me shume se kurre.

Nje personalitet dhe burre i shquar i zones qe sot nderohet eshte dhe Mustafa Musa Sadikaj.

Mustafai lindi ne fshatin Dhemblan ne vitin 1900, ne nje familje me ndjenja te forta atdhetare.Zotronte pasuri,ishte i shkolluar prane medresese Tirane .Ishte njeri me influence ne gjithe krahinen e Lopsit dhe rrethin e Tepelenes dhe kishte lidhje te forta me kreret e ballit kombetar.Me formimin e cetes se Ballit Kombetar per zonen e Lopsit inkuadrohet ne te duke u zgjedhur komandant i saj.Bashke me ceten e tij prej 50 vetash te krijuar me burrat patriot te Lopsit ne vitin 1942 merr pjese ne luftimet e zhvilluara ne fshatin Gjorm kunder forcave fashiste perkrah forcave te tjera te Ballit qe drejtoheshin nga Hysni Lepenica. Ka marr pjese ne takimin e krereve te Ballit qe u zhvillua ne 27 qershor 1943 ne rrepet e Dervenit ne Memaliaj ne ate qe njihet si debati i Ali Bej Kelcyres me Mehmet Shehun .

Mustafa Musai ka patur nje korrespondence te rregullt me kreret e organizates se Ballit,sidomos me Safet Butken.Ishte nje udheheqes orator dhe zotronte zgjuarsi te pashoq ,sipas deshmive te bashkekohesve te tij.Mik i familjes se Runaj te Nivices,baba Rexhepit te Gjirokastres pasi ishte besimtar.

Pas clirimit te vendit bashke me Limos Runen ,baba Rexhepin e Idriz Jahon shkojne ne Follorine .Aty kapen dhe i cojne ne burgun e e kalase se Gjirokastres.Torturohen ne menyre cnjerezore perreth tre muaj por nuk i tradhetojne idealet per te cilat luftuan. Me 19 shtator 1945 e nxjerrin ne gjyq.Me vendim te gjykates ushtarake Gjirokaster akuzohet si kriminel lufte dhe armik i popullit.E denojne me vdekje pushkatim dhe konfiskim te pasurise se patundshme.Trupi i tij nuk u gjend kurre,pasi familjaret e ti ishin te denuar qe as varr te mos kishin. La pas gruan dhe tre djem ne meshire te fatit dhe te zotit qe i ruajti per 46 vjet mes vuajtjesh dhe internimesh.Njeri prej djemve te tij arratiset pasi vuajti 10 vjet ne burg ne Burrel duke lene pas vetem mjerim vuajtje dhe lot.Gjithashtu djali tjeter Idajeti u burgos po per keto shkaqe duke vuajtur 8 vjet ne burgun famekeq te Spacit.

Sipas shkrimeve te Neim Pashes ne librin “Trendafila te pergjakur “citoj: Duke qene se kam kaluar mijera faqe dokumenta te ish persekutuareve politik te regjimit komunist,them me bindje te plote se kjo familje eshte nga me te persekutuarat ne shkalle vendi ,dhe se mbijetesa e Sadikajve te Dhemblanit nuk mund te shpjegohet ndryshe vec dhuntise se zotit,tek i cili Mustafai besonte shume.

Ndikim dhe rol te madh ne zone kane pasur Teqete te cilat pervecse tempull besimi kane qene dhe vatra atdhedashurie.Bektazhizmi eshte lumi me i madh qe mbush detin e atdhedashurise. Nje personalitet i madh fetar dhe atdhetar eshte Baba Ahmet Turani. Ai lindi ne vitin 1960 ne Luzat te Tepelenes.Ne 1900 vishet dervish ne teqen e Shtufit ne Gjirokaster.Ne vitin 1906 sherben si dervish ne teqen e Turanit. Ne 1909 merr pjese ne kongresin qe zhvillohet ne Koshtan per perhapjen e gjuhes shqipe.Ka nje rol te rendesishem ne pavaresine e Shqiperise ku me daten 3 dhjetor 1912 ngre flamurin ne Tepelene. Ne 1913 vihet ne krye te muhaxhireve qe u shperngulen nga barbaret greke duke u sherbyer ne ullishten e Vlores.Ne 1920 dergon delegatet per kongresin e Lushnjes ,zgjidhet kryetar i mbrojtjes kombetare per Tepelenen. Nga datat 14-17 janar 1921 behet kongresi i pare bektashi ku baba Ahmeti zgjidhet gjysh i keshillit atenor.Futi ne status qe lutja e pare eshte per shtetin shqiptar. Ne vitin 1924 organizon kongresin e dyte bektashian ku rizgjidhet serish gjysh i keshillit atenor te bektashizmit. Ndahet nga jeta ne vitin 1929 pa mundur te marr pjese ne kongresin e trete bektashi qe u mbajt disa muaj me vone. Ne vitin 1937 me rastin e 25 vjetorit te clirimit komisioni i festimeve e vleresoi si nje atdhetar qe kontribuoi per pavaresin e Shqiperise.

Te nderuar miq.

Falenderoj dhe nje here shkelqesine e tij presidentin e republikes qe pati miresine dhe u dha vendin e nderit burrave me vyrtytin e lirise dhe dinjitetit,perfaqesuesve me te mire te Tepelenes. Perulem me nderim para kujtimit te te reneve dhe te persekutuareve.

 

 

 

 

 

 

 

Comments

comments

-----