PËRVJETOR PUNE DHE REZULTATE “BIJTË E SHQIPES” NË FILADELFIA FESTUAN 15 VJETORIN E SHOQATËS

Nga Vlashi Fili

 

“Shoqata “Bijtë e Shqipes”, e krijuar në Shkurt të vitit 2002, me 20 anëtarët e parë të saj, festoi ditën e Dielë më 11 Qershor 2017 15 vjetorin e “lindjes”, kur në gjirin e saj janë të anëtarësuar dhe punojnë për Komunitetin Shqiptar në Filadelfia disa qindra anëtar.  
            Këshilli drejtues i shoqatës kishte programuar që këtë 15 vjetor ta festonte me një mbasdite celebruse por edhe argëtuese në lokalin e bukur “Falls Manor Catering
& Special Events” në adresën: 4010 Neë Falls Rd. – Bristol Toënship, PA 19007.         
          Ishin marrë masat, të programuara qysh më parë, si për anën dekorative të mjedisit ashtu edhe për përmbajtjen e kësaj feste, për të cilat janë kujdesur të gjithë anëtarët e këshillit drejtues, e në veçanti, z. Bujar Gjoka, n/kryetar i parë i shoqatës, Z. Haki Çollaku dhe Z. Dritan Matraku, n/kryetar i dytë i shoqatës.     
          Merrnin pjesë anëtarët e parë që krujuan shoqatën, anëtarë të tjerë të shoqatës, nxënës e mësues të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, dashamirës të shoqatës, si dhe miq e të ftuar nga Harrisburgu, kryeqendra  e shtetit të Pensilvanisë, Ëashingtoni dhe Nju Jorku: z. Jovencio Gonzales, Special Asistant i z. Mike Stack, Leutenant Governor, znj. Filoreta Luli Faber, Ambasadore e Republikës së Shqipërisë në Ëashington DC, Prof. Dr. Skënder Kodra, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork me gjithë bashkëshorten, z. Adnan Mehmeti, president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptare – Amerikane me qendër në Nju Jork, së bashku me poetin Mëhill Velaj, anëtarë dhe activist i kësaj shoqate, së bashku me bashkëshortet.    

  
          Qysh në hyrje të lokalit apo edhe brenda tij, binin në sy, një flamur i madh shqiptar, dy stenda të mëdha me foto nga jeta 15 vjeçare e shoqatës, si dhe banderola të ndryshme të cilat ishin përgatitur me kujdes dhe vendosur në vende që binin në sy menjëherë.   
          Festën e hapën dy drejtueset,
dy bukuroshe, anëtare të shoqatës, znjsh. Erblina Koka dhe znj. Lorena Sako, për të cilat dhuhet thënë se, gjatë gjithë festimit e drejtuan atë si të ishin dy profesioniste me përvojë.         
            Mbasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe iu uroj atyre mirësearrdhjen dhe festim sa më të gëzushëm, prezantoi të gjithë miqtë e ftuar, që nderuan këtë festim me praninë e tyre, znjsh. Lorena Sako ia dha fjalën z. Tajar Domi, kryetar aktual i shoqatës, i cili në fjalën e tij përshëndetëse, midis të tjerave tha: “Shoqata atdhetare-kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, hodhi hapat e para të saj 15 vite më parë, më 24 Shkurt2002, si nismë e një grupi atdhetarësh e intelektualësh shqiptar, të cilëve në vitet që do të pasonin iu bashkuan disa qindra bashkatdhetarë të tjerë, me banim në Filadelfia e qytetet e tjera të Amerikës, në Kanada e disa shtete te Europës, si dhe në atdheun tonë mëmë, në Shqipëri. Kështu ajo erdhi duke u rritur e mbështetur çdo vit e më shumë, duke u organizuar çdo vit e më mirë e duke shtuar veprimtaritë e saj vit pas viti gjithnjë e më cilësisht……… Tashmë shoqata “Bijtë e Shqipes” nuk është vetëm një emër i bukur, por ajo një organizëm në funksion të komunitetit tonë këtu në Filadelfia, që nëpërmjet punës së madhe gjatë gjithë këtyre viteve, është bërë e njohur në të gjithë diasporën shqiptare. Vetëm në vitin 2016, u organizuan  gjithsej 38 veprimtari të ndryshme, një numër që do ta kishte zili çdo institucion shtetëror në Shqipëri e Kosovë,  që nga ekskursionet në Ëashington DC e vizitat e ambasadave të Shqipërisë e Kosovës me mbi 120 veta, në Nju Jork e vizita tek Statuja e Lirisë, e deri tek veprimtaritë në Atdhe si ajo e zhvilluar në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, në Farkë të Tiranës, apo ndihma financiare e dhënë për të përmbyturit në Shkodër, për shtëpinë e fëmijve jetimë në Tiranë e Vlorë, për shoqatën e paraplegjikëve në Përmet, për grupin e fëmijve autik në Paskuqan të Tiranës, etj. etj.………. Bashkatdhetarët tanë po konkurojnë denjësisht në sektor të ndryshëm të punës, të shkencës e të bisnesit, ndersa në çdo hap i shoqëron krenaria e origjinës dhe nuk harrojnë te thonë … : “ Kuq e zi janë ngjyrat tona,/ Mes flamurit jeton shqiponja,/ Kokën lart e shumë krenar,/I themi botës që jemi shqiptar”.     
           
