VLONJAT LIND

Nga Luan Çipi

 

 

“Vlonjat lind. Të kesh shansin të bëhesh, nuk mundet!”

Ka thënë në një fjalë të artë, vetë Ismail Qemal Beu.

Ta dëgjojë gjithë Shqipëria dhe me nderim të përkulet!

Më kot zbriti që nga Kruja për në Vlorë, Skënderbeu?

 

Për Vlorën dhe vlonjatët janë shkruar shumë fletë,

Për vitet njëzetekatër, njëzetë dhe dymbëdhjetë

Dëshmitarë mijëra ullinj, parajsa – mal, fushë e det,

Qindra dëshmorë të rënë, dhjetëra artistë e poetë.

 

Vlonjatin e ke piktor, si Skënderi dhe Nestori,

Poet, si Ali Asllani, Petro Marko e Fatos Arapi,

Muzikantë, këngëtarë, futbollistë me emër, nxori,

Mbi të gjithë, Ismail Beu, nje epokë të re na hapi!

 

Vlonjati lind, tjetërsohet, bënë çudi gjithfarë lloj,

Mrekulli që s’i gjen dot në, libra, harta e atlas,

Kush dëgjon nuk i beson, si do mundet të ndërtojë:

Port detar, aeroport, lungomaren dhe dy baipasë?

 

Vlorë, më 01.06.2017

 

 

Comments

comments

-----