Mbremje festive e pa harruar nga Qëndres Kulturore Shqiptare e Shtuttgardit me program kulturo-artistike!

Nga Luan-Asllan Dibrani

 

Filmi “Bodrumi” i Halil Budakovës, qe  zgjati 70 minuta ,dy valle nga Grupi i Vallëtarëve nën
koreografinë e z. Gjergj Lleshaj dhe  Komedia “Burri i Gruas sime”, e interpretuar nga  „Trupa e Teatrit“ “Mërgimtari” nga Zagrebi janë motivet shtytëse që me nxiten qe ta pasqyroj këtë aktivitet artistik përmes këtij reportazhi.

 -Mbrëmja festive filloj (saktësisht) në ora 16:00 e udhëhequr nga zonja  Gjyla Leci dhe zgjati deri në ora 22.30,ne adresën : Albstr.80, 70597 Stuttgart. Që  në fillim ishte i vendosur flamuri kombëtar dhe në brendësinë  e objektit ishte gjithçka shqiptare  qe me emocione të fuqishme u përcoll Filmi ,komedia   dhe kënga artistike.

Aty  jehonte çdo gjë shqip, ku vetëm toka ishte gjermane e çdo gjë tjetër ishte thellësisht autoktone shqiptare. Atmosfera ishte e papërshkrueshme. Organizatorët kishin projektuar në këtë mbrëmje kulturore  një dekor thellësisht kombëtar. Në hapësirën elektrizuese të sallës së bukur startuan  tingujt madhështor të Himnit tonë Kombëtar. Pas kësaj  me një minutë heshtje u  nderuan edhe burrat e Kombit që ranë për lirinë dhe çlirimin e vendit nga okupatori.

Pamje e përbashkët e grupit Komedia “Burri i Gruas sime”,të interpretuar  nga  Trupa e Teatrit “Mërgimtari” nga Zagrebi-Kroacia,aktoret e  Filmi “Bodrumi” i Halil Budakovës dhe veprimtarët e ndryshëm  qe  me këtë rast përfituan mirënjohje te ndara nga QKSHSH.

Ishte një ditë e rrallë  e  që “Qendra Kulturore Shqiptare në Shtuttgart”, me rastin e 5 vjetorit të themelimit,  solli atmosferë,me zakone,kulturë dhe vlera nga atdheu për t’i shërbyer kulturës, traditave dhe çështjes kombëtare .Me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të QKSHSH, z. Vitor Spaqi,i nderoj te pranishmit. Ai  foli për të arriturat e  QKSHSH,  dhe  5  vjetorin e  veprimtarisë së saj. Në këtë takim, po ashtu u përkujtoj  edhe   përvjetori i 139-të i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ai organizim  ishte”Platforma e Rilindjes sonë kombëtare” nga e cila  nuk konsiderohet se është arritur akoma!!! Shqiptarët duhet ti shërbejnë me devotshmëri procesit për të sjellë aktin- “Bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një të vetëm Shqipërinë natyrale”.

Grupi artistik i Komedisë “Burri i Gruas sime”,të interpretuar  nga  Trupa e Teatrit “Mërgimtari” nga Zagrebi-Kroaci.

– Valle nga Grupi i Valltarëve nën koreografinë e z. Gjergj Lleshaj ishte një përkujtim  i shfaqur me vlerat e kulturës sonë ritmin dhe sharmin artistik nga e cila publiku e përcolli me kureshtje.

– Komedia “Burri i Gruas sime”,të interpretuar  nga  Trupa e Teatrit “Mërgimtari” nga Zagrebi-Kroacia, ishte  një surprize për publikun artdashës nga Shtutgardi me rrethinë!

-Programi argëtues -muzikor nga Sokol Bisaku dhe Ibrahim Hajzeraj ishte zëri i tyre qe i dha atmosferë edhe lagjes rreth e përqark.

Përmes këtyre rreshtave qe po i shkruaj  shprehi kënaqësinë time për një  mbrëmje festive të suksesshme  të shfaqura,  filmi shqiptar ,komedia nga  aktoret  shqiptar  ne Zagreb dhe shpresoj se mërgata duhet të  mishërohet edhe ma shumë me aktivitet të tilla  dhe të  mrekullueshme të cilat na bënë të ndihemi si në atdheun tonë.

 

Comments

comments