Ai e mbylli ligjëratën e tij me fjalët: “Le të gëzojmë së bashku, në këtë drekë festive ku shpresojmë se muzika dhe gjithçka tjetër do të na sjellin kënaqësinë e këtyre orëve që do të kalojmë me njëri-tjetrin, duke uruar “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia, festofsh edhe shumë përvjetor të tillë të suksesshëm me kontribute të tilla atdhetarie.”     
            Pastaj znjsh. Lorena i drejtoi atij një pyetje: “ Z. Tajar, çfarë do të veçoni nga jeta e shoqatës gjatë këtyre vitëve që ju jeni në drejtimin e saj.          
            Dhe ky fillim ceremonial, ishte programuar me pyetje dhe përgjigje për të gjithë anëtarët e këshillit drejtues. Ajo thirri në krye të sallës, me radhë, sekretarin e shoqatës, Z. Llazar Vero, ish kryetar i dytë i shoqatës, z. Bujar Gjoka, n/kryetar i parë, z. Sadik Elshani, ish kryetar i katër, z. Dritan Matraku, z/kryetar i dytë, dhe anëtarët e tjerë të këshillit drejtues, z. Bashkim Bërdufi e znj. Suela Teme, si dhe anëtarët më të rinj të këshillit drejtues, z. Haki Çollaku dhe  z. Sokol Hasa. Iu drejtonte atyre nga një pyetje që përgjigjet e të gjithëve së bashku, nxorën në dukje punën e madhe të bërë nga shoqata në këto 15 vite.     
            Duhet thënë këtu se në këtë festim mungonin, për arsye objektive, z. George Ziu, ish kryetar i parë i shoqatës, z. Petrit Zanaj, ish kryetar i tretë i shoqatës dhe z. Bujar Çela, anëtar i këshillit drejtues.      
            Mbas intervistave që thamë më sipër, drejtuesja e programit përmendi emrat e znj. Elvira Budo, znj. Suzana Vangjeli, znj. Frida Sulo, znjsh. Orela Suku dhe znjsh. Erblina Koka, që kanë dhënë ndihmën e tyre, në vite, si anëtare të këshillit drejtues.    
            Në fund ajo iu drejtua sallës: “Kam lindur në Shqipëri, jam larguar prej andej e vogël e jam rritur në Greqi, kurse tani banoj në Filadelfia. Nuk oheshin duke uruar organizatorët për këtë ngjarje të organizuar në shkallën më të arrirë. Po ashtu nuk munguan edhe urimet për jubileun e ardhshëm, 20 vjetorin e shoqatës. Edhe organizatorët uronin dhe shprehnin njëri-tjetrit kënaqësinë që u fali ky feste di e flas mirë gjuhën shqipe?” Gjith salla u përgjegj me një “Po” të gjatë.       
            Pastaj radha iu la muzikantëve, këngëve e valleve. Këngëtarët Kujtim Shehu dhe Anilda Jaupllari, të shoqëruar nga instrumentistët Ilmi Kacani dhe Fil Avdia, me atë ambjent të gëzushëm që krijuan, i dhanë festës ceremoniale, bukurinë muzikore dhe gjallërinë e valleve, gjatë gjithë festimit. E gjithë festa e këtij 15 vjetori, ishte programuar më së miri dhe e ndërthurur me intervista të ndryshme, me përshëndetje, shpërndarje vlerësime dhe këngë e valle.           
            Mbas një momenti muzikor, u ftua, nga znjsh. Erblina Koka, z. Juvenicio Gonzales, i cili përshëndeti në emrin e Lieutenant Governor, z. Mike  Stack dhe i dorëzoi z. Tajar Domi, përshëndetjen speciale, të firmosur nga z. Mike Stack, shoqëruar me një foto të tavolinës së punës së tij.          
            Mbas z. Gonzales, mikrofoni iu dha znj. Filoreta Luli Faber, e cila, falenderoi organizatorët e festimit për ftesën që iu bë, shpreu kënaqësinë që u bë pjesë e këtij festimi dhe vlerësoi punën e madhe që bënë shoqata “Bijtë e Shqipes”. Shumë kuptimplot ishte një nënteks i shkurtër i saj: “……Më keni vënë në “sher” me shoqatat e tjera, mbasi kam ardhur më shpesh te ju dhe më pak tek ata……….”.        
           
