DHIMBJA JONË APO…HUMBJA JONË ?!

Nga Danel Cana

 

Po i thyej rregullat e drejtëshkrimit dhe po vendos dy shenja pikësimi njëkohësishtë, në fund të titullit, pykëpyetje dhe pikëçuditëse!
E vendosa kështu titullin, sipas disa pseudo historianëve, politikanëve të pa besë, të pa kulturë, të pa shpirt dhe disa pseudo letrarëve, të cilët shprehen në rrjetet sociale elektronike, se “Shqiptarët paskan një dhimbje të madhe…”
Unë po ju përgjigjem, sipas mënyrës time, shkurtimishtë dhe kjo përgjigje, të jenë të sigurtë se i ka brënda të gjitha ndryshimet dhe vullnetin e historisë, rrotullojeni nga të doni, shqiptarët nuk i zhvishi dotë nga trimëria, fisnikëria, besa dhe ndershmëria.
Shqiptarët nuk kanë dhimbje nga historia por kanë humbje dhe këtë e vërteton koha, mjaft shkrime, fakte dhe konkretizime, të cilat vetëm ata që nuk kanë syt e mëndjes, si shohin dot.
Po të kishin pasur “dhimbje” shqiptarët, bota do të ishte ndryshe, do kishte marr flakë me kohë.
Tjetër të kesh dhimbje dhe tjetër të kesh humbje!
Ai që ka humbje, mundohet ta zëvëndësoj, ta plotësoj atë boshllëkun e krijuar dhe ne shqiptarët këtë po bëjmë. Humbjen që na bëri historia, kërkojmë me ndërgjegje të plotë, në mënyrë paqësore, ta zëvëndësojmë.
Trojet tona shqiptare, nuk do të jenë më të ndara. Kjo është dënimi që na bëri koha e shkuar, me padrejtësin e mëndjeve të pa ngopura, të cilat kishin dhe kanë dhimbje akoma dhe sotë e kësaj dite për zgjerimin artificial të trojeve të tyre.
Këtë dhimbje e ka pasur dhe e kanë të gjitha shtetet tona fqinje, të cilat sotë njihet botërishtë se , kanë futur pa drejtësishtë territore shqiptare në hartën e tyre, me njëmij e një mënyra pabesie, mashtrimi, dhune, gjenocide.
Dhe tani pa pikë turpi ngrihen, akuzojnë shqiptarët se “kanë dhimbje…” nga e shkuara…! Jo zotërinj, me mjekërr dhe pa mjekërr, me tru dhe pa mënd…!
Shqiptarët nuk kanë dhe nuk do të kenë ”dhimbje”, për atë që kanë të tjerët dhe vetë jemi të varfër.
Aspak!
Ne, do të dimë të përballojmë situatat, por nuk do të lejomë të kemi humbje të trojeve tona etnike.
Prandaj janë ngritur dhe bëjnë propagandë të pa ndershme për gjoja një “Shqipëri e madhe”!
Nuk ka pasur qëllim Shqipëria të bëhet e madhe. Kjo është dhimbja e të pa besëve.
Shqipëria kërkon vetëm trojet e saj etnike dhe ato do ti ketë. Koha punon për drejtësinë dhe jo padrejtësinë.
@cana

 

Comments

comments

-----