Mbas përshëndetjes së znj Filoreta Luli Faber, sekretari i shoqatës, i dorëzoi asaj, vlërësimin “Miku i Shoqatës”, dhënë me vendim të këshillit drejtues. Po ashtu, i njëjti vlerësim iu dha edhe znj. Vlora Citaku (në mungesë), Ambasadore e Republikës së Kosovës në Ëashington DC.     
            Një mjedis të gëzuar, krijoi grupi i fëmijëve të shkollës shqipe “Gjuha Jonë”, që me një program artistik të shkurtër, por mjaft cilësor, nën drejtimin e mjeshtrit Hamdi Gjana, përshëndeti shoqatën në jubileun e saj të 15-të.        
            Në vazhdim, mikrofoni kaloi për Prof. Dr. Skënder Kodra, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikanë në Nju Jork, i cili solli përshëndetjen e akademisë që ai drejton. Ai theksoi bashkëpunimin e mirë të shoqatës dhe akademisë, vlerësoi lart punën e shoqatës “Bijtë e Shqipes” dhe prezantoi “Aëard Certificate”, për shoqatën si edhe i dha z. Llazar Vero një certifikatë të tillë.  
                Përshëndetje kishin dërguar edhe Dr. Adem Harxhi, anëtar i kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork, znj. Teuta Sahatçiu, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork si dhe z. Bedri Buzi, anëtar i vjetër i shoqatës, me banim në Tiranë.    
            Përsëri muzikë, këngë e valle. Në vazhdim, në një çast të shkurtër, u ftua pranë mikrofonit, miku jonë më i afërt, dhuruesi i shumës me të cilën u ble godina e Qendrës Kulturore, z. Benjamin Risilia, të cilit iu dorëzua vlerësimi “Njeriu i vitit 2017”. “Pas dhurimit të $ 64,000 për blerjen e godinës së shoqatës, ai vazhdimisht, edhe gjatë vitit 2017, ka punuar për organizimin e një fushate financiare, për blerjen e një mjedisi më të madh, për Komunitetin Shqiptar në Filadelfia”- ishte motivacioni i vlerësimit që iu dorëzua z. Benjamin Risilia, i cili, mbasi falenderoi për vlerësimin e dhënë theksoi se nuk do pushoi së ndihmuari shoqatën me të gjitha mundësitë dhe rrugët e tjera të mundëshme.    
            Në vazhdim grupi muzikor vazhdoi të plotësoi më së miri “shijet” e pjesëmarësve.          
            Përsëri një i ftuar tjetër. Këtë radhë z. Adnan Mehmeti, President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan me qendër në Nju Jork. Ai shprehu i kënaqur që merrte pjesë, si i ftuar, në këtë festim dhe vlerësoi lartë punën e shoqatës. Në përfundim ai i dhuroi një pllakatë të shoqatës, president i së cilës ai është, me urimin për 15 vjetorin e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, si dhe dhuroi dy numëra të revistës “Pena” organ i shoqatës së shkrimtarëve, të shoqëruara me librin e vet me titull: “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan – Aktivitete dhe Krijimtari”, botuar në vitin 2016.     
            Më pas, sekretari i shoqatës, shpërndau disa vlerësime, me vendim të këshillit drejtues të shoqatës, për këtë 15 vjetor. U vlerësuan me “Nderi i Komunitetit” znj. Silvana Çumani, mjeke dentiste, z. Mexhit Koboci, bisnesmen; me “Anëtar i dalluar të shoqatës” z. Abedin Teme, anëtar i vjetër i shoqatës; me “Pishtar i gjuhës shqipe” znj. Lindita Hysko, mësuese; me “Certifikatë Mirënjohje”, Edmond Ismailati, anëtar i vjetër i shoqatës me banim në Nju Jork, znj. Suela Teme, znj. Frida Sulo, z. Kalosh Kupa dhe z. Ahmet Shabani. Disa ditë më parë, gjatë muajit maj, në qytetin e Vlorës, iu dorëzua nga sekretari i shoqatës “Certifikatë Mirënjohje” znj. Laureta Petoshati, anëtare e grupit nismëtar për krijimin e shoqatës, tashmë me banim në këtë qytet, kurse një ditë mbas festimit, iu dorëzua “Certifikate Mirenjohje” z. Kalosh Kupa, në vendin e tij të punës  
            Përsëri me këngë e valle, me të cilat u mbyll kjo festë e gëzushme e shoqatës “Bijtë e Shqipes”.            
            Gjatë gjithë festimit kameramani i shoqatës z. Florian Bezhani si dhe ai i ardhur nga Nju Jorku z. Adem Belliu filmuan, kurse kamera të shumta fotografike nëpër duart e pjesëmarrësve, fiksuan çaste të shumta të këtij festimi. Në fund u bë edhe një foto masive e pjesëmarrësve, si kujtim nga ky festim mbreslënës.  
            Mjaft të kënaqur e të gëzuar, të gjithë pjesëmarrësit largim jubilar.   
            Duhet përmendur që gjatë gjithë festimit pjesëmarrësit merrnin edhe librin e fundit të shoqatës me titull “Bijtë e Shqipes – 15” që plotësonte jetën e shoqatës në vijim të librit të botuar pesë vjet më parë në 10 vjetorin e shoqatës. Po ashtu u shpërndanë edhe stilolapsa me siglën e shoqatës “Bijtë e Shqipes” të përgatitur dhe sponsorizuar nga mikja e shoqatës, poetja Ilirjana Sulkuqi, me banim në Nju Jork.


                                                Vlashi Fili     
            Filadelfia, Qershor 2017.

Comments

comments

-----